Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Fizikė ]

·Shkalla e Planck'ut (Plankut)
·Albert Enstein (Ajnshtajni)
·Ajnshtajni nen testim
·Gjėza e kohės
·Sa nxehtė ėshtė nė Skėterrė ?!
·Masa përkul hapësirën - Teoria e Einstein\'it (Ajnshtajnit)
·S\'ka asnjë gjë më të shpejtë se drita
·Inercia dhe masa
·Largpërçimi (Teletransportacioni)

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 137 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
shqiptar


Pjesëtar i popullit shqiptar që flet shqip; nënshtetas i Republikës së Shqipërisë.

Origjina e 'shqiptar', i cili shfaqet për herë të parë si emër njeriu në dokumente të fundit të shekullit të katërmbëdhjetë, është krejt e paqartë; disa mendojnë se do të thotë 'ai që kupton', nga folja shqipoj, ndërsa të tjerë e lidhin me fjalën  'shqipe/shqiponjë' që mund të ketë qenë totem i një fisi të lashtë.

Prof. Shaban Demiraj arsyeton kështu mbi prejardhjen e fjalës 'shqiptar':

Fjala e prejardhur shqip-tar ndeshet një herë të vetme tek Kuvendi i Arbënit i vitit 1705; "...a dinë mirë gjuhën e shqipëtarëvet...(f.76). Por edhe këtu përdoret më shumë fjala më e vjetër arbënesh, me sa duket, nën ndikimin e traditës së shkrimtarëvë veriorë. Edhe Thunmanni në veprën e tij të vitit 1774, f.243, e përmënd emrin shiptar: "Albanët e quajnë veten skipatar, por burimin e kësaj fjale ata nuk e dinë". Këto dy burime mjaftojnë për të vërtetuar se në shekullin XVIII emri shqiptar ishte në përdorim të gjallë si në Shqipërinë e Veriut ashtu edhe në atë të Jugut, ç’ka parakupton që kjo fjalë të jetë krijuar të paktën, një a dy shekuj më pare. Gjithsesi, etnonimi shqip-tar është krijuar relativisht vonë.

Për zëvendësimin e etnonimit më të vjetër arbënesh/arbëresh me emrin shqiptar të gjithë studiuesit e pranojnë se një dukuri e tillë ka ndodhur gjatë shekujve të fundit. Madje, disa prej tyre e kanë lidhur një zëvendësim të tillë me përhapjen e islamizmit në Shqipëri gjatë sundimit turk. Kështu p.sh e ka shpjeguar këtë dukuri O. Myderrizi (1965,164), i cili e lidh zëvendësimin e emrit të mëparshëm arbëneshë/arbëreshë me emrin shqiptar, sepse: "Emri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, po edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij. Emri i ri shqiptar që u përshtat si emër kombëtar bazohej në gjuhën, në një nga elementët kryesorë të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur si emër kombëtar nga myslimanët e parë shqiptarë që në shekullin XVI, por këta mbasi ishin të pakët nuk ia imponuan dot shumicës". Kurse Aleks Buda (1986, I, 149), pasi bën fjalë për luftën e gjatë të krahinave të ndryshme të Shqipërisë kundër pushtuesve osmanë dhe për kontradiktat klasore të papajtueshme midis masave popullore dhe pushtuesve, pohon: "Kjo ndeshje ballore e gjatë dhe masive e masave popullore me të huajte pjegon një dukuri në dukje të habitshme etnogjenetike: është pikërisht mbas kësaj periudhe lufte që ne vërejmë të kalojë në radhë të dytë emërtimi i lashtë etnik arbën dhe të zëvendësohet dora-dorës më një emër gjithashtu me rrënjë të lashtë shqiptar, me të cilin kjo kombësi e veçon veten nga pushtuesit e huaj, si një kombësi e veçantë e vetme, e ndryshme në radhë të parë me gjuhën e saj të dalluar, të përbashkët e të kuptueshme shqipe". Për E. Çabejn (1976, 65), "Zhdukja e zëvendësimi i tij (i emrit të mëparshëm - SH. D.) me emrin shqiptar mbase ka lidhje me zbërthimet etnike që u kryen me ardhjen e osmanëve". Autori nuk e zbërthen më tej shpjegimin e tij. Një shpjegim të ngjashëm gjejmë edhe tek R. Ismajli (1987,102): "Emrat shqiptar dhe Shqipëri...janë krijuar pas ndryshimeve më të thella shoqërore, politike e fetare". Më poshtë (f.103) ky autor shton: "Emri shqiptar u bë i qëndrueshëm plotësisht si i vetmi emër vetëm në kushtet e krijimit të vetëdijes për kombin, në rrethanat politike të lëvizjes së madhe të Rilindjes".

Në të vërtetë, çështja e zëvendësimit të etnonimit më të hershëm arbënesh/arbëresh me shqiptar është pasojë e përgjithësimit të ndajfoljes shqip në vend të ndajfoljes më të hershme arbën-isht/arbër-isht. E përgjithësimi i ndajfoljes shqip është bërë në truallin shqiptar nga vetë shqiptarët, pa dallim feje. Kështu, nuk duhet të jetë rastësi që Buzuku në të vetmin rast, që është dashur të përdorë një ndajfolje të tillë, ka përdorur pikërisht fjalën shqip dhe jo arbënisht. Po kështu Budi, i cili përdor një gjuhë më popullore se shkrimtarët e tjerë katolikë, në veprat e tij që kapin 1014 faqe, ka përdorur katër herë fjalën shqip dhe asnjëherë arbënisht. Në këto rrethana, lind vetiu pyetja nëse ndajfolja arbënisht/arbërisht ka qenë me të vërtetë në përdorim të zakonshëm në masat popullore të trevave veriore dhe jugore të banuara nga ata që flisnin gjuhën e arbëneshë a arbëreshë. Mospërdorimi i ndajfoljes arbënisht tek Buzuku e sidomos tek Budi dhe te Kuvendi i Arbënit duket sikur dëshmojnë që kjo ndajfolje nuk do të ketë qenë aq e përdorur në ligjërimin e përditshëm. E ky fakt, me sa duket, i ka dhënë shkas përdorimit gjithnjë e më të dendur të ndajfoljes shqip.

