organizėm
biol.
Një formë e veçantë jete si një bimë, kafshë, baktere, protist ose këpurdhë; një trup i përbërë nga organe, organele ose pjesë që punojnë sëbashku për të çuar më tej proceset e jetës.
Në luftën për mbijetës ngadhënjimtar del ai organizëm që i është përshtatur më së miri mjedisit ku jeton. Organizmat nuk lënë ndonjë mundësi shndërrimi pa e shfrytëzuar. Nga forma krahasimisht të thjeshta jete janë zhvilluar përgjatë një rrjedhe prej miliona vjetësh organizma gjithnjë e më të ndërlikuar.
Të gjithë organizmat i nënshtrohen një gare armësh. Kemi bakteret dhe antibiotikët, kjo është një lloj gare armësh. Kemi guaska dhe grabitqarë guaska-thyes, kjo është një garë klasike armësh.
Janë vetëm pak ato gjene që drejtojnë të tërë rrjedhën, duke qenë përgjegjëse për zhvillimin e trajtës së jashtme. Ky parim ndodhet brenda të gjithë organizmave që gjenden në natyrë. Disa shkencëtarë arsyetojnë se pasi një organizëm kalon moshën e shumimit bëhet më pak i dobishëm për brezat e ardhshëm kështu që nis ngadalë të venitet.
Të gjithë organizmat e gjallë ndriçojnë, disa më pak e disa më tepër.
Shih: MikrooganizmatEvolucioni dhe shumëllojshmëriaFormimi i jetës: Gara e armëve biologjikeMplakja shkaktohet nga një numër i vogël gjeneshJeta ndriçon
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (736 herė lexuar) |