Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Sociologji ]

·Të vdesësh për Filozofinë
·Smira dhe shoqëria e sotme
·Tė pastrehėt nė perėndim
·Korrupsioni, grykėsi pothuajse e paeliminueshme
·Shtatlartësia tregon mirëqenien e një shtrese
·Mplakje e popullsisë botërore
·Rritje e madhe e popullsisė sė qyteteve
·Nacionalizėm i pėrhapur nė Ballkan
·Sjellja ėshtė vendimtare

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 78 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Gjithësi




Kliko këtu për ta parë të zmadhuar (NASA WMAP Science team)
I gjithë kozmosi dhe tërësia e gjërave materiale, sistemeve që ka aty; kozmos, univers, botë.

Pasi të qenët në shumën e vet as mund të krijohet dhe as mund të zhduket edhe Gjithësia duhet, në një farë mënyre, të ketë qenë gjithnjë. Njeriu është në kërkim të zanafillës së saj pasi beson se përmes kësaj mundet të kthjellojë domethënien e jetës dhe të arrijë të kuptojë, përse ekziston dhe për ku po shkon. 

Teoritë mbi lindjen e Gjithësisë mund të përmblidhen në dy grupe thelbësore; atë të Bumit të Madh (Big Bang) dhe atë të Përhedhjes së Madhe (Big Bounce).

Sipas teorisë standarde të Bumit të Madh e cila prej 50 vjetësh mbizotëron të menduarit e kozmologëve mbi sesi nisi dhe evoluoi Gjithësia, papritur, në asnjë pikë kohore, në njëfarë mënyre, ndodhi diçka e veçantë me të cilën përbrenda një të biliontën pjesë të sekondës zuri fill koha, njëkohësisht edhe Gjithësia, e cila më pas u zmadhua.
Nëse do të kishte grimca në formë pike si strukturë themeltare të gjithçkaje, atëherë sipas kësaj teorie, që në fillimet e Gjithësisë gjithçka duhej të ishte ngjeshur në një shkallë madhësie pafundësisht të imët si dhe temperatura do të kishte qenë e pafundtë.  

Sateliti amerikan "WMAP" ka kapur një pamje të lindjes së Gjithësisë. Ajo rrjedh nga një e bilionta e sekondës së parë gjë që e bën atë dritën më të vjetër të Gjithësisë. Kjo është dëshmia më e fortë për teorinë e Bumit të Madh. Diagrama e rrezatimi është sinjali më i dobët kozmik që është dokumentuar ndonjëherë. Megjithatë për herë të parë është bërë e mundur të bëhet dallimi midis dritës së Shpërthimit të Madh dhe të yllit të parë. Midis këtyre ka një gjatësi kohore prej 400 milionë vjetësh.

muzgu i Gjithėsisė
Ngjyrat tregojnë njolla "më të ngrohta" (e kuqja) dhe "më të ftohta" (e kaltra). Shiritat e bardhë tregojnë drejtimin e "polarizimit" të dritës më të vjetër. Këto të dhëna të reja ndihmojnë për të gjetur me saktësi kur u formuan yjet e parë dhe na pajisin me udhëzime të reja mbi ngjarjet që ndodhën në të triliontën e një sekonde të Gjithësisë.

Menjëherë pas Bumit të Madh, Gjithësia ishte një përzierje e gaztë dhe e ngjeshur që vlonte, ku lënda ishte e përzierë me rrezatimin. Por erdhi një kohë kur gazi u ngurtësua - lënda u nda nga rrezatimi - duke formuar galaksitë. Ky ngurtësim mendohet të jetë shkaktuar nga Gropat e Zeza Tepërmasive që me forcën e tyre tepër të madhe tërheqëse kanë bërë gazin të ngjeshet brenda vetes. Pastaj duke e vërtitur këtë gaz përqark vetes mund të kenë krijuar yjet, planetet dhe vetë jetën.

Rrezatimi që u nda nga lënda u shpërnda nëpër hapësirë - në të cilën gjendet akoma.

Ka mundësi që hapësira kozmike të ketë një natyrë të tillë që të jetë e depërtuar nga krimbvrima të mbetura që nga Bumi i Madh.
Zgjerimi i Gjithësisë mbi pjesën më të madhe të historisë së tij ka qenë krahasimisht i dalëngadalshëm. Pikëpamja se një periudhë e menjëhershme "fryerje" pasoi zgjerimin nga Bumi i Madh u parashtrua për herë të parë 25 vjet më parë. Vëzhgimet e reja të WMAP përkrahin skenarë fryerje të veçanta më tepër sesa idetë e tjera që ka kohë që qarkullojnë.

