bark
1. Pjesa e brendshmet e trupit ku ndodh tretja dhe shndërrimi i ushqimit; stomaku (e zorrët).
Edhe vetë pamja e zorrës të bën ta krahasosh me trurin
| Qendra operative e makinerisë së tretjes nuk merret vetëm me analizimin e përbërjes së ushqimit, nivelit të kripës dhe përqindjes së ujit apo vetëm me koordinimin e mekanizmave të përtypjes dhe tretjes. Përveç këtyre ai mban nën kontroll edhe barazpeshën e përsosur tek lëndët bazë të nervave, hormonet që mund të stimulohen dhe sekretet që duhen ruajtur.
100 miljonë qeliza nervore mbështjellin zonën e tretjes në bark duke formuar një shëmbëlltyrë të trurit ku llojet e qelizave, lëndët vepruese dhe marrësit janë po të njëjtit që gjenden në tru.
Trurit të barkut i del për detyrë të analizojë me miljona lëndë kimike dhe të mposhtë miljona helme apo rreziqe të tjera të ardhura me ushqimin, punë të cilën ai arrin ta bëjë me një shkallë të lartë inteligjence. Qendra operative e barkut organizon luftën kundër pushtuesve nga më të këqinjtë si ç´janë mikroorganizmat që jetojnë brenda nesh dhe që gjenden me miljona brenda zorrëve dhe që përpiqen tërë kohës të futen në pjesët e tjera të trupit tonë. Apo atyre mikroorganizmave që në një numër shumë të madh përtypim përditë.
Copyright Oslo Alternative Legeklinikk
| Zorra është organi me imunitetin më të madh në trupin e njeriut në të cilën gjenden më tepër se 70 përqind të qelizave mbrojtëse. Një pjesë e madhe e tyre janë të lidhura drejtpërsëdrejti me trurin barkor. Ato mësojnë të dallojnë midis asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe. Pastaj këto të dhëna ruhen dhe kur lind nevoja thërriten. Një pjesë e madhe e kësaj ndodh në mënyrë të pavarur nga koka. Thellë brenda zonës së tretjes nuk është më truri i kokës që është zot. Truri barkor mund të gjenerojë dhe përpunojë të dhënat që i vijnë nga marrësit e tij dhe kontrollon sërën e reaksioneve. Ai i jep udhëzime organeve fqinjë, kontrollon mbrojtjen kundër infeksioneve dhe lëvizjen e muskujve. Atij i duhet të vendosë në mënyrë të shpejtë dhe të dijë të thërrasë dijet e ruajtura. Ai është i organizuar në mënyrë funksionale dhe punon me qarqe (turne). Është në gjendje të bëjë dallimin midis gjendjeve të ndryshme dhe në bazë të saj të kundërveprojë. Barku dhe koka janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Atë që ndodh në kokë e merr vesh përnjëherë barku. Kur ndonjë helm arrin të depërtojë në trup truri barkor e ndjen rrezikun dhe dërgon sinjale alarmi për në kokë dhe truri i kokës dërgon sinjale në drejtimin e kundërt për poshtë. Kur njeriu ka kaluar përgjatë një periudhe me stres të qëndrueshëm atëherë ky ka mbetur akoma jo vetëm në tru por edhe në bark. Barku midis të tjerash furnizon edhe katalogun e madh të ndjenjave dhe mendimeve që gjendet në tru dhe të cilin e shfletojmë kur duam të marrim një vendim mbi një rrethanë të ngjashme me një që kemi përjetuar më parë.
Proceset fizike janë më tepër të lidhura me sistemin e tretjes nga sa mendohej deri më sot. Truri i barkut luan një rol të madh për ndjenjat e gëzimit dhe vuajtjes.
Sëmundja e barkut Kur barku sëmuret njeriu kapet nga shqetësime si të ndjehurit keq, të vjella, diarre, dhimbje barku dhe ndonjëherë zjarrmi dhe dhimbje muskujsh. Këto simptoma nuk është e thënë të shkaktohen nga sëmundja e barkut dhe njeriut mund t'i shfaqen në lidhje me nje sërë sëmundjesh të tjera. Por tipike për sëmundjen e barkut që shkaktohet nga një infeksion është ajo që shqetësimet shpesh vijnë shumë shpejt dhe pastaj kalojnë pas disa ditësh.
