infeksion viral
Infeksion nga një virus që shkakton sëmundje tek njerëzit. Mjaftojnë 10 pjesëza virale për të ngjitur një infeksion viral. Ky mund të ngjitet përmes puthjes.
Janë parasëgjithash infeksionet virale si p.sh. ftohje, kollitje dhe dhimbje fyti, shkaktarët më të zakonshmën të zjarrmisë. Dhimbjet nga infeksionet virale, mund të gjejnë vend vetëm tek kyçet.
Të vjellat mund të shkaktohen në disa raste nga një infeksion viral në kanalin midis stomakut dhe zorrës. Sëmundja njihet në mjekësi nën emrin gastroenterit.
Hepatiti C është infeksion viral i melcise dhe shkak madhor ne sjelljen e kancerit te melcise, verdhesit e vdekjes nga helmimi i gjakut. Perhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut, p.sh nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual. Ne menyre globale mendohet se jane mbi 170 milione persona me kete infeksion kronik, e cdo vit kesaj armate i shtohen 4 milione te tjere. Nuk ka vaksine per Hepatitin C.
Infeksionet virale tek fëmijët Nëse fëmija ka një infeksion viral por nuk i ka humbur lëngjet atëherë nuk ka nevojë të mjekohet në spital por njeriu mund të përkujdeset për të në shtëpi. Meqënëse cipa jargore e zorrës është bërë e ndjeshme për shkak të sëmundjes atëherë duhet që për sa kohë që sëmundja zgjat të mos i jipet fëmijës ndonjë ushqim të cilin nuk e ka provuar më parëtë mos i jipet peshk apo vezë fëmijëve nën një vjeç të cilët kanë treguar më parë shenja alergjietë bëhet kujdes me frutat dhe rrushqet të cilat mund të japin jashtëqitje të rrjedhshme apo të vjellatë pritet disa ditë me dhënien e qumështit të lopës pasi ky mund të shkaktojë në disa raste të vjella tek foshnjet.
Shih: Zjarrmia tek fëmijët Të vjellat nga koliti dhe infeksioni viral tek fëmijët Rreziqet e një puthje dashurie Sëmundjet më vdekjeprurëse në botë (pjesa II) Dhimbja e kyçeve mund të jetë pasojë e shumë shkaqeve
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (274 herė lexuar) |