Njëfarë programi që quhet sistem pune, bazuar në ndërfaqje grafike përdoruesi dhe që mbështet shumëveprimin (zhvilluar nga Microsoft). Ai i jep kompjuterit tënd funksionet themelore si:
- Kontrollon fortëmjetet (hardware) si makinën shtypëse (printer), ekranin e kompjuterit etj.
- Organizon të dhënat e tua
Sipërfaqja kryesore e kuadrit të Windows quhet sipërfaqe e punës (
angl. desktop). Disa veçori të tjera janë:
Kuadri i Windows (fig. Copyright© Maharishi University of Management)
|
- My Computer (Kompjuteri Im) - të mundëson të hysh tek dosjet (
angl. folders) dhe skedat kompjuterike (
angl. files). Mund të mos ndodhet gjithnjë në sipërfaqen e punës, në këtë rast gjendet nën menynë që shfaqet me shtypjen e sustës Start, shih më poshtë.
- Recycle Bin (Hambari i Rifitimit) - ruan skedat e fshira kompjuterike dhe të mundëson t'i rifitosh ato.
- Susta Start (e nisjes) - për hapjen e programeve dhe skedave kompjuterike
- Taskbar (Shiriti i Veprimtarisë) - të jep mundësinë për të parë, hyrë ose përdorur cilindo nga programet e hapura.
Shih: Si të përdor kompjuterin: Windows për fillestarë