Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Drogat dhe substancat abuzuese ]

·Alkooli, shumė i dėmshėm pėr njeriun
·Duhanpirėsit u shkaktojnė kancer fėmijėve
·Solventët
·Fenciklidina (Phencyclidine)
·Opoidët ose Opiatet - Heroina
·Meskalinë
·Nitritet
·Nikotina
·Kokaina

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 64 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
lëkurë


[paraindoevr. (s)keuh1- = mbuloj > pothuaj. indoevrop. kh1u-ro- > parashqip. kurƒ > shqip (parashtes. lë) lëkurë; Demiraj]

Shtresa e jashtme e indeve që formon një mbulesë mbi trupin.
Lekura eshte organi me i madh dhe nje nga me te rendesishmit. Ajo  na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj.
Lëkura ka funksion termorregullues e frymëmarrës, deri diku.
Gjithashtu, lekura depoziton yndyrnat, vitaminat (vit.D) e ujin.
Në lëkurën e njeriut ka Koenzimë Q. Koenzima Q kap radikalet e lira. Radikalet e lira janë një rrezik për vargjet e DNA'së. Mirëpo kjo koenzimë pakësohet me të shpejtë në moshë të thyer.

Lekura ka dy shtresa Epiderma/epidermis ---- dhe Derma/dermis. Shtresa e pare (e jashtmja) ka tri lloj qelizash: Bazale, Skuamoze dhe (te sheshta, si luspa) dhe Melanocitet.

Ka njerëz me lëkurë të zezë, njerëz me lëkurë të bardhë dhe njerëz me ndonjë ngjyrë lëkure midis këtyre të dyjave. Kjo përcaktohet nga gjenet.

Nishanet e zakonshme:
  • Kanë formë të rregullt
  • Kufizohen në mënyrë të njëjtë nga të gjitha anët me lëkurën
  • Janë një ose dyngjyrëshe të cilat janë shpërndarë në mënyrë të rregullt
  • Janë më të vogla se 5 mm në diametër
  • Rriten me rritjen e njeriut e pastaj mbeten të pandryshueshme

  • Ata që heqin më keq se të tjerët nga rrezet e diellit janë personat me lëkurë tepër të bardhë dhe me shumë prenka dhe nishane.
    Shih më tepër Kanceri i lëkurës

    Për tu mbrojtur nga rrezet e këqia të diellit duhet përdorur krem me filter mbrojtës ndaj diellit. Një krem mbrojtës ndaj diellit duhet të mbrojë qoftë nga rrezet ultravioletë A poashtu edhe ato B si dhe duhet t´i qëndrojë ujit. Një krem më i shtrenjtë nuk do të thotë se është më cilësor.
    Nuk është e lehtë të zgjedhësh kremin si dhe faktorin e duhur mbrojtës ndaj diellit pasi këto ndryshojnë nga njeriu në njeri, duke u varur nga pigmenti mbrojtës melanin që ndodhet në lëkurë. Përpara se lëkura të mësohet me diellin, ajo ka nevojë për një faktor të lartë mbrojtës ndaj tij, ndërsa nga fundi i verës mund të zgjidhet një faktor më i ulët. Pastaj nëse njeriu lahet shpesh, është e rëndësishme të zgjedhë një krem që i qëndron mirë ujit. Një prodhim që i qëndron ujit duron dy të lara ku secila të ketë një kohëzgjatjeje prej 20 minutash.
    Mbrotja e kremit mund të jetë një filtër kemikal ose filter kokrrizash.
    Atyre që kanë lëkurë të ndjeshme u këshillohet përdorimi i kremrave me filter kokrrizash. Ky pakëson rreziqet për kundërveprime alergjike.
    Filtri i kokrrizave përbëhet nga pluhur i cili nuk thithet nga lëkura. Ky përmban dioksid titani apo zinku, të cilat i reflektojnë rrezet e diellit.
    E keqja e këtij lloji filtri është se mund të ngjitet si një cipë e bardhë pas lëkurës.

    Tepër e rëndësishme është edhe mënyra sesi lyhet trupi me krem. Një gabim i zakonshëm që bëhet është përdorimi i më pak kremi nga sa duhet. Njeriu duhet të lyejë krejt trupin. Nevojitet të paktën dy miligram krem për çdo centimetërkatror të lëkurës.

    Por mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga rrezet e rrezikshme janë prapëseprapë rrobat: kasketa dhe veshjet verore. Gjithashtu njeriu duhet t´i shmanget marrjes së rrezeve në mesditë, kur rrezatimi është më i fuqishëm, duke gjetur kështu strehë nën hije. Kështu fuqia e rrezeve ultravioletë pakësohet me gjysmën.
    Në vendet mesdhetare ku bën pjesë edhe Shqipëria nuk duhen marrë rreze dielli në më tepër se 15-30 minuta në orën 12 të drekës.
    Diçka tjetër që është e rëndësishme të dihet është ajo që era dhe retë e vogla freskojnë motin por nuk pengojnë rrezet ultravioletë.

    Njeriu duhet që ta pastrojë lëkurën e vet jo vetëm nga ndytësirat e jashtme, por gjithashtu edhe nga zbokthi, stërpikët e urinës dhe djersa.
    Djemtë duhet që lëkurën e organit gjenital ta përvjelin prapa dhe të largojnë të gjithë mbeturinat përmes shpëlarjes.

