Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Dimensione shtesė ]

·Lindja e Gjithėsisė - Modeli Ekpirotik
·Nga 3-dimensione nė 4-dimensione e mė tej
·Nė pėrfytyrim tė dimensioneve tė tjera; nga 2-D nė 3-D
·Njė teori pėr gjithēka ? - String Theory
·Gjithėsi Paralele

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 80 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
bakter


[nga greq. bakterion, bakterķa = shkopth, degëz, sipas pamjes formë shkopthi]

Organizma njëqelizorë ose joqelizorë me formë sferike ose dredhore apo shkopthi që shumohen përmes ndarjes.

DNA, molekula e trashëgimisë, tek bakteret ashtu si edhe tek qeniet e tjera të gjalla është e përbërë nga katër elementë ndërtimi.

Bakteret nuk duken dhe nuk dëgjohen. Ata gjenden në duart e tua, në tryezën tënde të ngrënies dhe në ajrin që ti thith, menjëfjalë gjithandej. Ato shumohen dhjetra mijëra herë më shpejt se lepujt.

Përgjatë evolucionit disa baktere të vogla janë kthyer në pjesë përbërëse organike të qelizave indore. Shumë prej këtyre janë shoqërues të dobishëm pa të cilët nuk do të kishim mundur të gjendeshim as ne.
Në çdo qelizëindeve tona jetojnë baktere - ose mbeturina bakteresh, si mitokondrionët, të cilat u mundësojnë qelizave thithjen e oksigjenit.
Bakteret jo vetëm që ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe në krijimin e vitaminave por ata kryejnë edhe furnizimin e qelizave me lëndë ushqyese. Përveç këtyre ato thurin një gardh mbrojtës kundër mikrobeve që sjellin sëmundje dhe stërvisin sistemin tonë të imunitetit.
Në zorrë ndodhen baktere që mbrojnë ndaj infeksioneve të rrezikshme. Nëse flora bakteriale çrregullohet, p.sh. nëse njeriu merr antibiotikë, bakteret që bëjnë që njeriut t'i sëmuret barku shtohen në numër dhe shkaktojnë shqetësime.

Bakteriet mund të na zhvillojnë gjithashtu infeksione kur t´u teket atyre. Shkencëtarët dalin gjithnjë me ilaçe të reja që do të mbrojnë njeriun nga infeksionet. Por bakteret zhvillohen dhe i përshtaten mjedisit të ri.

Forca e qëndrueshmërisë së baktereve vjen në fillim ngaqë në masën e trashëgimisë DNA ndodhin ndryshime dhe mutacione të cilat ndonjëherë sjellin përparësi për bakteret. Kur një njeri i infektuar me bakterie merr antibiotikë atëherë pjesa më e madhe e baktereve nuk do të rriten më ose do të vdesin. Por llojet rezistente të kësaj baktere mbeten të paprekura. Ato shtohen si gjithnjë duke u ndarë me përshpejtim. Në këtë mënyrë bakteret rezistente fillojnë të mbizotërojnë. Ato përhapen dhe brenda një kohe të shkurtër pjesa më e madhe e llojeve të baktereve zëvendësohen me këtë lloj. Bakteriet kanë përqak tyre një mur mbrojtës ndaj sulmeve. Penicilina dhe disa antibiotikë të tjera vrasin bakteriet përmes pengimit të bakterieve për të ndërtuar këtë mur. Pastaj ka edhe një grup tjetër të madh antibiotikësh që veprojnë duke u shkatërruar procesin e metabolizmit (shkëmbimit të lëndëve), dhe të tjera që shkatërrojnë DNA-në e bakteries. P.sh. tetraciklina saboton prodhimin e proteinave nga bakteri. Poashtu si njerëzit edhe bakteriet kanë nevojë për proteinat e tyre që të rriten dhe të ndjehen mirë.
Qëndrueshmëria e bakteriens ndaj antibiotikës mund të ketë të bëjë me disa cilësi të saja si ajo të mbështjellëses së jashtme të saj që nuk e lejon antibiotikën të përçohet brenda, ose me atë që bakteria heq qafe atë molekulë të cilën antibiotika ka për shënjestër. Mund të ndodhë edhe që bakteria prodhon lëndë të cilat shkatërrojnë antibiotikën ose bakteria gjen rrugë të tjera për të prodhuar lëndët jetësore të saja. Sot  ka bakterie të qëndrueshme ndaj çdo lloji antibiotike që njohim Ata që heqin më keq nga bakteriet rezistente janë para të gjithëve ata të cilëve u është dobësuar mbrojtja imunitare për shkak të sëmundjeve të tjera. Njerëzit e shëndoshë mund të mbartin me vete baktere rezistente dhe t'ua ngjisin të tjerëve pa u infektuar vetë.

Mjalti vepron kundër baktereve.

Në një centimetër katror lëkurë bujtojnë deri në një milion bakterie. Në gojën e njeriut gjenden 500 lloje të ndryshme bakteriesh.

Ka baktere që sa më tepër i nënshtrohen rrezatimit agresiv ultravjollcë aq më tepër prodhojnë koenzimën Q e cila kap radikalet e lira. Radikalet e lira, një rrezik për vargjet e DNA'së, shpërbëhen aq shpejt, sa më tepër goditen bakteret.

Helikobakteret
Helikobakteriet përmbajnë një lëndë që quhet BabA dhe që u mundëson atyre ngjitjen pas membranës mukozore të stomakut të njeriut. Nga këto pozicione këto baktere nisin një proces malcimi i cili në formën më të lehtë jep pezmatim të cipës së brendshme të stomakut, në raste më të rënda ulçer dhe mbas një kohe të gjatë mund t'i japë shtysë tumoreve në stomak.

Borrelia
Borrelia është e përhapur përbrenda pjesëve të mëdha të hemisferës së veriut. Ajo mund të përhapet tek njerëzit përmes këpushave. Këpushat kanë nevojë për gjak për t'u zhvilluar, dhe gjakun ato e marrin duke u ngjitur pas zogjve dhe gjitarëve. Përmes gjakut këpushat infektohen me lëndë të ndryshme ngjitëse dhe i përcjellin këto më tej.
Në përgjithësi zgjat të paktën një ditë që nga koha kur këpusha është ngjitur në lëkurë deri kur transmetohen bakteret e borrelias. Prandaj mund të zvogëlohet rreziku për të marrë sëmundjen nëse hiqet shpejt këpusha.

Shih:

  • Higjiena e gojës
  • Dëshmi mbi evolucionin
  • Lënda: Mjekësi
  • Lëngjet krijohen dhe përvetësohen në zorrën e hollë
  • Të vjellat nga koliti dhe infeksioni viral tek fëmijët
  • Bakteret e ulçerës në stomak ndërrojnë formë
  • Mjalti vepron kundër baktereve
  • Koenzima Q kundër mplakjes
  • Infektimi nga borrelia - përmes këpushave (rriqrave)





  • [ Kthehu mbrapa ]

    Enciklopedi shqip e Rruzull.net

    Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (1467 herė lexuar)

    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.12 sekonda