Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Mikroorganizmat ]

·Rreziqet e njė puthje dashurie
·Lufta e padukshme
·Bujtues nė trupin tonė

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 107 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
grip


[nga frëngjishtja grippe, në të vërtetë = tekë, nga: gripper = rrok, kap diçka, sipas përfytyrimit që kjo sëmundje e pllakos dikë kur t'i teket asaj]

Ftohmë (e lidhur me dhimbje koke dhe zjarrmi). Simptoma të tjera të gripit janë: rrjedhje hundësh, kollë, dhimbje fyti, teshtitje.

Ngjitja

Gripi është ngjitës ose transmetues. Virusi i gripit, në mënyrë që të shumëfishohet dhe zhvillohet ka nevojë për një mjedis të përshtatshëm, si ç´është trupi i njeriut, pastaj mbërrin bujtinarin e mëpasshëm nëpërmjet rrymëzash të lëngshme që çlirohen në ajër përmes një teshtitjeje apo kollitjeje. Ose përmes ndërrimit të pështymës, që njihet ndryshe si puthje.

Kur pacienti fillon të ndjejë simptomat e gripit ai ka kohë që ka filluar të bëhet përhapës i këtij virusi. Kur personi ndjehet i sëmurë, do të thotë se në gojën dhe hundën e tij ekzitojnë grimca të mjaftueshme virusi dhe sapo ai teshtin ose kollitet, rreth 100 mijë grimca të virusit të gripit dalin nga goja ose nga hundët dhe hyjnë në ajrin rrethues në kërkim të viktimës tjetër.
Dhe sipas disa shkencëtarëve, vetëm thithja e 10 grimcave të tilla mund ta bëjnë personin të ndjehet i sëmurë. Sa më të vogla të jenë këto grimca aq më lehtë thithen nga organizmi nëpërmjet frymëmarrjes. Grimcat më të mëdha të virusit të gripit zënë vend në sipërfaqe dhe marrja e gripit nëpërmjet grimcave të tilla është më i vështirë, vetëm në se personi i prek ato me dorë dhe dora e palarë bie në kontakt me gojën ose hundën. Megjithatë, virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqe deri në 48 orë. Kur gripi fillon, virusi i tij përhapet dhe është vështirë të ndalet.

Në vitin 2003, një virus gripi hyri në Shtetete Bashkuara nëpërmjet aeroplanit. Arsyeja ishte se ventilatori për ajrosjen e aeroplanit gjatë fluturimit ishte prishur duke bërë që një person i vetëm me grip të infektonte afro 75 përqind të udhëtarëve në aeroplan.

Proteina që ndryshojnë
Viruset kanë me vete proteina ngjitëse me të cilat u bashkangjiten qelizave të shëndosha, ku futen dhe shumëfishohen.

Sot për sot duhet të zhvillohet kundër virusit të gripit çdo vit një vaksinë e re, pasi që disa proteina të tij ndryshohen. Shumë kompani farmaceutike nuk e prodhojnë vaksinën kundër gripit, për këtë shkak pasiqë dozat e papërdorura duhen hedhur.
Një lloj vaksimi i ri përmes spërkatjes së hundës i zbuluar në vitin 2006 do të mbrojë ndaj të gjitha llojeve të mundshme të viruseve të gripit - dhe me këtë do t'u shmanget zhvillimit të vaksinave të përshtatura ndaj varianteve të veçanta të këtij virusi të cilat deri tani kanë gllabëruar shumë kohë. Vaksina e virologjistëve belgjianë vepron ndaj një proteine, e cila është e njëjtë në të gjitha viruset e gripave dhe që nuk ndryshon.

Ilaçet s'e shërojnë
Gripin, nuk ka ilaçe që e shërojnë. Shume njerez bejne gabim te marrin antibiotikë me shprese qe i ndihmon por antibiotiku eshte efektiv vetem kunder bakterieve.
Ekzistojnje disa ilace popullore si psh. koncentrate hurdhash te thara; Echinacea qe duhet marre sapo te kesh ndjere simptomat e para te gripit; vitamina C . Veprimi i ketyre ilaceve kunder gripit nuk eshte vertetuar shkencerisht. Pra eshte nje ceshtje besimi. Nese beson se te ndihmojne mund t'i marresh.

Acidi acetilsalisilik (aspirina) dhe ibuprofeni kane efekt me te larte se sa paracetamoli persa i perket inflamacioneve si në rastin e dhimbjeve te trupit (muskujve) gjate nje gripi.

Një jetë e pasur me seks mbante larg të ftohurin dhe gripin.
Në shtim
Rastet e gripit kanë ardhur duke u shtuar dhe periudha e gjendjes gripore është bërë më e gjatë, nga 8 javë në 12 javë.

Personat 85 vjeç e sipër kanë më të ngjarë të shtrohen në spital se sa personat në moshë më të re.

Në fakt në rrezik më të madh janë 50 vjeçarët që kanë një sistem të dobët imunitar ose që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Po ashtu në rrezik janë edhe fëmijët deri në 5 vjeç. Këta fëmijë qëndrojnë në spitale për një periudhë më të shkurtër kohe, mesatarisht 3 deri 4 ditë, ndërkohë që personat më të moshuar qëndrojnë të shtruar në spital si pasojë e gripit nga 7 deri në 8 ditë.

Këto të dhëna duket se theksojnë edhe më shumë nevojën e vaksinimit kundër gripit, ndërsa periudha e dimrit afron.






[ Kthehu mbrapa ]

Enciklopedi shqip e Rruzull.net

Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (161 herė lexuar)

Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.12 sekonda