bonobo
Sin.: Pan paniscus
Shimpanze e vogël e pyjeve moçalore në Zaire; shimpanze xhuxhe; një specie e rrezikuar.
Edhe bonobotë poashtu si njerëzit bëjnë plane për të ardhmen. Atyre iu mësua të përdornin një vegël për të hapur një aparat që të shtienin në dorë një shpërblim. Më vonë doli që majmunët e ruajtën veglën për ta përdorur në të ardhmen. Bonobotë kanë një strukturë të ngjashme me njerëzit dhe majmunët e tjerë të mëdhenj të asaj pjese të trurit që njihet si hapësira 44 e Brodmann-it e që është vendimtare për të bërë të mundur nxjerrjen e fjalëve dhe është më e gjërë në hemisferën e majtë të trurit se në të djathtën. Bonobotë kanë prirje për të bërë gjeste me dorën e djathtë, sidomos kur nxjerrin njëfarë zhurme zanore.
Shih: - Majmunët mund të flisnin, ndonëse nuk ia kanë arritur - Edhe majmunët bëjnë plane për të ardhmen
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (384 herė lexuar) |