Pyjet e thatë subtropikalë si ç'mund të shihen (me të verdhë) nga kjo hartë e bërë nga
edhe në zonat malore të Shqipërisë së sotme.
Nga ana tjetër mungesa e fjalorit të trashëguar detar mund të mos thotë gjë.
Dimităr Dečev në
Charakteristik der thrakischen Sprache (Karakteristike të gjuhës trake), Sofia, 1952, faq. 113, thotë se shqiptarët kanë pasur një fjalor detar por e kanë humbur.
Eqrem Çabej në “VII Congresso internazionale di scienze onomastiche, 4-8 Aprile 1961, 248-249” (Kongresi VII ndërkombëtar i shkencave
onomastike, 4-8 Prill 1961) ka argumentuar për praninë aktuale të disa fjalëve të vjetra të ruajtura.
Eric Hamp (shqip. Erik Hemp) thotë se këto fjalë janë në pjesën më të madhe jobindëse në vetvete:
det (e afërm me fjalën angleze 'deep, depth' = thellë, thellësirë) mund të ishte fjala për cilado ujëra të thellë. Se si është e mundur që shqiptarët e lashtë nëse nuk kanë jetuar pranë detit prapë të kishin një fjalë origjinale për këtë gjë që nuk e kishin parë mund të shpjegohej me atë që përvoja e dorës së parë nuk është e domosdoshme në këto raste dhe se kjo fjalë duhet të ketë qenë pjesë e trashëgimisë
getike të parashqiptarëve dhe që nuk humbi përgjatë
baritjeve të tyre në brendësi të steresë. Lidhjet tregtare me krahinat bregdetare duhet të kenë mjaftuar për t’u kujtuar atyre që deti ekziston.
Va, mat, valë mund të përdoren për ujëra të ndryshme. Aq më tepër
va mendohet që mund të jetë e huazuar nga fjala latine
vadum me të njëjtin kuptim.
Fjalë si
grykë (
ngushticë) janë
metafora të lehta (fyt).
Gjithashtu
anije (
anë, shum.
enë), e studiuar mirë më vonë nga vetë
etimologët shqiptarë si Dodbiba (1972), hasur për herë të parë në shek. e 19-të në një shkrim të arbëreshëve të Italisë si
ani dhe pranuar nga shqiptarët në
Kongresin e Manastirit më 1908-n në formën toske
anije.
Poashtu, sipas Hamp, edhe disa pjesë të tjera të një
barke (
ballë,
pëlhurë,
shul,
lugatë që i përket fjalës
lugë) kuptohen lehtë si metafora;
likurishtë (krahas. likurë,
lëkurë) dhe shumë emra të tjerë, shpeshherë që shihen qartë që janë fjalë të përbëra (faq. 249), janë përshkruese dhe mund të jenë shfaqur në përdorimet e dëshmuara ndoshta në pothuajse cilëndo kohë.
Fjala
ngjalë < *engella, edhe sikur të ishte e lidhur me fjalën ilire 'Eggelanev' nuk ka si kusht patjetër detin. Për më tepër mendohet se edhe kjo fjalë është e huazuar nga latinishtja
anguilla.Kështu na mungon akoma një trup i vërtetuar
morfemash detare
anase, që nuk ka lidhje të tjera
morfologjike ose kuptimore brenda gjuhës që mund të kishin bërë të mundur përcjelljen. Për këtë lloj diskutimi, vetëm format e veçuara do të ishin bindëse.
Ndikimi latin mbi shqipen është më tepër i llojit të origjinës së Romancës Ballkanike (që u zhvillua në rumanishte) sesa i origjinës
dalmate. Ky ndikim i Romancës Ballkanike përfshin fjalët latine që shfaqin shprehje të folure dhe ndryshime kuptimi që gjenden vetëm në
rumanishte dhe jo në
gjuhët e tjera romance. Duke ia shtuar këtë fjalëve të përbashkëta vetëm për shqipen dhe rumanishten, mund të pranojmë si të vërtetë se
rumunët dhe shqiptarët kanë jetuar dikur pranë njëri-tjetrit. Në përgjithësi sipërfaqet ku kjo mund të ketë ndodhur gjykohet të jenë zona të ndryshme që nga
Transilvania,
Serbia e Lindjes (zona rreth Naissus/
Nishit), Kosova dhe Shqipëria e
Maqedonia e Veriut.
Gjuhët romance (Wikipedia) - kliko mbi figurë për ta parë të zmadhuar
|
Disa studiues shpjegojnë bile edhe
hendekun midis
bullgarishtes dhe
serbishtes me praninë e një zone ndarëse shqiptaro-rumune në lindje të lumit
Moravë (ndonëse ekziston një
dialekt ndërmjetës serb, por është i formuar vetëm pas zgjerimit serb në lindje).
Një
argument tjetër që mbështet origjinën veriore të shqiptarëve është numri krahasimisht i vogël i fjalëve me prejardhje greke, ndonëse
Iliria e Jugut ishte nën ndikimin e qytetërimit dhe gjuhës greke/
bizantine, sidomos pas rënies së
Perandorisë Romake.
