zjarrmi
e. Gjendje temperature tepër të lartë trupore si simptomë sëmundjeje. Zjarrmia është kundërveprimi normal i trupit ndaj një infeksioni dhe një fazë e mbrojtjes së trupit nga sulmet virusale dhe bakteriale.
Nëse një kyç ënjtet dhe njeriu njëkohësisht ka zjarrmi duhet të kontaktojë menjëherë një mjek. Mund të jetë simptomë e një malcimi kyçi për shkak të helmimit të gjakut.
Është mëse e zakonshme që infeksionet të shkaktojnë zjarrmi tek fëmijët. Ka dy lloje kryesore infeksionesh, njëra shkaktohet nga virusi dhe tjetra nga bakteriet. Janë parasëgjithash infeksionet virale si p.sh. ftohje, kollitje dhe dhimbje fyti, shkaktarët më të zakonshëm të zjarrmisë. Në përgjithësi fëmija ka zjarrmi kur temperatura e matur në prapanicë apo vesh, është mbi 38 gradë pas gjysëm ore prehjeje.
Fëmijët i kap lehtë zjarrmia. Por zjarrmia jo gjithnjë do të thotë se fëmija është i sëmurë. Nëse fëmija është tepër i gjallë, për shembull luan plot gjallëri, temperatura mund të shkojë deri tek 38,5 gradë pa qenë shenjë e ndonjë sëmundjeje. Lëre fëmijën të prehet gjatë një gjysëm oreje, më mirë do të ishte që ajo të shtrihej, dhe matja edhe njëherë temperaturën. Normalisht ajo zbret me një gjysëm grade pas prehjes. Nëse temperatura zbret atëherë nuk bëhet fjalë për zjarrmi.
Vetë zjarrmia nuk është e rrezikshme. Por nëse fëmijën e zë spazma në lidhje me zjarrminë duhet kontaktuar menjëherë një qendër kujdesi shëndetësor apo klinikë fëmijësh. Disa fëmijë mund të bëhen përkohësisht të hutuar kur kanë zjarrmi. Ata shohin, dëgjojnë apo ndjejnë gjëra që nuk janë me të vërtetë apo e nënkuptojnë ambjentin që i rrethon në një mënyrë të shtrembëruar. Mund të jetë e vështirë për të pasur kontakt me fëmijën. Prindër e fëmijë mund të frikësohen nga ky përjetim, për kjo gjendje është e parrezikshme dhe zakonisht kalon pas pak kohe. Hutimi i përkohshëm mund të qetësohet përmes uljes së temperaturës. Një mënyrë për t'u përpjekur për të ulur temperaturën e lartë është flladitja e fëmijës duke pasur freski në dhomë. Nëse fëmijës duket se i pëlqen atëherë ajo mund të lihet të flerë me një çërçaf të hollë apo vetëm me të mbathurat. Balli mund t'i njomet me me ujë të ftohtë.
Një mënyrë tjetër për të ulur temperaturën është dhënia e barnave zjarmmiulëse. Spazma nga zjarrmia është një ndërlikim i rrallë. Pjesën më të madhe të fëmijëve nuk e kap kurrë spazma nga zjarrmia sado lartë t'u ketë shkuar temperatura. Por përafërsisht një fëmijë në 20 e kap ndonjë herë spazma nga zjarrmia. Spazma vjen me sa duket në lidhje me rritjen e shpejtë të temperaturës. Fëmija humbet vetëdijen, mbetet i ngrirë, mund të mavijoset rreth gojës, dhe pastaj nis t'i tërhiqen (dridhen) duart e këmbët.
Shih: Zjarrmia tek fëmijët A është e rrezikshme zjarrmia për fëmijët ? Hutimi dhe spazma nga zjarrmia tek fëmijët Dhimbja e kyçeve mund të jetë pasojë e shumë shkaqeve
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (302 herė lexuar) |