Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Marsi ]

·Marsi nė njė Tokė tė dytė ?
·Robotėt marsianė - akoma gjallė
·Vėrtetohet prania e ujit nė Mars
·Njerėz pėr nė Mars
·Dėshmi kanalesh tė mbuluara uji nė Mars
·SHBA don tė dėrgojė njerėz nė Mars nga viti 2020
·Misteret marsiane nė pole
·Sonda 'Spirit', e misionit amerikan, zbret nė Mars
·Misionet marsiane kanë dështuar më së shumti

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 137 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Itali


Shtet që gjendet në Evropën Jugore, në të cilin përfshihet lugina e lumit Po, Gadishulli Italian dhe dy ishujt më të mëdhenj të Detit Mesdhe, Siçilia dhe Sardenja.

Popullata e gjuetarëve të ardhur nga Azia mund të ketë krijuar para 35 000 vjetësh atë që njihet si kultura Aurignace. Ajo shpaloset në artin e shpellave në Francën e Jugut, Italinë e Veriut dhe veriun e Spanjës.

Për shkak të shkrirjes së akujve në Alpet midis Italisë dhe Austrisë u zbulua skeleti i një burri të periudhës së Bronzit. Shkencëtarët e quajtën këtë njeri 5000 vjeçar Eci (Oetzi) dhe studimet treguan se gjeni mtADN i tij ishte në mënyrë të habitshme i njëjtë me atë të popullisë së tanishme të të njëjtit rajon. Kjo do të thotë se ajo popullatë ka qenë e qëndrushme për të paktën 5000 vjetët e shkuar.

Sipas të dhënave historike duket se italianët duhet të jetë të parët, të cilët filluan të prodhojnë armë artilerie të zjarrit. »Lajmi i parë i besueshëm për armët artilerike të zjarrit, në të cilat baruti ishte forcë shtyse për hedhjen e predhës vjen
tek në vitin 1326 nga Firencja, ndërsa në luftë me siguri është përdorur te Çividela në vitin 1331«.

Renesansa, zgjimi i kultures antike qe nga shek.15, lulezoi kartografine parasegjithash ne Itali, Gjermani dhe Hollande.

Në vitin 1448 Mbretit të Napolit, Alfonsit të Aragonit, iu desh të shtypte një kryengritje të disa baronëve në zonat fshatarake të mbretërisë së tij në Italinë e Jugut.
Ai kishte nevojë për ushtarë të aftë që të mund të mposhtnin kryengritësit dhe kështu i bëri thirrje aleatit të tij Gjergj Kastriotit për ndihmë. Skënderbeu, në përgjigje të thirrjes, dërgoi atje një trupë ushtarake të komanduar nga gjeneral Dhimitër Reres. Kjo trupë thuhet se ka qenë johomogjene, d.m.th e përbërë nga ushtarë të fiseve të ndryshme shqiptare, të cilët sollën me vete gratë dhe familjet.
Këta arbëreshë e shtypën me sukses kryengritjen dhe rivendosën rendin. Mbreti Alfonso e shpërbleu Dhimitër Reres për shërbimet e tij ndaj Napolit duke e caktuar atë Guvernator të Kalabrisë. Ndërsa ushtarëve të tij u dha tokë në zonën malore të provincës së sotme të Catanzaro-s (Katanxaros). Bëhet fjalë për 12 qytetet e mëposhtme: Amato; Andali; Arietta;Caraffa d' Catanzaro; Carfizzi; Gizzeria; Marcedusa; Pallagorio; S. Nicola dell'Alto; Vena; Zagarise; dhe Zangarona.

Mbas dy vjetësh, një trupë tjetër ushtarake shqiptare u dërgua në garnizonin e Siçilisë për të luftuar një kryengritje si dhe çliruar ishullin. Këto trupa u udhëhoqën nga Gjergj dhe Bazil Reres, djemtë e Dhimitrit. Kjo trupë ushtarësh u ngunjua në fushime ushtarake të ndara në provincën e Palermos duke formuar më vonë fshatrat Contessa Entellina; Mezzojuso; dhe Palazzo Adriano.