Rënia e sistemit komunist i lejoi Shqipërisë që të bëhet pjesë e zhvillimeve botërore dhe shtyu mijëra Shqiptarë drejt mërgimit. Kështu brenda një periudhe të shkurtër gjuha Shqipe do pësojë ndryshime dramatike.
Gjuha shqipe përmendet për herë të parë në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut (Raguzës), nga viti 1284, ku thuhet: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (Et audiui unam uocem clamantem in monte in lingua albanesesca).
Dëshmia e dytë është e një autori anonim, që sipas të gjitha gjasëve ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: “këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dallueshme prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk merren vesh fare me popujt e tjerë” [Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt *** aliis nationibus].
Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332, me porosi të papës Gjon XXII, shkroi traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit të VI-të Valua, mbretit të Francës, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN E DETIT), ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre.”
Gjuha shqipe është e ndarë në dy dialekte, një verior gegerisht dhe tjetrin jugor toskerisht.
Shumica e autorëve shqiptarë të vjetër, të shekujve 16.-17. kanë shkruar në dialekte veriore të gegënishtes (Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani). Për të lexuar shkrimet e tyre ndihmojnë edhe monografi të hollësishme si ato të Eqrem Çabej, Namik Resulit etj
Dokumenti më i vjetër apo ... ?Mediat shqiptare kanë shpallur një sensacion: gjetjen e një dorëshkrimi të moçëm në gjuhën shqipe nga dr. Musa Ahmeti në Arkivin Sekret të Vatikanit. Dorëshkrimi thuhet se është i vitit 1210, është shkruar në pergamen në 208 fletë në stilin beneventan, i tëri në gjuhën shqipe, në dialekt të veriut nga njëfarë Theodor Shkodrani. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema latine; përveç që për tre grafema të shqipes janë përdorur grafemat greke (për shkronjat: "dh", "th" dhe "y"). Mirëpo për "ypsilon", edhe greqishtja edhe latinishtja mesjetare kanë po një grafemë, që është njësoj si karakter i vogël në të dyja gjuhët, siç e përdor edhe Buzuku. Ndërsa për dh-në, në qoftë se ka qenë grafema greke, përse përdoret në fjalinë e vetme që është dëftyer deri tani nga ky dokument (
Mee ndihemmen xxe dessirnnee e phortee t'Lummnumittee ZOT - e mbaronjj n'vitee MCCX - ditnee e ix-t'Marxxittee.: Theoodor Scodraanitee) grafema e Buzukut, që nuk është aspak greke?
Duke arsyetuar kështu studiues shqiptarë si Ardian Klosi hedhin dyshime mbi vërtetësinë e këtij dokumenti. Në asnjë autor të vjetër nuk gjejmë për fonemën f grafemën ph, siç jipet tek fjala phorte më sipër. Madje edhe italishtja, nga vjen kjo fjalë në gjuhën shqipe, e shkruan me f.
Në asnjë nga autorët e vjetër nuk shkruhet nihemen, por ndihmën. Në atë kohë grupet nd, ng, mb në gegënishte ende nuk ishin asimiluar në n ose m, një zhvillim që është i mëvonshëm (shih edhe shpjegimet etimologjike të Çabejt për fjalën ndihmë). Pra, kur ky grup as te Buzuku, Budi, madje as te Bogdani, që shkruante gjuhën e Shkodrës, nuk ishin asimiluar ende, si shpjegohet që ishte asimiluar te Th. Shkodrani tre shekuj më parë? Por jo vetëm kaq:
Derisa autori në fjalë shkruan nihëmë për ndihmë, ai duhej të shkruante edhe maroj për mbaronj.
Zanoret dyfishe, siç jepen në fjalinë e përmendur, nuk kanë kuptim, sepse asnjëra nuk është në pozicion të gjatë. Në tërësi mund të thuhet se të gjitha fjalët janë të çuditshme, asnjëra prej tyre dhe asnjë grafemë nuk është ashtu siç mund të pritej. Kështu, përse shkruan autori për fonemën sh "ss" dhe për fonemën s "xx"? Te autorët e vjetër për sh, kemi "sc", çka është e natyrshme, pasi është modeli latin-italian, që do duhej ta kishte marrë, sikurse ta do mendja, edhe Theodor Shkodrani.
Musa Ahmeti thorë gjithashtu të ketë zbuluar një fjalor etimologjik me terminologji detare shqipe nga viti 1595 me autor Julio Banoviq, që ruhet në Arkivin e Splitit. Dorëshkrim tjetër me mjaft peshë është "Ceta e Profetëve" e Bogdanit, e cila ruhet në një nga arkivat e Dubrovnikut. Pastaj pesë tekste të botuara, por të panjohura nga albanologët, me autor Zef Skiroin e vjetër, i cili ka vdekur në vitin 1769. Gjithashtu një dokumet tjetër nga viti 1704, që përmban 18 mallkime në gjuhën shqipe nga Kodiku i Kryeipeshkvisë së Shkodrës, i Antoni Jebabit.
Dokumentet e hershme shqipe, të vërtetuara
Dokumenti më i hershëm shqip i vërtetuar është “Formula e Pagëzimit” nga viti 1462.
I dyti është "Meshari" i Gjon Buzukut i vitit 1555.
Faqja nė vazhdim (2/2)
[ Kthehu mbrapa ]Enciklopedi shqip e Rruzull.net