    Nuk duhet tejkaluar masa e higjenës trupore si deri në përdorimin e mjeteve dizinfektuese kur nuk është nevoja, pasi këto apo qoftë edhe vetë larja e përditshme e trupit dobësojnë fuqinë mbrojtëse të tij duke sjellur ndër pasojat tharje dhe plasaritje të lëkurës, si dhe krijimin e ekzemës. Kjo i hap rrugën mikrobeve të dëmshme të përhapen. Në këtë mënyrë njeriu padashur arrin të bëjë të kundërtën e domethënies me higjienën trupore, e cila është mbojtja ndaj sëmundjeve.

    Në një centimetër katror lëkurë bujtojnë deri në një milion bakterie. Në sipërfaqen e jashtme të lëkurës së një njeriu të vetëm ka aq mikrobe sa ka njerëz në tërë botën.

    Pjesa më e madhe e të rriturve në lëkurë kërpudhën e quajtur Pityrisporum ovale. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve. Kur ulet sasia e kësaj kërpudhe në lëkurë pushon edhe krijimi i zbokthit.

    Lëkura e tabanit të flokëve, ashtu si edhe tërë lëkura e trupit të njeriut në përgjithësi, ripërtërihet përgjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në leskra të vogla, shpeshherë të padukshme, të thata e të bardha. Vetëm kur këto leskra bëhen të dukshme kemi të bëjmë me zbokth.

    Zbokthi mund të jetë i bashkuar me lëkurën e thatë ose të yndyrtë të tabanit të flokëve. Në rastin e tipit të thatë, zbokthi shkëputet lehtë nga lëkura dhe bien mbi shpatulla. Në rastin e tipit të yndyrtë formohet një shtresë e verdhe të errët që qëndron ngjitur pas tabanit të flokëve.

    Njeriu lëshon feromonet nëpërmjet djersitjes në sqetulla dhe në lëkurë. Feromonet janë era jonë natyrale që na përfaqëson. Ato luajnë një rol të madh edhe në krijimin e marrëdhënieve midis njerëzve duke vepruar drejtpërdrejtë në pavetëdijen tonë.

    Gratë e kanë më të dendur shtresën e dhjamit të lëkurës. Sipërfaqen e lëkurës e kanë tepër të madhe parë në përpjesëtim me vëllimin e trupit. Dhe përmes lëkurës e humbasim ne nxehtësinë që prodhojnë muskujt tanë.
    Një lëkurë e lëmuar është tregues i shëndetit të mirë tek gratë.

    Kimikalet ngacmojnë lëkurën.
    Nitritet shkaktojnë skuqje intensive në lëkurë. Dozat e larta mund të shkaktojnë një çngjyrim të lëkurës që tenton drejt blusë, pasojë kjo e alterimeve që ndodhin në hemoglobinën e rruazave të kuqe të gjakut.

    Alkoholi kirurgjikal (alkohol i koncentruar me permbajtje metanoli) mund te perdoret tek personat qe qendrojne per nje kohe te gjate shtrire per te parandaluar demtimet e lekures.
    Sasite e moderuara të alkoholit dilatatojne (zmadhojne) enet e vogla te gjakut duke sjelle skuqje ne lekure e nje ndjenje ngrohtesie.

    Aknet, te njohura nga mjekesia si Acne Vulgaris, vijne nga mbiprodhimi i "vajit" natyral te lekures (sebum), e kjo sjell bllokim te folikules se qimes.
    Me teper prek adoleshentet, por mund te haset ne cdo moshe, mund te vije nga marrja e ilaceve te ndryshme, ekspozimi ndaj kimikateve industriale, kremrave vajore kosmetike, temperaturave te larta apo mjediseve humide.
    Ne nje lekure normale, e te shendetshme, Sebum-i prodhohet nga gjendrat sebacea (sebaceus gland- ngjitur me folikulen e flokut) e del jashte folikulit pergjate flokut. Nje pucerr formohet kur rrjedhja e Sebum-it nga gjendrrat e tij eshte bllokuar nga mbeturinat e lekures dhe Sebumi i ngrire (si vaj i ngrire), kjo sjell akumulim te Sebum-it.
    ISOTRETINOIN-a redukton prodhimin e Sebum-it, ul inflamimin e lekures e ndihmon ne zhbllokimin e folikulave te qimeve.

    Rrezatimi i ekranit të kompjuterit e bën lëkurën të aktivojë të ashtuquajturat qeliza maste, qeliza që sjellin kundërveprimin alergjik.

    Ndër simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë hyjnë tharja dhe acarimi i lëkurës. Me anë të provave në lëkurë mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi.

    Mbitiroidizi mund të japë problem me lëkurën tek më të rinjtë.

    Shih:

  • Koenzima Q kundër mplakjes
  • Kanceri i lëkurës
  • Rrezitja: jetësore dhe e rrezikshme
  • Gjenet: Gjërat më themelore
  • Higjiena e trupit
  • Bujtues në trupin tonë
  • Zbokthi dhe luftimi i tij
  • Shqisa e dashurisë
  • Pse gratë mbërdhijnë më tepër ?
  • Nitritet
  • Alkoholi
  • Ekrani i kompjuterit rrit rrezikun për të marrë alergji
  • Alergjitë
  • Mbitiroidizmi (tiroidet) - simptomat
  • Puçrrat ose aknet (Acne Vulgaris)





  • [ Kthehu mbrapa ]

    Enciklopedi shqip e Rruzull.net

    (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (555 herė lexuar)

    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.46 sekonda