Gropė e Zezė
Gropat e zeza zakonisht prodhohen nga yje qė janė nė tė shuar, tė cilat kanė njė masė 10 - 20 herė mė tė madhe se tė Diellit tonė. Ajo qė mbetet nga njė yll qė ėshtė nė tė shuar, shembet brenda vetvetes pasi kemi tė bėjmė me njė masė tepėr tė madhe qė nuk mund t“i qėndrojė forcės sė vet tė rėndesės (gravitetit).
Fotonet e dritės tė ēliruara nė kėtė fazė mbesin nė kurth nė orbitė pėr shkak se ylli arrin njė dendėsi tė pafundtė ēfarė bėn qė tėrheqja nėpėrmjet forcės sė rėndesės (gravitetit) tė jetė tepėr tepėr e madhe. Meqėnėse drita nuk arrin tė shkėputet nga kjo forcė pėr t'u shpėrndarė nė Gjithėsi dukuria ėshtė quajtur Gropė e Zezė.
Gropa e zezė ėshtė e pėrbėrė nga dy pjesė tė ashtuquajtura, veēantia dhe dukuria horizont. Veēantia ndodhet nė qendėr tė Gropės sė Zezė. Ajo ėshtė ngjeshur nė mėnyrė tė pashpresė brenda vetvetes deri nė atė pikė ku vėllimi i saj ėshtė bėrė zero ndėrsa dendėsia ėshtė bėrė e pafundtė. Dukuria horizont ėshtė pika prej sė cilės asgjė nuk mund tė arrijė t“i shkėputet forcės tepėr tė fuqishme gravitacionale tė Gropės sė Zezė. Forca e shkėputjes do tė ishte e njėjtė me shpejtėsinė e dritės. Kur vetė drita nuk arrin tė dalė prej andej, nuk mund tė arrijė tė shkėputet dot asgjė tjetėr. Kėshtu drita apo rrezatimi qė kalojnė nėpėr dukurinė horizont tė Gropės sė Zezė, mbesin nė kėtė kurth.
Gropat e Zeza pėr shkak tė forcės sė tyre tepėr tė madhe gravitacionale bėjnė qė yjet qė gjenden pranė tyre tė sillen pėrqark me njė shpejtėsi tepėr tė madhe, prandaj atje ku ka yje tė tillė janė tė pranishme Gropat e Zeza. Njė dėshmues tjetėr ėshtė rrezatimi i zbehtė qė vjen prej andej.
Gropė e zezė tepėrmasive duke thithur gazra
|
Gropat e Zeza Tepėrmasive kanė njė masė nga njė milion deri njė bilion herė mė tė madhe se Dielli ynė.
Njė gropė tė tillė tepėrmasive me pėrmasa 2,6 bilionė herė mė tė mėdha se tė Diellit tonė ėshtė gjetur edhe nė qendėr tė galaksisė sonė tė quajtur Udhė Qumėshtore, nė zonėn e njohur si Shigjetari A* (Sgr A*). Yjet pranė kėsaj grope sillen me shpejtėsi mė tė madhe se 1 000 kilometra nė sekondė pėrqark saj.
Kjo Gropė e Zezė ėshtė kaq e fuqishme sa mund tė shkatėrronte krejt sistemin tonė diellor. Pamjet qė janė marrė nga qendra e galaksisė tregojnė se gropa gjendet nė njė vakt tė ushqyeri ku gaze dhe yje janė duke u thithur nė mėnyrė tė tmerrshme nga ajo. Megjithatė, duke e krahasuar me atė qė ndodh nė galaksitė e tjera Gropa e Zezė nė qendėr tė galaksisė sonė mund tė quhet e qetė.
Medohet se nė fillim Gjithėsia ishte e pėrbėrė vetėm nga gazi. Ky u ngurtėsua pėr tė formuar galaksitė qė shohim sot. Se ēfarė e bėri tė mundur kėtė ngurtėsim nuk dihet me saktėsi por shkaktarėt mund tė kenė qenė vetė Gropat e Zeza Tepėrmasive qė me forcėn e tyre tepėr tė madhe gravitacionale kanė bėrė gazin tė ngjeshet brenda vetes. Pastaj duke e vėrtitur kėtė gaz pėrqark vetes mund tė kenė krijuar yjet, planetet dhe vetė jetėn.
Kėshtu Gropat e Zeza Tepėrmasive janė si shkatėrruese ashtu edhe ndėrtuese galaksish.
Prania e Gropės sė Zezė Tepėrmasive nė galaksinė tonė mund tė jetė ajo qė ka bėrė tė mundur qenien tonė, por ndoshta mund tė jetė edhe ajo qė njė ditė do tė na fshijė nga kjo Gjithėsi.
Gropa e Zezė Tepėrmasive e galaksisė sonė ndodhet 26 000 dritėvjet larg nesh dhe tani pėr tani nuk ka ndonjė ndikim mbi ne, por gjėrat mund tė ndryshonin. Njė simulim grafik tregon se mbas 3 bilionė vjetėsh ajo do tė pėrplaset me galaksinė fqinje, tė quajtur Andromeda. Apokalipsi do tė nxjerrė nga orbita e tyre Tokėn dhe Diellin tonė. Gjasat janė pesėdhjetė me pesėdhjetė (pėrqind) qė Toka tė marrė me shpejtėsi tepėr tė madhe rrugėn pėr nė drejtim tė Gropės sė Zezė.
Astrofizikanti i njohur 62 vjeēar Stephen Hawking (Stifėn Houking), ai qė i hapi rrugėn kuptimit tė gropave tė zeza nga mesi i viteve 1970-tė, paraqiti nė Konferencėn e 17-tė Ndėrkombėtare mbi Relativitetin e Pėrgjithshėm dhe Gravitetin njė mendim tė ri rrėnjėsor sipas tė cilit Gropat e Zeza, nuk shkatėrrojnė ēdo gjė qė gėlltitin por nė vend tė kėsaj sė fundi vjellin jashtė lėndė dhe energji "nė njė trajtė tė sakatuar".
Hawking thotė se Gropat e Zeza e ruajnė brendinė e tyre nė pėrjetėsi por vetė keqėsohen dhe vdesin. Ndėrsa Gropat e Zeza shpėrbėhen, ato e kthejnė brendinė e tyre tė shndėrruar, mbrapsht, jashtė nė horizontet e pafundme tė Gjithėsisė prej nga kanė ardhur. Ai arsyeton se mund tė mirren disa tė dhėna mbi vetė gropėn e zezė prej nga se ēfarė nxjerr.
"Tė dhėnat mbesin patundshėm nė Gjithėsinė tonė... Mė vjen keq tė zhgėnjej ithtarėt e trillimeve shkencore, por nėse tė dhėnat mbeten, nuk ka ndonjė mundėsi pėr tė pėrdorur Gropat e Zeza pėr tė udhėtuar pėr nė Gjithėsitė e tjera," tha Hawking. "Nėse kėrcen brenda nė njė Gropė tė Zezė, energjia e masės tėnde do tė kthehet nė gjithėsinė tonė, por nė njė trajtė tė sakatuar, e cila i ruan tė dhėnat mbi se si ke qenė, por nė njė gjendje qė nuk mund tė njihet sėrish."
Shih:
Gropat e Zeza dhe Galaksitė
Gropat e Zeza nuk shkatėrrojnė ēdo gjė qė gėlltitin
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (478 herė lexuar) |