muskul
[lat. musculus, në të vërtetë = miush, ndoshta nga një krahasim të muskujve të tkurrur nën lëkurë me një mi në lëvizje]
Një organ i cili, duke u tkurrur, jep lëvizje duke prodhuar edhe nxehtësinë në trup. Ushtrimet trupore dhe lëvizja përforcojnë muskujt.
Stërgjyshërit e drejtpërdrejtë të knidarianëve duhet të kenë qenë kafshët e para ndonjëherë që kanë lidhur fuqinë e nervave dhe muskujve së bashku, duke i lejuar ata të lëviznin dhe të shfaqnin një mënyrë të sjelluri që të binte ndër sy.
Gratë kanë vetëm 25 përqind inde muskujsh ndërsa burrat kanë 40 përqind.
Muskujt nuk hyjnë aq shumë punë në gjendjen e mungesës së peshës sa hyjnë në Tokë sepse trupit nuk i duhet më të kacafytet me forcën e rëndesës për çdo lëvizje që bën. Për këtë arsye, në kozmos, masa muskulore zhbëhet së tepërmi brenda pak ditësh.
Artriti reumatik është njëra prej sëmundjeve që sjell shqetësime në muskuj.
Shih: Formimi i jetës: I pari që lëvizi Dhembja e kyçeve mund të jetë pasojë e shumë shkaqeve Pse gratë mbërdhijnë më tepër ? Njerëz për në Mars Simptomat tipike të artritit reumatik
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (591 herė lexuar) |