ndjesi
Ngacmim, që ndikon mbi një organ shqisor.
Shqisat tona mund të bëjnë një dallim kohor midis dy ngacmimeve vetëm nëse këto do të gjenin vend me një ndryshim kohor prej më tepër se 30 milisekondash. Pra koha copëtohet në trurin tonë në njësi të vogla. Brenda këtyre njësive koha nuk ekziston, çdo gjë duket të ndodhë në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë truri ia del mbanë të bashkërendojë ndjesitë e ndryshme në mënyrë të përsosur me njëra-tjetrën.
Ndjesia e të njohurit përfshin përputhjen ndërmjet një ngjarje aktuale dhe informacionit të ruajtur, por kjo mund të ndryshojë aq shumë nga ngjarja origjinale sa që ne e dimë që se kemi provuar kurrë më parë.
Déjà vu është një ndjesi e fortë dhe e çuditshme familjariteti, zakonisht me kohëgjatësi prej disa sekondash, “mbushje e mendjes” në vërtetësinë e saj dhe në atë që ne e dimë se çdo ndodhë më pas.
Një murgeshë katolike që lutet apo një murg budist që mediton vënë në veprim pjesë të trurit që u lejojnë atyre të përvojnë ndjesi që e kapërcejnë Un-in duke shkuar në kërkim të diçkaje të morishme. Rrjeti i trurit, detyrat që u janë dhënë neuroneve si dhe mënyra e tyre e lidhjes përbëjnë një mjedis të përsosur për të lejuar "ndjesi fetare".
Droga LSD i jep njeriut një ndjesi të lartë ankthi.
Shih: - Gjëza e kohës - Deja Vu - Zoti s'ka për t'u larguar - LSD
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (90 herė lexuar) |