zorrė
Copyright Oslo Alternative Legeklinikk
| [parashq. *3^e:rra < *gWer(h3)snah2 < paraindoeur. *gwer- = lëfyt ]
em. anat. Organ gjatosh, gjarpërues brenda në bark, që përbën pjesën përfundimtare të kanalit të tretjes së ushqimit nga stomaku për në anus.
Normalisht zbret çdo 24 orë përafërsisht dy deri tre litra lëngje në zorrë nga ushqimi dhe pijet. Përveç kësaj krijohen çdo 24 orë gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Pjesa më e madhe e lëngjeve thithet nga muri i zorrës thellë në zorrën e hollë dhe kalon pastaj në gjak. Një deri dy litra kalojnë në zorrën e trashë dhe përvetësohen aty. Me jashtëqitjen dalin vetëm një deri dy decilitra në 24 orë. Përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë.
Nëse njeriu kapet nga një infektim në zorrë atëherë ndikohen surrzlat. Mund të krijohen më tepër lëngje dhe thithja e lëngjeve mund të zvogëlohet.
Zorra është organi me imunitetin më të madh në trupin e njeriut në të cilën gjenden më tepër se 70 përqind të qelizave mbrojtëse. Një pjesë e madhe e tyre janë të lidhura drejtpërsëdrejti me trurin barkor. Ato mësojnë të dallojnë midis asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe. Pastaj këto të dhëna ruhen dhe kur lind nevoja thërriten.
Qendra operative e barkut organizon luftën kundër pushtuesve nga më të këqinjtë si ç´janë mikroorganizmat që jetojnë brenda nesh dhe që gjenden me miljona brenda zorrëve dhe që përpiqen tërë kohës të futen në pjesët e tjera të trupit tonë.
Në zorrën tonë gjenden edhe baktere të padëmshme dhe që mbrojnë ndaj infeksioneve të rrezikshme. Nëse flora bakteriale çrregullohet, p.sh. nëse njeriu merr antibiotikë, bakteret që bëjnë që njeriut t'i sëmuret barku shtohen në numër dhe shkaktojnë shqetësime.
Nëse bakteret e zorrës, të cila janë shpesh rezistente, bijnë në kontakt me bakteriet që na kanë infektuar atëherë kopjet e plazmideve të tyre mund të kalojnë në këto baktere, që pastaj ndahen dhe vazhdojnë të na infektojnë më tepër. Në këtë rast trajtimi me antibiotikë nuk funksionon më. Bakteret janë bërë rezistente dhe akoma më të rrezikshme.
Mëlçia neutralizon helmet e prodhuar në zorrë që absorbohen nga gjaku.
Përdorimi i shpeshtë e me sasi i mishit të gjedhit, për shembull një herë në ditë, për vite me radhë, mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë. Në mishrat që përbëjnë rrezik janë mishi i lopës, i derrit dhe i qingjit si dhe ato të përpunuara. Mishi i pulës dhe peshkut përbëjnë më pak rrezik për zhvillim të kancerit të zorrës së trashë.
Sëmundjet e zorrëve mund të japin dhembje kyçesh por është e pazakontë që këto sëmundje të nisin me dhimbje kyçesh.
Disa fëmijë preken nga të vjella që vërshojnë nga goja. Këto lloj të vjellash dalin si predhë dhe mund të shkojnë deri në një metër largësi. Këto të vjella shkaktohen nga se muskujt në stomak nuk munden të fusin ushqimin në zorrë pasi goja e stomakut është më e ngushtë nga sa duhet kështu që në vend të kësaj fëmija e vjell jashtë ushqimin. Kjo gjendje njihet ndryshe edhe si pylorusstenos ose pylorusspasm dhe mund të zhduket vetë ndërsa trupi zhvillohet. Këto lloj të vjellash çojnë zakonisht në atë që fëmija nuk shton në peshë sa duhet. Prekin më tepër djemtë sesa vajzat dhe kjo zakonisht kur fëmija është një deri dy muajsh.
Njeriu duhet të flasë me mjekun e tij përpara se të nisë kurimin me Diclofenac T ratiopharm nëse njeriu ka pasur hemorragji nga zorra apo nëse njeriu ka sëmundje të tjera të zorrës.
Shih: Barku vendos Lëngjet krijohen dhe përvetësohen në zorrën e hollëKanceri i zorrës së trashë dhe mishi Të vjellat tek foshnjet Lufta e padukshme Mëlçia - laboratori i trupit Dhembja e kyçeve mund të jetë pasojë e shumë shkaqeve Diclofenac T ratiopharm ndaj dhimbjeve akute
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (350 herė lexuar) |