dituri
[protoindoevr. *dhey[a]- = shoh, vë re > shqip di, dije, dituri]
Gjithçka që përjetohen dhe shikohet, merret vesh dhe mësohet që nga lindja; njohuri; dije.
Sipas Frojdit dituria, si veti jo e lindur por e
përvetësuar, është e brishtë, e varur, e kushtëzuar dhe kjo e bën atë
një lodër, vegël me të cilën luajnë impulset dhe emocionet.
Njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri përsa i përket diturive.
Ray Kurzweil parasheh evolucion rrënjësor të llojit njerëzor në 40 vjetët e ardhshëm. Shkrirja e njeriut me makinën, së bashku me
shpërthimin e përnjëhershëm në inteligjencën mekanike dhe të novacioneve në kërkimet gjenetike dhe nanoteknologjike, do të sjellin një botë ku humb fare dallimi ndërmjet biologjikes dhe mekanikes, ose ndërmjet realiteteve fizike dhe virtuale. Në trurin tonë nanobotët do të ndërveprojnë me neuronet tona biologjike, duke e bërë të mundshme nga brendia e sistemit nervor realitetin virtual me imersim të plotë me përfshirje të të gjitha shqisave, si dhe të korrelateve neurologjike
të emocioneve tona. Kjo lidhje intime ndërmjet
të menduarit tonë biologjik dhe inteligjencës mekanike që po krijojmë do të zhvillojë thellësisht inteligjencën njerëzore. Kur truri ynë do të jetë plotësisht on-line ne do të jemi në gjendje të shkarkojmë dituri të reja. Edhe roli i lojës do të jetë krijimi i diturive.
Shih:
Shqisa e shtatë - intuitaGrindjet e brendshme dhe ato pak te brendshmeRibërja e njerëzimitShpirti i turmës dhe askushmërisë
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (352 herė lexuar) |