DNA
deoxyribonucleic acid Acidi Deoksiribo-Bërthamor, ndryshe ADB, përkthyer në shqip si ADN. Është segment gjenetik në të cilin ndodhet e koduar masa e trashëgimisë (kodi gjenetik, të dhënat biologjike).
DNA mendohet të jetë formuar prej peptidnukleinoacidit. Molekula e DNA-së e cila drejton qelizat e organizmave të gjallë është pjesë e parimeve të Mekanikës Kuantike. Efekti i kësaj mekanike sipas të cilit një grimcë mund të jetë njëkohësisht në vende të ndryshme është po ai që ndodh me DNA-në.
DNA e ka vetëkrijuar formën e saj spirale. Kjo është e mundshme në sajë të ligjeve të fizikës: gurët themelorë tërheqin njëri-tjetrin, temperatura luan rolin e vet, oferta për furnizim luan rolin e vet dhe kur krijohen edhe kushtet e duhura materia vetërenditet dhe vetëorganizohet në yrnekë.
Ka një lidhje më të qartë që hallkëzon qeniet e gjalla me njëra-tjetrën. Kafshët nga më të ndryshmet, bota e madhe e bimëve dhe vetë bakteriet shfaqin një shenjë dalluese të prejardhjes së tyre të përbashkët në DNA, molekulën e trashëgimisë. Pavarësisht nga qenia e gjallë, në të cilën ndodhet DNA, ajo është e përbërë gjithnjë nga katër elementë ndërtimi. Mënyra e renditjes së këtyre përbërësve e bën qenien e gjallë të jetë ajo që është. Ndryshimet më të vogla në kodin gjenetik mund të sillnin ndryshime të mëdha në ndërtimin trupor të saj. Nga ndryshesat e renditjeve të elementëve të ndërtimit është përftuar larmia e jetës. Nën sundimin e kushteve të mjedisit morën trajtë forma jete të cilat munden të mbijetojnë në një qoshe të ngrohtë të Tokës sonë. Së fundi, edhe njeriu është prodhim i këtij evolucioni.
Shumë kohë përpara se dikush sajoi termin 'gjen' dhe 'DNA', dihej mirë se karakteristikat fizike mund të përcilleshin nga prindëri tek fëmija. Çdo gjë që lind prej pllenimit të një veze apo fare është kombinim 50/50 të gjeneve të të dy prindërve, të cilët nga ana e tyre ishin një kombinim 50/50 të prindërve të tyre. Kështu gjenetikisht secili prej nesh është një përzierje individuale e pashoqe e të gjithë stërgjyshërve tanë (me përjashtim të binjakëve të tëpkë të cilët trashëgojnë krejtësisht të njëjtat gjene.)
Radikalet e lira përbëjnë një rrezik për vargjet e DNA'së.
Shih: Lënda: Krijimi i jetës Gjenetikë Nanoteknologjia - revolucion i ri industrial Njerëzit e hershëm Dy aminoacide ishin nistarët e jetës Dëshmi mbi evolucionin Gjenet: Gjërat më themelore Ora biollogjike e burrave rreh Koenzima Q kundër mplakjes
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (2126 herė lexuar) |