qymyr
Lëndë djegëse fosili e përbërë nga lëndë bimore të karbonizuara dhe të depozituara në Epokën e Karbonit.
Përgjatë milionvjeçarëve shtresat sedimentare gjithnjë e në rritje shtypin kërcunjtë pas njëri-tjetrit derisa prej tyre lind qymyr. Nga një shtresë prej dhjetë metra mbetje bimësh formohet një depozitë qymyri një metër e trashë.
Zonat me miniera qymyrguri në Europë, që nga Anglia deri në Francën e Veriut, që nga Ruhri deri në Poloni dhe Rusi të lënë të marrësh me mend shtrirjen e pafundme të pyjeve të hershme të Epokës së Karbonit. Qymyri do të bëhej themeli i një prej ndryshimeve rrënjësore të historisë së Europës. Përftimi i këtij burimi fosilor të pamasë energjie në shumë anë të kontinentit ishte kushti paraprak për ngritjen industriale dhe ekonomike të Europës.
Kina është sot konsumatorja më e madhe e qymyrit në botë.
Shih: Mbikontinenti Pangea Kina, konsumatorja më e madhe në botë
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (135 herė lexuar) |