fëmijë
[nga latinishtja familia = tërësia e vartësve ku në shoqërinë e lashtë hynin edhe fëmijët, vartës të pushtetit të babait të familjes < famul = shoqërues, vartës < *faama = shtëpi ]
1. Bir apo bijë; pasardhës femër apo mashkull, i shkallës së parë. Gruaja mund të lindë një fëmijë në 9 muaj ndërsa mashkulli mund të bëhet atë i qindra fëmijëve brenda kësaj periudhe kohe. Për shkak se rritja e fëmijës kërkon kohë të gjatë, stërgjyshet tona lindnin mesatarisht një fëmijë në katër vjet.
Sipas një hetimi të kryer kohët e fundit çdo i shtati fëmijë i lindur një çifti të martuar ka për baba dikë tjetër. Meqenëse gratë janë ato që lindin atëherë këto janë të sigurta që fëmija mban gjenet e tyre . Burrat nuk mund të jenë 100 % të sigurt , kështu që ata kanë shtjelluar një mënyrë për t'u mbrojtur nga gjasa e mashtrimit nga partneri. Ajo qëndron e gjitha në madhësinë e herdheve - ato të njeriut janë më të mëdha se të gorillave por më të vogla se të shimpanzeve. Një gorillë ka një harem femrash që i përkushtohen atij dhe vetëm tij. Kështu atij nuk i nevojitet të ketë të gatshme një sasi të madhe spermash. Mirëpo shimpanzetë femra nuk janë aspak besnike, kështu që meshkujt e derdhin farën sa më shpesh të jetë e mundur në sa më tepër femra të jetë e mundur, për t'u dhënë spermave të tyre gjasat më të mira për të krijuar një fëmijë.
Pas thënies që një fëmijë është 'kopje e të atit/ëmës apo gjyshit/gjyshes' ka një prirje të menduari se ky fëmijë ka më tepër nga ajo anë e familjes. Në të vërtetë nuk mund të jetë kështu pasi që çdo qelizë e trupit tonë përmban një numër të barabartë gjenesh (ato mijëra njësi të imëta të trashëgimisë të përcjellura në çdo vezë dhe spermë) nga secili prind. Karakteristikat e një fëmije nuk janë gjithnjë e mesmja e përpjesshme e atyre të prindërve. Ndonjëherë një karakteristikë e një prindi do të zhduket në fëmijët e tij, vetëm për tu shfaqur sërish tek nipërit. Ndonëse etër të gjatë dhe ëma të shkurtra në përgjithësi lindin fëmijë të cilët kur rriten arrijnë një gjatësi që gjendet midis tyre, prapëseprapë kur këta fëmijë bëhen prindër mund të lindin fëmijë që kur rriten mund të jenë të gjatë, të shkurtër, ose të një gjatësie të ndërmjetme.
Fëmijët e lindur prej prindësh që kanë sisteme të ndryshme imunitare kanë gjasat më të mira t'i luftojnë vetë sëmundjet.
Gratë të cilat në kohët e lashta zgjidhnin si partnerë gjuetarë dhe mbrojtës të zotë kishin gjasa më të mëdha që fëmijët të mos u vdisnin nga uria. Fëmijët e tyre mbijetuan duke trashëguar prirjet e të ëmave të tyre përmes gjeneve përgjatë mijëra brezave deri në ditët e sotme.
Nëse nëna shtatzënë e ka gjakun me Rhesus negativ dhe babai me Rhesus pozitiv femija, natyrisht mund te jete me gjak ose Rh -, ose me Rh+. Kjo e fundit nuk paraqet problem, por nese femija ka gjakun me Rh pozitive, disa nga rruazat e kuqe te tij mund te futen ne qarkullimin e gjakut te nenes e per rrjedhoje trupi i saj stimulohet qe te prodhoje Rhesus antitrupa. Ne nje menyre a nje tjeter keto antitrupa, mund te kthehen ne sistemin e femijes dhe fillojne e shkaterrojne rruazat e kuqe te tij. Kjo mund te jete serioze dhe ne disa raste femija lind i vdekur ose provokohet lindje e parakohshme. Megjithate tablloja e vertete nuk eshte kaq e frikshme, ne realitet duhen 2 ose me shume shtatezani per nenen qe trupi i saj te prodhoje antitrupa ne sasi te mjaftueshme qe te rrezikohet jeta e femijes se saj.
Marrja e alkoholit gjate shtatezënësisë mund te sjelle abnormalitete tek fetusi dhe zhvillim te dobet fizik e mendor tek femijet; bile dhe sasite e moderuara mund te sjellin abort, femije nenpeshe apo prapambetje mendore. Perdorimi kronik i khatit nga gratë shtatezena mund te sjelle femije me peshe te ulet dhe kjo droge ekskretohet ne qumeshtin e gjirit. Marrja e amfetaminës gjatë shtatzënësisë rrit rrezikun për difekte në fetus, veçanërisht në zemrën e tij, gjithashtu mund të çojë në lindje të parakohëshme dhe fëmijë nën peshë.
Shih: Gjenet: Gjërat më themelore Tradhëtarë të dashurisëDëshira më e fshehtë e njeriut Si trashëgohen gjenet ? Hormoni i besnikërisë Paraqitja e jashtme Bashkëshortët dhe mashtruesit e tjerë... Gjaku, grupet e gjakut dhe transfuzioni AlkoholiKhatAMFETAMINA (Amphetamine )
2. Një i ri i njërës prej gjinive sidomos dikush midis foshnjërisë dhe rinisë; pra dikush që shfaq karakteristikat e një personi tepër të ri, si pafajshmëri, bindje, besimtari, mirëkuptim të kufizuar, etj. Fëmijët janë anëtarët më të pafuqishëm të zinxhirit familjar. Fëmijët janë që në foshnjëri shkencëtarë të vegjël, të cilët zotërojnë skema logjike themelore si atë të shkakësisë, dhe kryerjen pa gabime të veprimeve themelore matematikore. Të ballafaquar me ndërtime të gabuara fjalie, ka dalë se, që dy vjeç e gjysmë fëmijët dallojnë fjalitë e ndërtuara gabim dhe madje i korrigjojnë. Edhe pse fëmija e vogël ndërton fjali tepër të shkurtra, kjo nuk do të thotë se dija e saj gramatikore është e kufizuar. Gjuhët e botës dallohen nga njëra-tjetra në mënyrë të qenësishme në fushën ritmike. Fëmija duket se ka që në fillim një ndjesi për këtë. Kjo do të thotë se fëmija gjerman, që përpara se të flasë fjalët e para, belbëzon në ritmin e gjermanishtes. Ftohja është sëmundja më e zakonshme infektive ndër fëmijët e vegjël. Sëmundje tjetër e zakonshme është pezmatimi i menjëhershëm i veshit. Enët me kapak mund të përdoren për shumë gjëra, dhe ato mund të hyjnë mirë në punë për të ndihmuar fëmijën të ushtrojë duart. Tregoja fëmijës se si hiqet kapaku dhe vendosja përsëri enës. Tregoji fëmijës si hidhen gjërat brenda në kutizë dhe si kjo kthehet mbrapsht për t'i nxjerrë sendet sërish. Shih: Familja - një vatër e ngrohtëPërvetësimi i gjuhës nga fëmijët e vegjël Lojë për fëmijë 9-12 muajsh: Enë me kapak dhe kutiza
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net (Albanian etymology, etimologji) Tė gjitha tė drejtat e Enciklopedisė dhe fjalorėve tė Rruzullit janė tė rezervuara © nga Rruzull.net - (1549 herė lexuar) |