Afërditë
[Tradicionalisht derivuar nga greq. lashtë aphros "shkumë", por mund të ketë rrjedhur nga fenik. Ashtaroth, (asir. Ishtar). Pretendimi mbi një prejardhje (proto)shqiptare afër (protoshqip apser-) + ditë (protoshqip dita) nuk ka mbështetjen e gjuhëtarëve. Kuptimin e planetit e ka marrë nën emrin Venus së pari më 1300]
1. Njihet si perëndesha greke e dashurisë dhe mbarësimit. Disa njerëz janë të bindur se perëndesha ka qenë ilire por e huazuar nga grekët e vjetër. Shih: Një tempull ilir kushtuar Afërditës
2. Planeti fqinj me planetin tonë i cili është i dyti prej Diellit.
Niveli i dyoksidit të karbonit në atmosferë është atje rreth njëqindmijë herë më i madh se i Tokës. Që në Afërditë është kaq nxehtë mundej teorikisht të lidhej me afërsinë me Diellin. Por meqë në mbulesën e trashë prej resh reflektohet një pjesë e madhe e rrezatimit diellor, efekti serrë që është tepër i madh bën që atje të mbizotërojnë temperatura prej 450 gradësh.
Shih: CO2 mundësoi jetën në Tokë
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (910 herė lexuar) |