Teoria e Fryerjes e vendos të gjithë materien në një spërkë në fillimet, pastaj duke e shkrehur atë jashtë me shpejtësi më të madhe se të dritës në një periudhë fryerje ku gjithçka u zhvillua nën rregulla të përngjashme pa pasur parasysh se për ku po drejtohej.

Një mundësi tjetër për lindjen e Gjithësisë është ajo që mund të quhet Përhedhja e Madhe. Idea është se përpara asaj ngjarjeje rroposëse që njihet si Bumi i Madh mund të ketë pasur një gjithësi që ishte më e madhe. Kjo u bë gjithnjë e më e vogël dhe mbërriti në një gjendje të ndërmjetme mekaniko-kuantike të papërmbajtëshme, prej të cilës erdhi një gjithësi tjetër bymuese.

Modeli ekpirotik është një ide e re që nuk do të zëvendësojë atë të Bumit të Madh por në vend të një gjithësie që lind në një çast të dhunshëm nga një pikë pafundësisht të vogël të një dendësie të pafundtë, këndvështrimi i ri arsyeton se Gjithësia jonë u krijua kur një "membranë" paralele me botën tonë katër-dimensionale, u tërhoq nga kjo e fundit dhe u përplas me të në mënyrë kataklizmike pasi që të dyja kishin pasur evoluar ngadalë në hapësirën e një dimensioni të pestë të fshehtë, përgjatë një periudhe kohe tej mase të gjatë. Membrana u puthit pas botës sonë dhe energjia kinetike e përplasjes është kthyer në kuarqe, elektrone, fotone, etj. të cilat janë kufizuar të lëvizin përgjatë tre dimensionesh hapësire. Bumi i Madh, me këtë edhe zanafilla e Gjithësisë nisi në një mënyrë jo edhe aq të pazakonshme si ç'përfytyrohet.



Nëse në membranën tonë do të kishte pasur materie të ngjeshur përpara Bumit të Madh atëherë imtësia më e vogël do të ishte ajo e një filli, gjë që zbut sjelljen e pafundtë të rastit të teorisë standarde të Bumit të Madh në diçka të fundtë. Që do të thotë se gjithçka ishte shkërmoqur në një shkallë tepër të vogël por jo pafundësisht të vogël.

Gjeometria energjitike e parapëlqyer nga dy membranat është e sheshtë, kështu që përplasja e tyre prodhon një gjithësi të sheshtë Bumi të Madh. Sipas ekuacioneve të Einstein'it, kjo do të thotë se dendësia e përgjithshme e Gjithësisë është e barabartë me dendësinë kritike. Polet teke, të rënda, magnetike që prodhohen me mbitepri në teorinë standarde të Bumit të Madh nuk prodhohen fare në këtë skenar sepse temperatura pas përplasjes është tepër më e vogël për të prodhuar ndonjë nga këto grimca të rënda.

Efektet kuantike bëjnë botën rrjedhonjëse katër-dimensionale të valëzohet përgjatë dimensionit të posaçëm që ndodhej përpara përplasjes kështu që përplasja në disa vende ndodh në kohë pak më të ndryshme se nga disa të tjera. Në kohën kur përplasja është kryer e tëra, valëzimi çon në ndryshime të vogla të temperaturës, çfarë mbjell luhatje temperature në sfondin e micërvalëve si dhe mbrujtjen e galaksive. Po të hedhësh vështrimin në një drejtim në qiell, do të vëresh disa veçori të Gjithësisë - galaksi dhe tufa galaksish - të cilat i përngjajnë atyre që ndodhen në një drejtim tjetër. 

Modeli i përplasjes së branave të çon në të njëjtat përfundime si Teoria e Fryerjes. Por Teoria e Fryerjes nuk i drejtohet idesë se mund të ketë dimensione të tjera. Në koncept, modeli ekpirotik është ndryshe. Nuk është aspak duke ndodhur ndonjë fryerje apo ndryshim i shpejtë.
Gjithësia është e njëtrajtshme sepse përplasja dhe nisja e fazës së Bumit të Madh ndodhin pothuajse njëherësh gjithandej.

