zorrė e trashė
Copyright Oslo Alternative Legeklinikk
|
anat. Pjesa më e trashë e kanalit të zorrës, që përfundon në zorrën e drejtë (rektum).
Normalisht zbret çdo 24 orë përafërsisht dy deri tre litra lëngje në zorrë nga ushqimi dhe pijet. Përveç kësaj krijohen çdo 24 orë gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Pjesa më e madhe e lëngjeve thithet nga muri i zorrës thellë në zorrën e hollë dhe kalon pastaj në gjak. Një deri dy litra kalojnë në zorrën e trashë dhe përvetësohen aty.
Studimet tregojnë se përdorimi i shpeshtë e me sasi i mishit të gjedhit, për shembull një herë në ditë, për vite me radhë, mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë. Në mishrat që përbëjnë rrezik janë mishi i lopës, i derrit dhe i qingjit si dhe ato të përpunuara. Përdorimin e mishit rreth 9 herë në javë, shkencëtarët e quajnë konsumim të lartë. Studimi tregoi gjithashtu se mishi i pulës dhe peshkut përbëjnë më pak rrezik për zhvillim të kancerit të zorrës së trashë. Sigurisht që në raste festash e gëzimi, ngrënia i një bifteku apo bërxolle nuk do të kishte ndonjë ndikim në shtimin e rrezikut të kancerit.
Studiuesit kanë gjetur gjithashtu prova të reja për parandalimin e kancerit duke treguar se ilaçet e përdorura gjerësisht për të pakësuar kolesterolin, si Lipitor-i, Zocor-i apo Pravachol-i për të paktën 5 vjet, ishin 50 për qind më pak të rrezikuar të prekeshin nga kanceri i zorrës së trashë. Ndër shpjegimet e mundshme mund të përmendet çaktivizimi i gjeneve kanceroze nga efektet e këtyre barnave dhe zbutja e pezmatimit që shkakton kanceri në zorrën e trashë.
Shih: - Lëngjet krijohen dhe përvetësohen në zorrën e hollë - Kanceri i zorrës së trashë dhe mishi - Përparime në trajtimin e kancerit
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (216 herė lexuar) |