grykë
[ Nga paraindoevrop. gwer- = grykë; A. Konushevci; Eqrem Çabej në “VII Congresso internazionale di scienze onomastiche, 4-8 Aprile 1961, 248-249” (Kongresi VII ndërkombëtar i shkencave onomastike, 4-8 Prill 1961) ka argumentuar se fjala grykë (ngushticë) është ndër ato fjalë që dëshmojnë për pasjen në shqip të një fjalori detar. Eric Hamp (shqip. Erik Hemp) thotë se kjo fjalë është një metaforë e lehtë (fyt)]
1. Pjesa e sipërme e gypit nëpër të cilin kalon ushqimi nga goja në stomak, pjesa e prapme e gojës që lidhet me gypin e ushqimit dhe të frymëmarrjes; pjesa e përparme e qafës; fyt.
2. Gji në det ose në liqen midis brigjesh të larta, pjesa e detit që hyn si një rrip brenda në tokë.
Shih: Origjina e shqiptarëve
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (105 herė lexuar) |