Arbėri
Tokat e banuara nga arbrit, paraardhësit e shqiptarëve, sidomos në vitet 1200-1500, të cilat jo gjithnjë kishin në krye arbër dhe ku Shqipëria e ditëve tona përbën vetëm rreth 25 përqind të asaj hapësire.
Në 1400-ën kemi një Arbëri pa dyshim më të madhe dhe më të fortë nga Shqipëria e sotme e cila bëhet gati për të përballuar një prej provave më të ashpra të kësaj periudhe, sulmin otoman, nën udhëheqjen e një princi me tipare thuajse legjendare.
Gjëja e parë që të habit nga kjo periudhë është rizbulimi i katolicizmit si faktor bashkimi për një popull të përçarë kurrë vërtet të bashkuar ndonjëherë. Një faktor që s'mund të hidhet poshtë nëse do të donim të përligjnim plotësisht aftësitë qëndruese që karakterizojnë arbrit e kësaj periudhe. Aftësi që mbështeteshin në bashkimin. Në disa kohëra ndërhyrja e Papës do të jetë vendimtare për ruajtjen e këtij bashkimi.
E dyta është aftësia e jashtëzakonshme e princit që udhëhoqi arbrit në luftë. I farkëtuar në shkollën e luftës të hierarkive ushtarake otomane që i vogël, u bë në gjendje të shpikë dhe zbatojë i pari strategji të tilla që në rrjedhën e historisë do të kenë shumë fat, duke u bërë kështu kryekomandanti më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë që ka udhëhequr një ushtri të vogël mbrojtëse.
Shih: - Arbëria e kohës së Skënderbeut - ''Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210''
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (179 herė lexuar) |