Në vitin 1458 vdes Mbreti i Napolit, Alfonsi i Aragonës, dhe mbretëria i kalon fëmijës së tij të jashtligjshëm Ferdinandit, gjë që u kundërshtua nga baronët feudalë fshatarakë të mbretërisë të cilët me ndihmë ushtarake nga Franca nisën një kryengritje të re. I mbështetur edhe nga Papa Pius II, Ferdinandi i bën thirrje Skënderbeut të vinte në ndihmë përsëri, poashtu si i ati kishte bërë përpara pothuajse 20 vjetësh.

Në vitin 1461 Skënderbeu zbret në Brindisi së bashku me 5 000 ushtarë shqiptarë nën komandën e tij, dhe thyen rrethimin që ushtria franko-italiane të Giovanni D´Angio-s kishte ushtruar mbi Barletta-n brenda së cilës ndodhej Ferdinandi. Ky e cakton më pas Skënderbeun komandant të ushtrisë së përbashkët napolitano-shqiptare dhe më 18 Gusht 1462 forcat e tij shpartallojnë përfundimisht ushtrinë e baronëve në betejën e Ursara-s, që shënoi edhe fundin e kryengritjes.

Pas fitores Skënderbeu u kthye menjëherë në Arbëri pasi kishte marrë vesh që turqit po bëheshin gati të vërsuleshin atje. Sidoqoftë trupat e tij mbetën në Itali dhe u shpërblyen nga Ferdinandi për shërbimin që i kishin bërë mbretërisë së Napolit me toka në lindje të qytetit të Tarantos në Puglia. Fshatrat që ata themeluan ishin: Carosino, Faggiano, Fragagnano, Monteiasi, Monteneosola, Monteparano, Rocaforzata, S. Crispieri, S. Giorgio Ionico dhe S. Marzano. Vetë Skënderbeut iu dhanë si shpërblim sipërfaqe të mëdha toke në Foggia, pranë S. Giovanni Rotondo, si dhe u titullua si i pari i fshatit të Trojës ku mund të strehohej nëse turqit do të pushtonin Arbërinë.

Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468 lidhja shqiptare e fisnikëve feudalë dhe krerëve të fiseve nisi të shthurej. Qytetet e fortifikuara shqiptare të cilat Skënderbeu ia kishte lënë Venedikut t´i mbronte, nisën të binin njëri pas tjetrit në duart e trupave të Sulltan Mehmetit. Pas rënies së çdo qyteti qytetarët ose merrnin arratinë nëpër male ose përtej detit për në Itali, sidomos Venedik, ndërkohë që të tjerë u ngunjuan në shumë fshatra të lënë apo pak të populluar të jugut të Italisë.


Pikat e kuqe janë ngunjimet arbëreshe në Itali
Gruaja dhe familja e Skënderbeut u arratisën gjithashtu për në Itali ku njëra prej vajzave të tij u martua me një fisnik të Napolit dhe u bë Princesha Bisagnato. Duke pasur një pozitë me influencë, thuhet se ajo ka ndikuar që mbretëria e Napolit të pranonte dhe t'u jipte toka refugjatëve që vinin nga vendi i saj. Djali i Skënderbeut Gjon Kastrioti, që ishte martuar me Irene Palaeologus nga një familje mbretërore Bizantine, u arratis gjithashtu për në Itali ku edhe iu dha një dukat. Ai vazhdoi të udhëhiqte ekspedita ushtarake kundër turqve për pesëmbëdhjetë vjetë të tjera por me pak sukses.

