grip i shpendėve
Një sëmundje tepër ngjitëse që shkaktohet nga virusi A i gripit, duke prekur shpendët shtëpiakë, gjelat e detit, fazanët dhe disa zogj të egër, por rrallë zogjtë e ujit apo pëllumbat.
Ekspertët kanë frikë, se virusi i gripit të shpendëve mund të përzihet me viruset e gripit njerëzor. Në këtë mënyrë mund të krijohet një virus gripal krejt i ri ndaj të cilit nuk është askush imun. Ky mund të përhapet në mbarë botën nëpërmjet qarkullimit ajror duke rrezikuar miliona njerëz. Në një rast të tillë sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin aktualisht një në tre vetë mund të sëmuret nga gripi dhe 1% e të infektuarve do të vdesin. Gripi i shpendëve mbetet një kërcënim serioz ndaj shëndetit të njerëzve dhe kafshëve në të gjithë botën dhe nuk ka për t'u shuar në të ardhmen.
Kur virusi i gripit të shpendëve u kthye në një lloj gripi në vitin 1918 që shkaktoi një epidemi globale, nuk ndodhi menjëherë. Një gjë e tillë ndodh pak nga pak, në fillim me epidemi lokale dhe virusi zhvillohet dhe transmetohet pastaj më efektivisht nga një person në tjetrin. Kjo epidemi, e njohur edhe si gripi spanjoll, shkaktoi vdekjen e 20 deri në 40 milionë njerëzve në gjithë botën.
Ne Maj 1997 ekspertet boterore te gripit u frikesuan se mos po perhapej nje Pandemi e madhe gripi, e nje masiviteti te tille te papare qe nga koha e Gripit Spanjoll. Shkaku ? Nje djali 3 vjecar ne Hong Kong i kish rene gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit peson ndryshime (mutacione) gjate kalimit nga shpendet te derrat e me pas tek njerezit. Por ky tip kishte kapercuer barrieren e specieve, duke sjelle nje tip te ri virusi te gripit per te cilen njerezit nuk kane rezistence natyrale.
Per gripin nuk ka kure, e per kete tip te ri nuk ka vaksine. Ky tip gripi u ra 18 veteve, 6 vdiqen: pas therjes e groposjes se 1.4 milion pulave semundja u vu nen kontroll.
Shkencëtarët e Universitetit Gent në Belgjikë kanë zbuluar në vitin 2006 një procedim të ri, i cili do ta mbronte njeriun tërë jetës nga viruset e gripit - edhe nga gripi i shpendëve, kur ky do të kaptonte njerëzit. Vaksina e virologjistëve belgjianë vepron ndaj një proteine, e cila është e njëjtë në të gjitha viruset e gripave dhe që nuk ndryshon duke e bërë atë të ketë një efekt të përgjithshëm dhe të gjithëjetshëm. Shih: - Gripi i shpendëve, kërcënim serioz për njerëzit - Pritet të vijë një epidemi gripale globale - Sëmundjet më vdekjeprurëse në botë (pjesa I) - Spërkatës hunde kundër të gjitha viruseve të gripit
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (118 herė lexuar) |