Për pjesën më të madhe të njerëzve sëmundja e barkut është një sëmundje e parrezikshme ndonëse shqetësimet mund të jenë tepër të fuqishme dhe të bëjnë që njeriu të ndjehet më se i sëmurë. Shpesh mjafton të pihet shumë dhe të pritet ikja vetë e sëmundjes. Por nëse njeriu ka qëndrueshmëri të ulët trupore atëherë sëmundja e barkut mund të jetë serioze. Kjo vlen parasëgjithash për foshnjat, të vjetërit dhe ata që kanë ndonjë sëmundje serioze.
Njeriu duhet të kërkojë ndihmë p.sh. në një qendër përkujdesjeje shëndetësore, pritje të shërbimit të rojës shëndetësore, pritje urgjente të një reparti infektiv ose pritje fëmijësh nëse njeriu ka simptoma të sëmundjes së barkut dhe - është i tharë dhe ka mungesë lëngjesh në trup - është tepër i lodhur dhe është i prekur rëndë nga sëmundja - ka diarre të përgjakshme - ka temperaturë të lartë dhe mërdhin - ka dhimbje të fuqishme barku dhe vjellje të pandërprera
Njeriu duhet të kërkojë një mjek tek për shembull një qendër përkujdesjeje shëndetësore edhe nëse
- sëmundja e barkut është shfaqur gjatë apo menjëherë pas një udhëtimi jashtë shtetit, sidomos nëse njeriu ka jetuar nën rrethana tepër të thjeshta. - njeriu ka bark në më tepër se një javë.
Në zorrë ndodhen baktere që mbrojnë ndaj infeksioneve të rrezikshme. Nëse flora bakteriale çrregullohet, p.sh. nëse njeriu merr antibiotikë, bakteret që bëjnë që njeriut t'i sëmuret barku shtohen në numër dhe shkaktojnë shqetësime.
Shih: - Barku vendos - Sëmundja e barkut - diarretë dhe të vjellat - Lëngjet krijohen dhe përvetësohen në zorrën e hollë
2. Jashtëqitje e zorrës në formë të rrjedhshme e shkaktuar nga ndonjë sëmundje apo diçka tjetër si helmimi; diarre.
Njeriu duhet të kërkojë ndihmë p.sh. në një qendër përkujdesjeje shëndetësore, pritje të shërbimit të rojës shëndetësore, pritje urgjente të një reparti infektiv ose pritje fëmijësh nëse njeriu ka simptoma të sëmundjes së barkut dhe ka diarre të përgjakshme.
Heqjet e fuqishme të barkut janë sidomos serioze tek foshnjat, të vjetërit apo tek ata që janë të rraskapitur nga ndonjë sëmundje tjetër.
Mbitiroidizmi sjell shpesh bark te më të rinjtë për shkak ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës.
Barku tek fëmijët Sëmundja e shkaktuar nga një infeksion viral në kanalin midis stomakut dhe zorrës jep bark të shpeshtë tek fëmija, të vjella dhe ndonjëherë temperaturë të lartë. Fëmijët kanë një nevojë më të madhe se të rriturit për lëngje pasiqë ata i këmbejnë lëngjet më shpejt. Prandaj ka një rrezik më të madh për fëmijët që kanë si të vjella ashtu edhe bark t'u largohen lëngjet e trupit.
Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj mungesës së lëngjeve dhe njeriu duhet të kontaktojë një mjek nëse ata për shembull janë të lodhur në mënyrë jo të zakonshme, acarohen shpejt, janë të etur dhe shurrojnë më pak. Fëmijët që shkojnë në kopsht fëmijësh zakonisht kanë nevojë të rrinë në shtëpi rreth një javë apo derisa të heqët bark apo të vjellat kanë pushuar njëherë e mirë.
Disa prindër thonë se fëmijës i rritet temperatura trupore apo heq bark kur janë duke i dalur dhëmbët. Fëmijët e vegjël infektohen shpesh, ndonjëherë njëkohësisht ndërsa janë duke u dalur dhëmbët kështu që simptomat e këtyre infeksioneve u vihen dhëmbëve që po dalin.
Shih: Të vjellat tek foshnjetTë vjellat nga koliti dhe infeksioni viral tek fëmijëtDhëmbët e parëMbitiroidizmi (tiroidet) - simptomatSëmundja e barkut - diarretë dhe të vjellat
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (648 herė lexuar) |