Lloj kandrre e vogël që ka nevojë për gjak për t'u zhvilluar; rriqër. Këpushat e marrin gjakun duke u ngjitur pas zogjve dhe gjitarëve. Përmes gjakut këpushat infektohen me lëndë të ndryshme ngjitëse dhe i përcjellin këto më tej.
Një këpushë që është bartëse e baktereve të borrelias mund të infektojë njerëzit me borrelia, Lyme borreliosis, përmes pickimit. Rreziku për t'u sëmurë nga një pickim i vetëm këpushe është shumë i vogël. Në përgjithësi zgjat të paktën një ditë që nga koha kur këpusha është ngjitur në lëkurë deri kur transmetohen bakteret e borrelias. Prandaj mund të zvogëlohet rreziku për të marrë sëmundjen nëse hiqet shpejt këpusha.
Njeriu mund të mbrohet pjesërisht nga pickimi i këpushës. Për shembull duke mbajtur çizme, pantallona të gjata dhe triko me mëngë të gjata në ato zona ku ka këpusha.
Shih:
Infektimi nga borrelia - përmes këpushave (rriqrave)Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (72 herė lexuar)