[vetë + di]
psik. Tërësia e të gjithë atyre zhvillimeve psiqike, përmes të cilave njeriu njeh botën e jashtme dhe vetveten.
Mendohet se vetëdije kemi atëherë kur truri është në gjendje të ndërtojë një përfaqësim të gjendjes së tij. Një gjendje në të cilën njeriu jo vetëm që ndodhet por që edhe e din që ndodhet në të.
Disa shkencëtarë shkojnë deri atje sa që e quajnë vetëdijen një nënprodukt të makinerisë biollogjike.
Vetëdija është e pakapshme për shkencën. Ajo nuk ka një vendndodhje të caktuar në tru. Shkencëtarët përpiqen ta shpjegojnë vetëdijën duke përdorur metafora. Disa e shpjegojnë atë si një orkestër e përgjithshme e orkestrave të neuroneve. Kur shkëputet lidhja midis orkestrave kemi humbje të vetëdijes. Disa të tjerë, si një skenë teatri ku dritëhedhësi (neuronet) ndriçon papritur atë pjesë të skenës ku ndodh diçka për t´u kthyer më vonë po aq papritur në një skenë të re. Në skenë janë të përziera lobi i përparmë i trurit por edhe pjesë të tjera të tij.
Sipas dyalistëve vetëdija dhe truri janë dy njësi të ndryshme.
Në vetëdijen tonë futet vetëm ajo pakicë pamjesh thelbësore që i vijnë trurit të cilat janë të rëndësishme për rrethanën.
Po qe se do t´i kishim perjetuar ne menyre te vetedijshme te gjitha veprimet (shikimin, ndegjimin, nuhatjen, mendimin, ndjenjen) atehere sigurisht qe do te ishim gjithmone te mbingarkuar dhe sdo te mund ta perdornim energjine tone per gjera tjera.
Me vetëdije mund të përpunojmë 50 njësi të dhënash në sekondë - që i përgjigjet katër deri në pesë vetive - ndërsa intuita jonë ia del mbanë të përpunojë njëmbëdhjetë milionë njësi të dhënash në sekondë.
Nëse do të përpiqeshim që këtë efikasitet të kujtesës sonë të pavetëdijshme të punës ta arrinim edhe në gjendje të vetëdijshme atëherë do të ishim të mbingarkuar. Ne pothuajse do të gjendeshim të burgosur në një rretheqark të pafundmë duke peshuar midis po-së dhe jo-së. Nuk do të arrinim të merrnim as vendimet më të thjeshta; do të ishim praktikisht të paaftë për të lëvizur
Trupi ynë kundërvepron që më përpara se vetëdija jonë të ketë arritur të kapë rrezikun.
Njeriu merr një vendim dy milisekonda e gjysmë përpara se të jetë i vetëdijshëm mbi të. Ky mund të shihet në formën e një shtyse të vogël elektrike.
Por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi vullnet të lirë por tregon se ky vullnet i lirë nis me diçka të pavetëdijshme.
Termi Dejà vu, aplikohet kundrejt nje besimi te menjehershem e te gabuar qe nje eksperience e re e momentit aktual, ka ndodhur me pare. Nje shpjegim i mundshem eshte se ky fenomen vjen nga nje “mase- apo lidhje e shkurter” ne nje kohezgjatje teper te shpejte, e lidhjeve neurologjike. Ku informacioni aktual arrin ne ne ‘depon” e Kujteses perpara se te arrije Vetedijen.
Eksperienca e vetedijshme e nje kujtese te tille do jete teper e forte, pasi eshte aktuale.
Në trance vihet tek dukuria e "shkëputjes": Ndarja e vetëdijes nga trupi. Njeriu si të thuash lëshon trupin dhe kundron vetveten nga sipër.
Vetëdija mendohet të ndikojë në materien.
Dozat e larta të solventëve, opoidëve (opiatë, heroinë), GBH-së, barbiturateve, si dhe gjendje shëndetësore si spamza nga zjarrmia mund sjellin humbje të vetëdijes.
Shih:
Lënda: Vetëdija
Lindur për të mbijetuar
Deja vu
Hipnoza
Hutimi dhe spazma nga zjarrmia tek fëmijët
Orientimi njerëzor
Kujtesa fleksible
Shqisa e shtatë - intuita
Solventët
Opoidët ose Opiatet - Heroina
GBH
Barbuturatet
(Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (1859 herė lexuar)