Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Drejtėsi
[ Drejtėsi ]

·Tė drejtat e konsumatorit nė Evropė
·Dënimi me vdekje nëpër botë
·Rusia - vend jo i lirė
·Gjyqet - si duken nė tė vėrtetė ?

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 23 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Cmim Nobel


Çmimet Nobel (sued. Nobelpriset) janë shpërblime në fizikë, kimi, literaturë, paqe dhe fiziologji ose mjekësi. Me përjashtim të çmimit të paqes, i cili dorëzohet në Oslo (Norvegji), të gjitha çmimet dorëzohen në Stockholm (shqip. Stokholm) nga Akademia Mbretërore suedeze në një ceremoni vjetore më 10 dhjetor dhe shoqërohet me një shumë prej 1,3 milionë dollarësh. Çmimet u krijuan nga Alfred Nobel përmes testamentit të tij në 1895; ata u dhuruan për herë të parë në 1901.

Çmime në Fizikë
Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit.

Me Çmimin Nobel në Fizikë u nderuan në vitin 2004 shkencëtarët amerikanë David Gros, David Politzer dhe Frank Vilcek të cilët me punën e tyre kanë arritur të sqarojnë raportet e tërheqjes midis njësive elementare të materies, kuarqeve. Studimi i tyre sqaron një nga forcat më të rëndësishme në natyrë dhe jep kontribut të rëndësishëm për plotësimin e modelit standard të fizikës së pjesëzave.
 
Çmime në Mjekësi
Prof. Dr. Eric (shqip. Erik) R. Kandel i Universitetit Kolumbia (Columbia University) në Nju Jork  (New York) të ShBA-së mori në vitin 2000 Çmimin Nobel në Mjekësi për hulumtimin e tij mbi themelet e mendjes. Në një kërmill tepër të thjeshtë, që zotëron qeliza të veçanta nervore, "lepurin e detit" (shk. aplysia), ai zbuloi proteina të cilat krijojnë kujtesën afatgjatë.

Dy shkencëtarë amerikanë, Richard Axel dhe Linda Buck, fituan Çmimin Nobel në vitin 2004 në mjekësi pasi zbuluan një familje gjenesh e cila u bën të mundur njerëzve të njohin dhe mbajnë mend mijëra aroma e erëra të ndryshme. Të vetëm, ata arritën të hartonin një klasifikim të ndjesive të shqisës së nuhatjes. Ata i kanë botuar rezultatet e studimit të tyre 13 vjetë përpara marrjes së këtij çmimi.

Çmime në Kimi
Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2001 e morën amerikanët Barry Sharpless dhe William Knowless bashkë me japonezin Ryoji Noyori. Puna e tyre për dallimin e molekulave djathtoshe dhe mëngjëroshe ka pasur domethënie të madhe për industrinë e barnave. 
Shumë molekula shfaqen në dy forma që janë pasqyrë e njëra-tjetrës - ashtu si dora e majtë me të djathtën. Këto quhen molekula kirale. Marrësit e mësipërm të Çmimit Nobel kanë zhvilluar disa metoda për të krijuar vetëm njërën prej formave të molekulave kirale. Kjo quhet sintezë asimetrike katalitike.

Çmime në Paqe
Rruga paqesore e Martin Luther King filloi me një bojkotim dhe vazhdoi me synimin për të drejta të barabarta për zezakët në Amerikë. Kjo e bëri atë një figurë ndërkombëtare. Në vitin 1964, King mori Çmimin Nobel për Paqe.

Shih:

  • Albert Enstein (Ajnshtajni)
  • Nobel 2004 për amerikanë në mjekësi dhe fizikë
  • Molekulat e pasqyruara
  • Martin Luther King
  • Kujtesa fleksible





  • [ Kthehu mbrapa ]

    Enciklopedi shqip e Rruzull.net

    (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (846 herė lexuar)

    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.16 sekonda