kėrce
Ind, i gjysmëngurtë e i trajtësueshëm, mbështetës ose lidhës midis eshtrave të skeletit tek trupat e njerëzve dhe të kafshëve; kërc.
Në të gjitha kyçet takohen të paktën dy eshtra, të cilat i ndan një e çarë e ngushtë e kyçit. Ato pjesë të eshtrave që takohen janë të mbuluara nga kërce. Kërcja është e fortë dhe rrëshqitëse dhe bën që sipërfaqet t'i qëndrojnë konsumimit dhe të rrëshqasin lehtë kundrejt njëra-tjetrës. Në të çarën e kyçit ka pak lëng që i lehtëson akoma më tej lëvizjet. Lëngu i kyçit furnizon gjithashtu kërcen me oksigjen dhe lëndë ushqyese.
Shih: Kyçet mundësojnë lëvizjen trupore
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (66 herė lexuar) |