Venediku nuk ia dilte dot të vazhdonte i vetëm luftën kundër turqve dhe nuk arriti të gjente aleatë të mëdhenj me të cilët të bashkohej kundër turqve. Së fundi ai u detyrua të nëshkruajë një traktat jo të favorshëm me Sulltanin duke i lënë Perandorisë Osmane pjesën më të madhe të porteve shqiptare. Si rrjedhim akoma më tepër refugjatë arbër e lanë vendin dhe shkuan në Itali. Gjatë kësaj periudhe u krijuan pjesa e tjetër e fshatrave arbëreshe në Itali, në zonat e Puglia-s, Molise-s dhe Kalabrisë, si dhe një fshat në Siçili.

Vala e fundit e emigruesve arbëreshë në Itali rreth viteve 1500 dhe 1534 ishte e përbërë kryesisht nga ushtarë, por të cilët erdhën nga Jugu dhe Perëndimi i Greqisë. Këta arbëreshë kishin shërbyer në ushtritë e feudalëve të ndryshëm për disa shekuj, derisa u përzunë nga pushtimet turke të viteve 1480. Pjesa më e madhe e tyre u arratisën për në qendrat tregtare dhe kështjellat venedikase përgjatë bregdetit grek, si në Corone, Modone dhe Napulia të Peloponezisë (që në mesjetë njihej si "Morea"). Ata ishin nën urdhërat e Stradiotti-t, "kalorësia e lehtë koloniale" e Venedikut, dhe ishin vendosur në tokat jashtë kështjellave për të penguar kështu mësymjet dhe bastisjet e turqve. Në fund të shekullit të 15-të dhe fillim të atij 16-te, Venediku i humbi këto avanposte në Greqi dhe i lëvizi garnizonet e saj përfshirë këtu atë të Stradiottit për në poste të reja ishullore në detet Adriatik, Jon dhe Egje.

Hyrja e shekullit të 16-të solli një fuqi të re në Europë, i cili ishte perandori Karli V, për të përballuar Perandorinë Turke. Në mënyrë që t´i dilte përpara kanosjes që Turqia i bënte Europës Qendrore Karli pushtoi Peloponezinë dhe rimori kështjellën e Corone-s. Ai rekrutoi një numër të madh ushtarësh shqiptarë, përfshirë këtu edhe Stradiotti-t për shkak të përvojës së tyre dhe sukseseve të arritura në luftimet kundër turqve. Karli urdhëroi admiralin e tij, Andria Doria, të largojë 200 rrugë anijesh të mbushura me të tillë ushtarë nga jugu i Greqisë, përfshirë edhe ata të garnizonit të Corone-s, duke i çuar në shumë prej ngujitjeve egzistuese arbëreshe në Italinë e jugut. Ky veprim u krye për t´i dalur përpara një sulmi të mundshëm të Sulltanit në jugun e Italisë.

Së bashku me trupat shqiptare, erdhi dhe një numër i vogël oficerësh grekë të Stradiotti-t. Këta ishin kryesisht anëtarë të mërguar të familjeve mbretërore bizantine të Lascaris dhe Palaeologus, të cilët ishin arratisur për në Peloponezi pas rënies së Kostandinopojës. Përveç ushtarëve, shumë tregtarë grekë shfrytëzuan rastin të merrnin arratinë së bashku me flotat luftarake, pasi kështu ishin më të sigurtë sesa të udhëtonin vetëm.
Kjo valë e fundit imigrantësh solli një ndikim të madh greko-bizantin ndër shumë fshatra arbëreshe tek të cilat ata u ngunjuan. Sidoqoftë grekët u larguan nga fshatrat me kalimin e viteve duke parapëlqyer jetën e qytetit. Kështu pjesa më e madhe e fshatrave në fjalë rimori identitetin kulturor arbëresh. Shumë banorë të fshatrave shqiptare, sidomos ata përqark Kalabrisë, vazhduan zanatin e tyre si ushtarë të regjimenteve të ushtrisë Napolitane për shekuj të tërë në vazhdim, sidomos gjatë Luftrave Fetare, deri në kohët e Luftrave të Napolonit. Venediku gjithashtu vazhdoi të merrte njësi kalorësie shqiptare përbrenda ushtrive të saj italiane për vite të tëra pas rënies së zotërimeve të saj përtej detit.

