fjalė
[paraindoevr. *spel- = flas me zë të lartë, ku /*sp/ > /f/ dhe /*e/ > /ja/]
Njësi e një gjuhe dhe e cila ka kuptim.
Ajo pjesë e trurit që njihet si hapësira 44 e Brodmann-it është vendimtare për të bërë të mundur nxjerrjen e fjalëve dhe është më e gjërë në hemisferën e majtë të trurit se në të djathtën. Edhe majmunët kanë një strukturë të ngjashme të trurit me të njeriut, por si ç´e dimë nuk mund të flasin. Kur stërgjyshërit e njerëzve dhe të majmunëve të mëdhenj mësuan të hungëronin dhe të bënin me gjeste, pjesa e majtë e hapësirës 44 u zgjerua. Murmërimi dhe bërja me gjeste më vonë u kthye në gjuhë tek njerëzit, por jo tek majmunët, nga sa duket.
Tinguj të përsëritur si "dadadadada" si dhe imitime të toneve janë njësitë strukturore të fjalëve të para të njeriut të cilat shfaqen rreth moshës 12 deri 15 muajshe. Ai nis të flasë dikur midis moshës 10 deri 18 muajshe. Hapi veshët për të dëgjuar për "mami" dhe "babi" rreth kësaj moshe midis shumë belbëzimeve të tjera. Ajo do të nisë të kuptojë fjalën "jo" rreth moshës 12 muajshe.
Faktorët kryesorë të tërheqjes tek njerëzit, femra dhe meshkuj, janë aftësitë për të folur, si përdorimi i rregullt i gramatikës ashtu edhe aftësia për të përdorur fjalë të pazakonshme në gjuhën e përditshme.
Shih:
Majmunët mund të flisnin, ndonëse nuk ia kanë arriturFazat e zhvillimit të foshnjës tëndeAftësia në të folur
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (245 herė lexuar) |