orangutang
[malaizisht orang (h)utan = njeri pyjesh]
Majmun antropomorf më këmbë të shkurtra, krahë të gjatë dhe me gëzof prej qimesh të dendura, të kafta e gjata që jeton në pemët e pyjeve tropikale të Borneos dhe Sumatras. Tek orangutangët është njësoj si tek njerëzit, ka smirë e cila buron nga krahasimi dhe dëshirimi. Poashtu si njerëzit orangutangët bëjnë plane për të ardhmen. Atyre iu mësua të përdornin një vegël për të hapur një aparat që të shtienin në dorë një shpërblim. Më vonë doli që majmunët e ruajtën veglën për ta përdorur në të ardhmen.
Shih: - Smira dhe shoqëria e sotme - Edhe majmunët bëjnë plane për të ardhmen
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (193 herė lexuar) |