Arbëreshët janë të vetmit shqiptarë që kanë përdorur rrënjën 'Alb-'.

Në historiografinë e Shqipërisë vepra më e debatuar si fals historik është ajo e priftit nga Brescia e Italisë Giammaria Biemmi me titull “Istoria di Giorgio Castrioto Scander’Begh” (1742). Biemmi mëtonte se e mbështeste këtë vepër mbi një jetëshkrim latinisht për Skënderbeun, që e ruante ai vetë, të një autori “anonim” nga Tivari, i cili ndaj u quajt edhe “Tivarasi” (l’Antivarino). Dyshimin që në këtë mes të ishte fjala për një fals historik e ngriti më 1931 në një studim të vetin gjermani Franz Babinger, ndërsa Karl Ohly më 1933 vërtetoi që “Anonimi i Tivarit” nuk ishte veçse një fabrikim i falsifikatorit profesionist Biemmi, i cili kishte falsifikuar edhe dy kronika mesjetare të qytetit Brescia (kinse të shek. XII), madje një falsifikim i tretë ishte gjetur i pambaruar ndër dorëshkrimet e tij.

Portreti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti gjendet në galerinë Uffizi në Itali, më saktësisht në Firence, midis portreteve të panumërta personalitetesh.

Italiani Giordano Bruno (1548-1600) u dogj nga ikuizicioni fetar për shkak të ideve të tija mbi pafundësinë, gjithësinë, hapësirën dhe kohën, dhe shpirtin.

Njëra ndër pushkët ajrore më të përsosura e cila përdoret për herë të parë edhe për qëllime ushtarake, është pushka Muster 1870, të cilën me 1870 e konstruktoi Bartolomeo Girandoni. Të njëjtin vit, kjo pushkë pranohet nga ushtria austriake me emërtim zyrtar Repetierwindbűchse M-1870. Karakteristikat konstruktive të kësaj pushke janë këto: Ka peshuar 4.5 kg; tyta ka qenë e gjatë 844 mm. dhe në kalibrin 12,2 mm; arka e municionit është e vendosur paralel me tytën dhe ka kapacitet prej 20 predhave sferike; rezervuari i ajrit është i vendosur në qytë dhe ka mundur të ndërrohet. Rezervuari ka pasur kapacitet të ajrit prej 200 atmosferash. Qitja është realizuar përmes këmbëzës, e cila është e konstruktuar në atë mënyrë që ta bëjë të mundur lirimin e ajrit të komprimuar nga rezervuari në sasi të mjaftueshme, sa për t’i dhënë predhës shpejtësi 310 m/s, shpejtësi kjo e mjaftueshme për t’u arritur efekti vdekjeprurës i predhës deri në distancën 135 m. Futja e predhës në tytë është bërë nga pjesa e prapme në mënyrë përsëritëse përmes mekanizmit të posaçëm, i cili edhe më tepër ia ka rritur vlerën kësaj arme. Përdorim praktik, kjo pushkë gjeti në aksionet diversante të snajperistëve austriakë gjatë luftërave austriako-franceze të vitit 1801 e 1802 në Italinë Veriore. Goditjet e befasishme nga pritat, përmes këtyre pushkëve, austriakët i organizonin përgjatë rrugës së marshimit të ushtrisë së Napoleonit. Efektet ishin jashtëzakonisht të mëdha. Përveç që bëhej ndalja e përkohshme e marshimit, këto ndikonin edhe në përhapjen e frikës dhe panikut në radhët e ushtrisë franceze.

Rolin kryesor dhe vendimtar të ndarjes së farmacisë nga mjekësia e luajti shkolla e mjekësisë në Salernë, qytet në jug të Italisë. Shkolla u themelua qysh në vitin 1811 dhe veprimtaria e saj zhvillohej sidomos gjatë shekujve XI deri kah mesi i shekullit XIII.
Kolegiumi ligjërues i kësaj shkolle solli një ligj, i cili rregullonte shkencat mjekësore dhe rregullat e praktikimit të tyre. Ky ligj është i njohur me emrin Edikti i Salernës. Edikti rregullonte punët, marëdhëniet, detyrat dhe obligimet e mjekut dhe farmacistit.

