Tipari ose cilësia që dallon organizmat e gjallë nga ato të vdekur dhe nga lënda e pajetë, e shprehur në funksione si metabolizmi, rritja, riprodhimi, dhe kundërpërgjigja ndaj nxitjeve ose përshtatja ndaj mjedisit të cilat vijnë nga përbrenda organizmit.
Uji i rrjedhshëm është vendimtar për jetën, ashtu si e njohim ne.
Filozofi Poseidon (Poseidonius 135 - 51 p.e.s.) ka shkruar: "Dielli ndriçon krejt botën pothuajse të pafundmë. Përmes plotnisë së fuqisë së tij ai i hukat Tokës jetë..."
Jeta në Tokë, në formën e mikrobeve, ka filluar para mbi 3.4 miliardë vjetësh. Akoma nuk ka ndonjë shpjegim të saktë mbi se si është krijuar jeta në Tokë.
Si duket ajo që u krijua e para ishte qeliza e cila më vonë u mbush me molekula të gjalla. Sistemet e gjalla e kanë zanafillën në të ashtuquajturat "inkubatorë inorganikë" - kupe të vogla në shkëmbinj sulfurikë në fundin e oqeaneve. Sulfuri i hekurit përshpejton reaksionet që bashkojnë molekulat inorganike në organike - disa baktere e përdorin atë edhe sot e kësaj dite.
Por kjo nuk do të thotë se
mbijetesa e
individëve më të suksesshëm është e
garantuar përgjithmonë, pasiqë
rrethanat ndryshojnë tërë kohës.
Disa kafshë kanë zhvilluar ndërkëmbyeshmëri gjithnjë e më të efektshme në mënyrë që t'i bëjnë ballë rrugës së jetës. Shumëllojshmëria e
natyrës ka për shkas pikërisht këtë ndryshim të vazhdueshëm.
Përftimi i kësaj
begatie jete ka ngjarë përgjatë një kohe të gjatë. Nga forma krahasimisht të thjeshta jete janë zhvilluar përgjatë një rrjedhe prej miliona vjetësh organizma gjithnjë e më të ndërlikuar.
Llojet e kafshëve që jetojnë sot janë
fryt i këtij
evolucioni. Disave iu desh përgjatë rrjedhës kohore të ndryshonin vetëm pak, në mënyrë që t'iu përshtateshin kushteve gjithnjë e në ndryshim. Disa të tjerë iu nënshtruan kthesave rrënjësore.
Në tërë Tokën iu desh jetës t'i bëjë ballë sfidave gjithnjë e më të reja si dhe t'i përshtatet kushteve nga më të skajshmet. Këto ujdisje përcaktohen në fund të fundit nga ajo që është trashëguar në qeliza, pra nga
gjenet. Janë vetëm pak ato gjene që drejtojnë të tërë rrjedhën, duke qenë përgjegjëse për zhvillimin e trajtës së jashtme. Ky
parim ndodhet brenda të gjithë organizmave që gjenden në natyrë. Ky është një tregues i qartë i një burimi të përbashkët të jetës.
Ka një lidhje më të qartë që hallkëzon
qeniet e gjalla me njëra-tjetrën. Kafshët nga më të ndryshmet, bota e madhe e
bimëve dhe vetë
bakteriet shfaqin një shenjë dalluese të prejardhjes së tyre të përbashkët në
DNA, molekulën e trashëgimisë. Pavarësisht nga qenia e gjallë, në të cilën ndodhet DNA, ajo është e përbërë gjithnjë nga katër elementë ndërtimi. Mënyra e renditjes së këtyre përbërësve e bën qenien e gjallë të jetë ajo që është. Ndryshimet më të vogla në kodin gjenetik mund të sillnin ndryshime të mëdha në ndërtimin trupor të saj.
Ashtu si me
legot, blloqet themelore ndërtuese në biologji janë të ngurtë dhe fare të ngjashëm me njëri-tjetrin, por "një variacion i gjerë strukturash mund të ngrihen nga pjesë të ngjashme.
Nga variacionet e renditjeve të elementëve të ndërtimit është përftuar
shumëllojshmëria e jetës. Nën sundimin e kushteve të mjedisit morën trajtë forma jete të cilat munden të mbijetojnë në një qoshe të ngrohtë të Tokës sonë. Së fundi, edhe
njeriu është prodhim i këtij evolucioni.
Para së gjithash në SHBA po forcohet gjithnjë e më tepër një lëvizje, për të cilën një teori mbi një histori të ndërlikuar zhvillimi të jetës si Teoria e Evolucionit nuk vlen dy lekë. Kjo lëvizje bën propagandë të madhe mbi krijimin në mënyrë të planifikuar të jetës dhe të botës brenda shtatë ditëve brenda pak ditësh, nga Krijuesi.
Të gjithë organizmat e gjallë ndriçojnë, disa më pak e disa më tepër. Edhe ushqimet e ngrira ndriçojnë ndonëse më pak sesa ushqimet e freskëta.
Ky quhet ndriçim biofotonik.
Disa dijetarë mendojnë se kjo është drita e jetës dhe se është një mjet komunikimi përbrenda qelizave si dhe një tregues i shkallës së rregullit biollogjik.
Por pjesa më e madhe e dijetarëve që merren me shkencat e natyrës janë të mendimit se ky ndriçim është vetëm pasojë (mbeturinë) e metabolizmave që ndodhin në organizëm.
Shih:
(Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (113 herė lexuar)