Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Lindja e jetës ]

·Jeta në Tokë ka filluar para 3.4 miliardë vitesh
·Pėrpjekje pėr krijimin e jetės nė laborator
·Jeta nuk u krijua nga asgjėja
·Jeta ''e ka zanafillėn nė fundin e oqeaneve''
·Dy aminoacide ishin nistarėt e jetės

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 54 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
hipnozë


Fjala hipnozë vjen nga greqishtja "hypnos", që do të thotë "gjumë" - një emërtim çorientues, pasi hipnoza është një gjendje e të qenët i mprehtë, tepër i përqendruar e zgjuar. Kjo gjendje i përngjan gjumit por është e shkaktuar përmes sugjerimit.

90 përqind e njerëzve janë të hipnotizueshëm, 20 përqind e tyre vlejnë si "tepër të hipnotizueshëm". Vendimtare është se sa shumë njeriu i lejon përbrenda vetes sugjerimet e hipnotizuesit: Çdo hipnotizim është në fund të fundit një "vetëhipnotizim". Gjendja e hipnotizuar quhet edhe "trance".

Hipnoza mund të vihet në përdorim të shumëanshëm; Përveç se në "shfaqjet hipnotizuese" që kanë marrë pak si nam të keq hipnoza mund të përdoret për luftimin e dhimbjeve, si për shembull për të shkulur një dhëmb të pjekurisë, ose në rastin e dhimbjeve kronike të kurrizit. Edhe psikoterapistët punojnë me "hipnoterapi", në mënyrë që për shembull të bëjnë dikë të vetëdijshëm mbi ndonjë traumë që vjen që nga koha kur ka qenë shumë i vogël dhe për ta shëruar prej saj. Sepse gjatë hipnozës aftësia për të kujtuar është kaq e madhe saqë njeriu mund të kujtojë edhe përjetime nga vitet më të para të jetës.


Sigmund Freud (Zigmund Frojd)
Sipas Sigmund Freud'it kujtimet mund të gjurmohen deri në formën e tyre fillestare përmes hipnozës ose psikoterapisë. Mirëpo studimet më të fundit tregojnë se kujtesa jonë më tepër i interpreton gjërat sesa i përcjell me përpikmëri ato. Kujtesa rishkruan gjatë tërës kohës skenarin e jetës sonë, ajo fshin, fut dhe u jep skenave të shkuara kuptim të ri. Prandaj nuk duhet t'i besojmë qorrazi kujtesës sonë. E vërteta mund të mos ketë qenë ashtu si e besojmë ne.

Ndërkohë mjekët përdorin gjendjen "trance" në shumë fusha: Para së gjithash dentistët e përdorin hipnozën për ndërhyrje operuese. Nën hipnozë ndjenjat e këqija dhe frika mënjanohen së tepërmi, ne ndjejmë përsëri diçka, por nuk e çajmë shumë kokën për të.

Një seancë hipnoze kalon përmes tre hapash:

1. Hapja

Hipnotizuesit e shfaqjeve parapëlqejnë të flasin pikësëpari në mënyrë urdhëruese ("Unë do të numëroj tani deri më tre: Sytë e tu po rëndohen, ti ndjehesh i lodhur"). Terapistët parapëlqejnë të punojnë pikësëpari ëmbëlsisht në mënyrë shtendosëse ("Ti ndjen frymën tënde, hap pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecën përmes një peizazhi të bukur sa s'ka"). Të dyja metodat shërbejnë për të mënjanuar kritikën, për t'i folur nënvetëdijes dhe për ta bërë dikë të ndikohet lehtë nga sugjerimet e mëtejshme.

2. Trance
Përkundër pikëpamjes së përhapur ne nuk flemë gjatë hipnozës, por jemi të zgjuar dhe të përqendruar. Nëse maten rrymat e trurit (EEG) gjatë gjendjes trance atëherë do të vërehen valë alfa të përforcuara - një shenjë për përqendrim të madh. I hipnotizuari ndjek tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur këto të ishin realiteti. Për të verifikuar që kemi të bëjmë me një gjendje trance futet në punë testi i ngritjes në ajër: dora ngrihet në mënyrë të pavullnetshme. Përveç kësaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymëmarrja bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Në trance vihet tek dukuria e "shkëputjes": Ndarja e vetëdijes nga trupi. Njeriu si të thuash lëshon trupin dhe kundron vetveten nga sipër. Meqenëse njeriu nuk e njëjtëson më veten me trupin dhe ndjenjat atëherë ai nuk ndjen më as dhimbje.

3. Kthimi në gjendjen fillestare
Tani i hipnotizuari do të merret sërish mbrapa në realitet - tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me çokitje gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadalë dhe me fjalë të matura. Kjo pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shumë gjatë gjendjes trance saqë shpesh ka nevojë për minuta të tëra për t'u normalizuar sërish.

Shih:

  • Hipnoza
  • Kujtimet





  • [ Kthehu mbrapa ]

    Enciklopedi shqip e Rruzull.net

    (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (1030 herė lexuar)

    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 1.87 sekonda