det
[protoindoevr. *dheubh-e-to = thellë (dh > d, eu > e, bh > b)= > parashqip. *debët = ujëra të thellë (b > zero) > *deët > det; krahas. angl. deep, depth (thellë, thellësi); P. Gasiorowski; Eqrem Çabej në “VII Congresso internazionale di scienze onomastiche, 4-8 Aprile 1961, 248-249” (Kongresi VII ndërkombëtar i shkencave onomastike, 4-8 Prill 1961) ka argumentuar se fjala det është ndër ato fjalë që dëshmojnë për pasjen në shqip të një fjalori detar. Eric Hamp (shqip. Erik Hemp) thotë se kjo fjalë mund të përdorej për cilado ujëra të thellë; P. Gasiorowski është i mendimit se kjo fjalë duhet të ketë qenë pjesë e trashëgimisë getike të parashqiptarëve dhe që nuk humbi përgjatë baritjeve të tyre në brendësi të steres. Lidhjet tregtare me krahinat bregdetare duhet të kenë mjaftuar për t’u kujtuar atyre që deti ekziston.]
1. Trup i madh uji të kripur. Deti ngrohet nga Dielli.
2. Pjesë e sipërfaqes së Hënës, që nuk e zënë a e zënë fare pak rrezet e Diellit dhe që duket nga Toka si një njollë e errët.
Shih: Origjina e shiptarëveDielli - burim i tërë jetës
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (242 herė lexuar) |