Kozmologjia e fryerjes
parashikon një spektër valësh gravitacionale që mund të jenë të shqueshme në sfondin kozmik të micërvalëve. Modeli ekpirotik nuk parashikon ndonjë efekt valësh gravitacionale që mund të shquhen në këtë sfond. Dimensioni i pestë është ajo që ka përtej caqeve të Gjithësisë, thonë krijuesit e kësaj ideje. Ndonëse arsyetojnë se në fakt nuk ka caqe. Çdo fund i dimensionit të pestë është kufizuar nga një branë e pafundtë. E tillë mund të jetë gjithësia jonë e dukshme, e cila përpara përplasjes mund të ketë pasur ose mund të mos ketë pasur materie normale. Në fundin tjetër të dimensionit të pestë gjendet një branë me fizikë të ndryshme nga e jona. Branat në mes, ndonëse mund të përmbajnë materie, nuk janë gjithësi, dhe nuk i ngjajnë branës në të cilën banojmë ne. Nuk ka arsye të pranojmë si të vërtetë, sipas këtij sistemi konceptual referimi, pasjen e gjithësive të tjera andej, thotë njëri prej krijuesve të modelit ekpirotik, Burt Ovrut i University of Pennsylvania.

Nëse i vihemi zbulimit të hapësirës kozmike do të na duhet të mbështetemi në valët elektromagnetike, të cilat bien në Tokë. Kjo sepse me teknikën e sotme astronautike nuk shkojmë dot përtej kufijve të sistemit tonë planetar.
Në kërkim të njohurive mbi hapësirën kozmike, hulumtuesit kanë zbuluar se si akoma mund të krijohen galaksi të reja. Yje vdesin dhe lindin. Gropa të Zeza llupëse gëlltisin gjithçka ka rreth e qark tyre dhe diej shpërthejnë.



Përbërja e Gjithësisë
Të dhënat e WMPA-së zbulojnë se Gjithësia përmban 4% atome, blloqet ndërtuese të yjeve dhe planetëve. Lënda e errët përbën 22% të Gjithësisë. Kjo lëndë, e ndryshme nga atomet, nuk lëshon ose thith dritë duke qenë kështu e padukshme dhe e një natyre të panjohur. Është e zbuluar vetëm tërthorazi përmes rëndesës të saj.

74% e Gjithësisë është e përbërë nga "energjia e errët", që vepron si një lloj kundër-rëndese. Kjo energji, dallon nga lënda e errët, është përgjegjëse për përshpejtimin e zgjerimit të tanishëm të Gjithësisë.

Vëzhgimet kanë treguar se Gjithësia po bymehet, më së shumti në caqet e saja. Bymimi i Gjithësisë do të çojë drejt ngrirjes së saj dikur mbas 10 në fuqi të 98 vjetësh.

Forca e tërheqjes është ajo forcë që vendos në Gjithësi. Forca tërheqëse midis masave, forca e gravitetit (rëndesës), vepron kudo në Gjithësi. Nëse një masë sillet përqark në Gjithësi, ajo përkul hapësirën me praninë e saj - në të njëjtën mënyrë si një sferë prej hekuri shtyp përposhtë një cipë të tendosur llastiku duke bërë një zar që sillet përqark kësaj grope të mbajë të njëjtën orbitë.

1 miliard të një miliardit të një miliardit të një milimetri: kjo është madhësia e shkallës së Planck'ut. Në distanca kaq të vogla, gjendet "madhësia natyrale" në Gjithësi, në të cilën forcat kuantike dhe gravitacioni takohen.

Galaktika jonë, Udha Qumështore, është vetëm një galaktikë ndër shumë të tilla në largësitë e pafundme të Gjithësisë.

Nëse do të arrihej të ndërtohej një mjet hapësire që do të përshpejtonte shpejtësinë tërë kohës me 2, 3 herë më tepër se automjeti më i shpejtë që gjendet sot, atëherë pas një viti udhëtimi mjeti do të arrinte shpejtësinë e dritës. Nëse do të vazhdohej të ecej me të njëjtin nxitim me qëllim që të mbërrihej në anën tjetër të Gjithësisë dhe të ndalohej në mes të rrugës për të frenuar pastaj me të njëjtin përshpejtim, atëherë njeriut brenda kësaj anije hapësire do t´i duheshin 45 vjet për të mbërritur në anën tjetër të Gjithësisë.
 
Shih:
  • Çfarë kishte përpara formimit të Gjithësisë?
  • Lënda: Gjithësia
  • Boshti kohor i Gjithësisë
  • Lënda: Dimensione shtesë
  • Shkalla e Planck'ut (Plankut)
  • Të udhëtosh për në anën tjetër të Gjithësisë
  • Gjithësia e egër
  • Udhëtim ndër kohë përmes krimbvrimash
  • Dielli - burim i tërë jetës
  • S'ka asnjë gjë më të shpejtë se drita





  • [ Kthehu mbrapa ]

    Enciklopedi shqip e Rruzull.net

    (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (2124 herė lexuar)

    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.54 sekonda