Stadtmüller, Georg
Georg Stadtmüller (shqip. Shtadtmyler) (1909-1985) me origjinë hungareze ishte nga 1959 deri 1975 profesor i historisë së Evropës Lindore dhe Juglindore në Ludwig-Maximilians-Universität (Universitetin Ludvig Maksimilian) në Mynih të Gjermanisë, midis viteve 1968 dhe 1980 drejtor i Institutit Hungarez në Mynih.
Georg Stadtmüller duke shqyrtuar etimologjinë e emrave të bimëve në shqip ka arritur në përfundimin se Urheimat'i (= vendi i të parëve) historik dhe gjuhësor i shqiptarëve duhet kërkuar në rajone në lartësinë 600 metra nga niveli i detit, që është zona gjeobotanike e pyjeve të thatë.
Shih: Origjina e shqiptarëve
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (150 herė lexuar) |