diabet
[greq. diabètes < dià + bema = kalim < dià = nga, përmes dhe baìnò = shkoj].
Sëmundje metabolike që shoqërohet me rritje të përqindjes së sheqerit në gjak. Diabetikët nuk prodhojnë mjaftueshëm insulinën, hormonin që kontrollon sasinë e sheqerit në gjak. Kjo shkakton probleme serioze me sytë, zemrën, veshkat dhe këmbët. Diabeti mund të japë simptoma si të përzierët dhe të vjella por edhe dhimbje kyçesh. Diabetikët mund ta mbajnë sëmundjen nën kontroll përmes dietës apo injeksioneve me insulinë, por ky mjekim është larg nga të qenit perfekt. Erëza orientale, që përdoren në mjekësinë popullore indiane për kurimin e sëmundjeve si diabeti janë vënë re se ndihmojnë për të kontrolluar lëvizjen e sheqerit në gjak. Përkrahësit e punës kërkimore në fushën e qelizave zanafillëse thonë se klonimi mund të çojë në kura shumë të efektshme për sëmundje si diabeti.
Mbipesha trupore apo dhjamosja e trupit është shkaktarja numër një e diabetit. Ata që bëjnë një nivel të ulët ushtrimesh fizike kanë 3-6 herë më shumë gjasa të vuajnë nga diabeti sesa ata që bëjnë ushtrime rregullisht.
Djemtë kapen më shpesh nga diabeti.
Shih: Të vjellat tek foshnjetMashkulli i gjorë Dhembja e kyçeve mund të jetë pasojë e shumë shkaqeve
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (503 herė lexuar) |