fot. Thobre
|
Masë si pelte deri e fortë, në të verdhë të zbehtë deri në të zezë të gjelbërt, tepër e ëmbël, e cila përftohet nga bletët prej ujtheve të ëmbla të luleve apo bimëve të tjera ose nga tajitjet e disa kandrrave të caktuara, përpunohet dhe ruhet në hoje dhe përdoret si ushqim ose ilaç.
Mjalti vepron kundër baktereve, zbut infeksionet ekzistuese dhe mbron plagën nga infeksione të tjera. Përveç kësaj mjalti nxit shtimin e indeve. Kështu që plagët shërohen përpjesshmërisht dhe lënë më pak vurrata.
Në rastin e kollës uji me mjaltë jep një efekt lehtësues në fyt dhe në rrugët e frymëmarrjes kështu që kolla zbutet.
Për të mos vuajtur nga pagjumësia netëve është mirë të hahet ndonjë lugë mjaltë.
Me gjithë vetitë e shumta pozitive mjalti nuk është pranuar pothuajse aspak deri tani si ilaç për trajtimin e plagëve: Por kjo mund të ndryshonte, shpresojnë studiuesit, pasi që mjalti në formë sterile mund të pranohej si ilaç.
Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (151 herė lexuar)