Automatikun e parë, i cili shfrytëzonte fishekë të pistoletës (9 mm. Glisenti, apo emërtimi zyrtar italian “9 mm cartuccia pallotola modello 10) e ka konstruktuar italiani, Abijel Reveli në vitin 1914 dhe e ka patentuar me emrin “Villar Perosa”. Ndërkaq, në vitin 1915, nga Ministria e Mbrojtjes së Italisë, ai e mori emrin zyrtar M-15. Ky automatik ka pasur dy tyta, ku secila prej tyre e ka pasur mekanizmin për ndezje dhe karikator me nga 25 apo 50 fishekë. Ky automatik, nuk ka pasur mekanizëm për selektim të zjarrit dhe ka mundur të gjuajë vetëm në mënyrë automatike. Secila tytë kishte shpejtësi teorike të qitjes 1.500 fishekë në minutë. Me këtë automatik, nuk ka qenë e mundur të realizohet qitje vetëm me njërën tytë. Këmbëza, ishte e konstruktuar në atë mënyrë që pasi shtypej, njëherësh i aktivizonte të dyja mekanizmat e ndezjes të të dyja tytave. Fillimisht, ky automatik është shfrytëzuar për armatosjen e kopilotëve të aeroplanëve italianë, pastaj është shfrytëzuar edhe si armë pozicionale e këmbësorisë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në Itali në prag të shekullit të 20 afro 1 ndër 7 meshkuj emigronin në Shtetet e Bashkuara. Por afro gjysma e tyre u kthyen në atdhe në kushte më të mira ekonomike.

Varfëria, niveli i ulët arsimor dhe prishja e familjes kanë një rol të madh në trafikun e grave dhe fëmijëve, nga Shqipëria për në veçanërisht në Itali dhe Greqi për prostitucion dhe krah të lirë pune.
Njëzet përqind të burrave italianë kryejnë një herë në javë marrëdhënie me një prostitutë.

Vendi i cituar më shpesh si burim droge në Evropë, është Shqipëria, e cila furnizon shumicën e vendeve në rajonin e Ballkanit dhe në Itali.

Në vitet 90-të, anije si Compton Gama Ray e NASA-s si dhe sateliti italian Beppo Sax, vërejtën se shpërthimet rrezeve gama vinin nga të gjitha drejtimet dhe ndodhnin me miliarda vite drite larg nga galaktika jonë.

Italianët kanë të drejtën me ligj të pushojnë 6 javë në vit.

Shih:
  • Europianët e parë ishin aziatikë
  • Gjenet, popujt dhe gjuhët
  • Mplakje e popullsisë botërore
  • 32,8 për qind e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri
  • Ajo që ke dashur gjithnjë të dije mbi seksin
  • Shqiperia burim dhe përdoruese droge
  • Kartografia
  • Emigrimi i arbëreshëve për në Itali: Vala e parë dhe e dytë
  • Emigrimi i arbëreshëve: Vala e tretë dhe e katërt
  • Veçimi i Farmacisë nga Mjekësia
  • Armët e zjarrit, shpikja dhe përdorimi
  • Arma automatike
  • Armët e shërbimeve sekrete
  • Të guxosh të mendosh mbi pafundësinë
  • Mbi ''Teodor Shkodranin'' dhe falset historike
  • Përmendjet e hershme të arbërve
  • Portret origjinal i Gjergj Kastriotit
  • Në zbulim të rrezeve gama
  • Ditët e pushimit në botë





  • [ Kthehu mbrapa ]

    Enciklopedi shqip e Rruzull.net

    (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (159 herė lexuar)

    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.61 sekonda