Duke studiuar gjuhën mund të mësojmë se shqipja është formuar më tepër në një zonë malore sesa fushore apo bregdet: ndërkohë që fjalët për bimët dhe kafshët që janë karakteristike në zonat malore janë krejt origjinale, emrat për peshqit e detit dhe ato për veprimtaritë bujqësore, (të tilla si plugimi) janë të huazuara nga gjuhët e tjera.

Studiuesi Georg Stadtmüller duke shqyrtuar etimologjinë e emrave të bimëve në shqip ka arritur në përfundimin se Urheimat'i (= vendi i të parëve) historik dhe gjuhësor i shqiptarëve duhet kërkuar në rajone në lartësinë 600 metra mbi nivelin i detit, që është zona gjeobotanike e pyjeve të thatë.

Pyjet e thatë në Ballkan
Pyjet e thatë subtropikalë si ç'mund të shihen (me të verdhë) nga kjo hartë e bërë nga Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën e Kombeve të Bashkuara gjenden sot në Ballkan në zonat malore të Shqipërisë së sotme, Kosovës, Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe në zonat malore pranë bregdeteve të Kroacisë dhe Malit të Zi.

Nga ana tjetër mungesa e fjalorit të trashëguar detar mund të mos thotë gjë. Dimităr Dečev (shqip. Dimiter Deçev) në Charakteristik der thrakischen Sprache (Karakteristike të gjuhës trake), Sofia, 1952, faq. 113, thotë se shqiptarët kanë pasur një fjalor detar por e kanë humbur.

Që nëse shqiptarët e lashtë nuk kanë jetuar pranë detit por prapë të kishin një fjalë origjinale për këtë gjë (det) mund të shpjegohet me atë se përvoja e dorës së parë nuk është e domosdoshme në këto raste dhe se kjo fjalë duhet të ketë qenë pjesë e trashëgimisë getike të parashqiptarëve dhe që nuk humbi përgjatë baritjeve të tyre në brendësi të steresë. Lidhjet tregtare me krahinat bregdetare duhet të kenë mjaftuar për t’u kujtuar atyre që deti ekziston.
Gjithashtu anije (anë, shum. enë) është një fjalë krahasimisht e re, e studiuar mirë  nga etimologët shqiptarë si  Dodbiba (1972), hasur për herë të parë në shek. e 19-të në një shkrim të arbëreshëve të Italisë si ani dhe pranuar nga shqiptarët në Kongresin e Manastirit më 1908-n në formën toske anije.

Mund të merret me mend që shqiptarët e lashtë nuk jetonin në Dalmaci, pasi ndikimi latin mbi shqipen është më tepër i llojit të origjinës së Romancës Ballkanike (që u zhvillua në rumanishte) sesa i origjinës dalmate. Ky ndikim i Romancës Ballkanike përfshin fjalët latine që shfaqin shprehje të folure dhe ndryshime kuptimi që gjenden vetëm në rumanishte dhe jo në gjuhët e tjera romance. Duke ia shtuar këtë fjalëve të përbashkëta vetëm për shqipen dhe rumanishten, mund të pranojmë si të vërtetë se rumunët dhe shqiptarët kanë jetuar dikur pranë njëri-tjetrit. Në përgjithësi sipërfaqet ku kjo mund të ketë ndodhur gjykohet të jenë zona të ndryshme që nga Transilvania, Serbia e Lindjes (zona rreth Naissus/Nishit), Kosova dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Sidoqoftë rumanishtja e ka pjesën më të madhe të termave bujqësore me origjinë latine, por jo termat që kanë të bëjnë me aktivitete qytetare, gjë që tregon që rumunët, përkundër shqiptarëve (të cilët ishin në fillim barinj), ishin popull bujqish në rrafshinat e ulëta.

Zonat me të kuqe mendohet të jenë ato ku shqiptarët kanë jetuar pranë rumunëve

Disa studiues shpjegojnë bile edhe hendekun midis bullgarishtes dhe serbishtes me praninë e një zone ndarëse shqiptaro-rumune në lindje të lumit Moravë (ndonëse ekziston një dialekt ndërmjetës serb, por është i formuar vetëm pas zgjerimit serb në lindje).

Një argument tjetër që mbështet origjinën veriore të shqiptarëve është numri krahasimisht i vogël i fjalëve me prejardhje greke, ndonëse Iliria e Jugut ishte nën ndikimin e qytetërimit dhe gjuhës greke/bizantine, sidomos pas rënies së Perandorisë Romake.

Sidoqoftë, nëse origjina e shqiptarëve duhet kërkuar në pyjet e thata tropikale, duke përjashtuar Dalmacinë, dhe duke ditur nga e njëjta hartë e mësipërme botanike se Transilvania dhe zona e Nishit hyjnë në zonën e pyjeve të butë kontinentalë atëherë zonat që përmbushin kriteret janë po ato zona që banohen edhe sot nga shqiptarët: zonat malore të Shqipërisë, Kosovë e Maqedoni e Veriut.

Shih:
  • Përmendjet e hershme të arbërve
  • Emërtimi i shqiptarëve ndër shekuj
  • Origjina e shqiptarëve





  • [ Kthehu mbrapa ]

    Enciklopedi shqip e Rruzull.net

    (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (300 herė lexuar)

    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.43 sekonda