kripë
[protoindoevr. *kreup- = në kokrra > protoshqip krypa > kryp/kripë; Pokorny f. 623]
Lëndë e bardhë kristalore që përftohet në xehetari ose përmes tharjes së ujit (të detit), e cila përdoret për t'u dhënë shije gjellëve.
Ky "ari i bardhë" është njëri prej artikujve të parë të tregtimit dhe i cili është karakteristik për kultura të tëra. Sot kripa është një lëndë e rëndësishme bazë e industrisë kimike.
Ato pjesë të Mbarëdheut para 220 milionë vjetësh që do të ndërtonin më vonë Evropën e Mesme përmbyten herë pas here nga një det i cekët. Çdo vërshim lë prapa një shtresë të re kripe. Akumulimet më të mëdha të kripës gjenden sot thellë nën tokë, afërsisht në Hollandë, Poloni, Anglinë e Veriut, Gjermani dhe Austri. Në këto vende lindën xehet e para në botë.
Treqind kilometra galeri përshkojnë venddepot e kripës në Poloni. Sedimentet nga Periudha Permiane janë kaq të mëdha këtu, saqë minatorët kanë mundur të skalisin një katedrale në kripë.
Shih: Permiani: Evropa kthehet në shkretëtirë
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (153 herė lexuar) |