Një nga figurat më të shquara shqiptare. U specializua në gjuhësinë krahasuese indoevropiane në Austri. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksiokologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare. (wikipedia)
Në "VII Congresso internazionale di scienze onomastiche, 4-8 Aprile 1961, 248-249" (Kongresi VII ndërkombetar i shkencave onomastike, 4-8 Prill 1961) Çabej ka argumentuar për praninë aktuale të disa fjalëve të vjetra detare të ruajtura në shqip.
Eric Hamp (shqip. Erik Hemp) thotë se këto fjalë janë në pjesën më të madhe jobindëse në vetvete: det (e afërm me fjalën angleze 'deep, depth' = thellë, thellësirë) mund të ishte fjala për cilado ujëra të thellë.
Va, mat, valë mund të përdoren për ujëra të ndryshme. Aq më tepër va mendohet që mund të jetë e huazuar nga fjala latine vadum me të njëjtin kuptim.
Fjalë si
grykë (
ngushticë) janë
metafora të lehta (fyt).
Gjithashtu
anije (
anë, shum.
enë), është krahasimisht e re, e studiuar mirë më vonë nga vetë
etimologët shqiptarë si Dodbiba (1972), hasur për herë të parë në shek. e 19-të në një shkrim të arbëreshëve të Italisë si ani dhe pranuar nga shqiptarët në
Kongresin e Manastirit më 1908-n në formën toske anije.
Poashtu, sipas Hamp, edhe disa pjesë të tjera të një
barke (
ballë,
pëlhurë,
shul,
lugatë që i përket fjalës
lugë) kuptohen lehtë si metafora;
likurishtë (krahas. likurë,
lëkurë) dhe shumë emra të tjerë, shpeshherë që shihen qartë që janë fjalë të përbëra (faq. 249), janë përshkruese dhe mund të jenë shfaqur në përdorimet e dëshmuara ndoshta në pothuajse cilëndo kohë.
Fjala
ngjalë < *engella, edhe sikur të ishte e lidhur me fjalën ilire 'Eggelanev' nuk ka si kusht patjetër detin. Për më tepër edhe kjo fjalë mund të jetë e huazuar nga latinishtja
anguilla.Në "Studime gjuhësore, vëllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinë, 1988" Çabej shkruan "Në nëndorin e vitit 1940 N. Borgia më kumtoi në Grotaferata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr. Gjurmime të mëtejme nëpër arkivat e Vatikanit e të Propagandës mund të na sjellin ndonjë të papritur në zbulim dokumentesh më të moçme të shqipes.”
Raguzasit më 1378 prodhonin dhe në luftë përdornin armët e thjeshta të zjarrit, të cilat i quanin »Lumbarda« . Meqë në sllavishte kjo fjalë nuk ka ndonjë kuptim, ajo duhet të jetë fjalë me prejardhje nga shqipja, me të cilën janë emërtuar bombardat raguziane. (Lumbardhë, shqiptimi sllav lumbarda, për shkak të shkronjës dh,) Sipas profesor Çabej, etimologjia e fjalës lumbardhë rrjedh nga shqipja dhe është formësuar nga »lug luk, lumbardhë (që do të thotë) bombë« . Përcaktimi i profesorit të nderuar se me këtë fjalë emërtohen bombat, më tepër duhet të jetë rastësi. Ai, këtë fjalë e përmend në kuadër të disa fjalëve, të cilat janë përdorur »nëpër veprat e autorëve të moçëm të Veriut, nëpër ligjërime të ndryshme të Veriut e të Jugut«. Sigurisht, autori i »moçëm« që e ka përdorur këtë fjalë, vetëm ka lënë të kuptojë se fjala është për armë zjarri, kurse detaje rreth saj nuk ka dhënë. Se emërtimi i bombardës nga shqiptarët lumbardhë ka kuptim, këtë më së miri e përcakton trajta e parë lug, nga e cila sipas profesor Çabej ka dalë emri Lumbardhë. Vetë fjala »lug« në shqip ka kuptimin edhe të një »hapësirë (e) a vrimë (e) (të) madhe për së gjati e një sendi, nëpër të cilën kalon diçka. Lugu i oxhakut« ku në fakt, forma e lumbardhës nuk ishte gjë tjetër vetëm një lug nëpër të cilin kalonte predha.
Nëse emërtimi i kësaj arme është bërë me një emër shqip, atëherë kush duhet të jetë konstruktori apo prodhuesi?
Disa botime të tjera të Eqrem Çabejt janë:
(Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (196 herė lexuar)