blej
[ protoindoevr. *legʷh- "lehtë" > lat. levis "lehtë" >lat. levare "çliroj, lehtësoj" > lat. ablevare > blej (Meyer)]
Marr diçka në këmbim të të hollave ose të diçkaje të barasvlefshme.
Blerjet që ne bëjmë nuk janë vendime racionale ku kemi peshuar mirë anët e mira dhe këqija të një produkti. Deri në 95 përqind të vendimeve që ne marrim janë intuitive. Në kokën tonë kemi një autopilot shumë të fuqishëm që vendos për ne. Kështu ne nuk na duhet të mendojmë gjatë, por vendosim në mënyrë impulsive.
Një prej dhjetë rregullave kryesore për mbrojtjen e konsumatorëve në Evropë është: në qoftë se me një mall nuk je i kënaqur mund ta kthesh. Mundësinë e kthimit të mallrave brenda dy vjetësh e kanë të gjithë konsumatorët e BE-së.
Një rregull tjetër është: mund të bleni ku të doni dhe sa të doni. Me perjashtim në rastin e blerjes së armëve. Në blerje duhet t´ju ndihmojnë edhe kontratat e qarta. Duhet të informoheni mirë për cilësinë e ushqimeve, është një rregull tjetër. Në ambalazh, konsumatori duhet të informohet me përbërjen e një ushqimi.
Në kuadër të BE ekziston edhe numri pa pagesë, 00800 - 6789 - 1011, ku konsumatorët e 25 vendeve anëtare mund të këshillohen për të drejtat e tyre.
Shih: Të drejtat e konsumatorit në EvropëShqisa e shtatë - intuita
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (179 herė lexuar) |