Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Evolucioni i njeriut ]

·Ribėrja e njerėzimit
·Edhe majmunėt bėjnė plane pėr tė ardhmen
·Zbulohen fosile 930 mijė vjeēare tė njė njeriu
·Lindur pėr tė mbijetuar
·Kafsha brenda nesh - instinktet
·Gjenet e gruas kanė zhvilluar njerėzimin
·Duart - mjete komunikimi dhe pune
·Tė parėt tanė kanė ecur mė grushta
·Psikologjia Evolucionore

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 77 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
vjellė (tė)


Ecuri përgjatë së cilës përmbajtja e stomakut shtypet për lart duke kaluar nëpër gurmaz dhe duke dalur jashtë përmes gojës; vjellje.
Vjellja është përgjigje e trupit tonë ndaj mjaft gjërash, përfshire ushqimet e kontaminuara, infeksionet virale e dhimbje tepër të forta. Gjithashtu haset si efekt nga disa ilaçe, në rast overdoze.
Gjellët e prishura na bëjnë për të vjellë. Shumë gjëra që na sjellin të pështirë janë në të vërtetë helmuese apo mbartëse sëmundjesh. Ne kundërveprojmë instiktivisht ndaj gjërave që mund të na bënin për të vjellë.

MOS-tentoni te provokoni te vjellat duke futur gishtat ne fyt. Kur ka te vjella, mbani mend:
- Te vjellat, ZAKONISHT, jane shenje e HELMIMIT!
- Te vjellat nga barnat, ZAKONISHT, eshte rezultat i nje OVERDOZE , sesa i nje efekti anesor.
- Te vjellat kane ndaluar - mbani personin nen mbikqyrje, sepse mund te humbase vetdijen a kalon ne konvulsion. Kerko ndihme mjekesore.
-Nese personi ka HUMBUR vetedijen dhe ka te vjella, vendoseni ne POZICIONIN E SIGURTE!

1. Siguro qe viktima perkulet, te evitohet mbytja apo inhalimi i te vjellave.
2. Mbani te vjellat per analiza, te mevonshme.
3. Jep uje per te shpelare gojen, te nxirret uji e te mos gelltitet.

Njeriu duhet të kërkojë ndihmë p.sh. në një qendër përkujdesjeje shëndetësore, pritje të shërbimit të rojës  shëndetësore, pritje urgjente të një reparti infektiv ose pritje fëmijësh nëse njeriu ka simptoma të sëmundjes së barkut dhe ka dhimbje të fuqishme barku dhe vjellje të pandërprera.

Të vjellat tek foshnjet
Të vjellat, ose gromësitjet e pakta, janë të zakonshme ndër foshnje. Ka gjendje të tilla ku fëmija humbet në peshë nga të vjellat. Në këtë rast duhet kontaktuar këshillimorja e fëmijëve ose qendra e kujdesit shëndetësor. Nëse fëmija ka temperaturë të lartë ndërkohë që edhe vjell ose ka shenja që tregojnë se ndjehet shumë keq atëherë kjo mund të flasë për ndonjë sëmundje ose helmim. Në këto raste duhet marrë gjithnjë kontakt me institucionet e lartpërmendura. Meqënëse fëmijët mund të vjellin për shkaqe të ndryshme atëherë njeriu nëse është i shqetësuar duhet të mos ngurrojë të kontaktojë një infermiere apo mjek në këshillimoren e fëmijëve, spital apo qendër kujdesi shëndetësor. Shkak serioz i të vjellave mund të jetë për shembull rasti kur fëmija ka gëlltitur diçka helmuese. Simptomat e para të helmimit janë zakonisht ligështim, bark, të vjella dhe dhimbje barku. (Ata që jetojnë në Suedi të cilët e dijnë se fëmija u ka gëlltitur diçka që mund të jetë helmuese atëherë duhet të telefonojnë Qendrën Informuese mbi Helmimet (Giftinformationscentralen) në numrin alarmues 112).

Të vjellat vërshuese tek foshnjet

Disa fëmijë preken nga të vjella që vërshojnë nga goja. Këto lloj të vjellash dalin si predhë dhe mund të shkojnë deri në një metër largësi. Këto të vjella shkaktohen nga se muskujt në stomak nuk munden të fusin ushqimin në zorrë pasi goja e stomakut është më e ngushtë nga sa duhet kështu që në vend të kësaj fëmija e vjell jashtë ushqimin. Kjo gjendje njihet ndryshe edhe si pylorusstenos ose pylorusspasm dhe mund të zhduket vetë ndërsa trupi zhvillohet. Këto lloj të vjellash çojnë zakonisht në atë që fëmija nuk shton në peshë sa duhet. Prekin më tepër djemtë sesa vajzat dhe kjo zakonisht kur fëmija është një deri dy muajsh.

Të vjellat nga koliti

Nëse fëmija ka këto lloj të vjellash dhe nuk shton në peshë apo humbet në peshë atëherë duhet kontaktuar një mjek në qendrën e shërbimit shëndetësor. Trajtimi është një operacion i lehtë. Një pjesë e foshnjeve kanë kolit gjatë tre muajve të parë të tyre dhe qajnë me orë në ditë. Meqënëse fëmijët që qajnë duken të qetësohen nga ushqimi atëherë ndodh shpesh t'u jipet më tepër ushqim nga sa duhet dhe kështu e vjellin ndonjëherë tepricën. Të vjellat në këtë rast nuk janë serioze por mund të tregojnë se fëmijës i duhet dhënë pak më pak ushqim. Kur koliti zhduket, zhduken edhe të vjellat.

Të vjellat nga infeksionet virale

Kur fëmija ka marrë një infeksion është pothuajse gjithnjë virusi shkaktar i të vjellave. Është a pazakontë që shkaktar të jenë bakteriet, nëse po atëherë vetëm në vendet e nxehta. Bakteriet mund të trajtohen me antibiotikë por jo virusi. Të vjellat mund të shkaktohen në disa raste nga një infeksion viral në kanalin midis stomakut dhe zorrës. Sëmundja njihet në mjekësi nën emrin gastroenterit. Në këtë rast fëmija ka më shpesh bark dhe ndonjëherë temperaturë të lartë. Fëmijët kanë një nevojë më të madhe se të rriturit për lëngje pasiqë ata i këmbejnë lëngjet më shpejt. Prandaj ka një rrezik më të madh për fëmijët që kanë si të vjella ashtu edhe bark t'u largohen lëngjet e trupit. Atëherë është e rëndësishme për ta të marrin lëngje. Ka zëvendësues të gatshëm lëngjesh që mund të blihet në barnatore ose njeriu mund ta përgatisë këtë vetë në shtëpi. Nëse fëmija vjell shpesh atëherë zëvendësuesi i lëngjeve është gjëja më e mirë. Por ndonjëherë fëmija ndoshta pranon pije të tjera më mirë. Në këtë rast duhet provuar me to. Mund të vinte në ndihmë nëse njeriu mat dhe shënon se sa lëngje pin fëmija. Po kështu njeriu mund të marrë shënim se në cilat pika të kohës vjell fëmija dhe përafërsisht sa ka vjellur. Kur sasia e lëngjeve të ushqyera nis të kapërcejnë sasinë e asaj që fëmija vjell jashtë atëherë fëmija do të nisë gjithashtu të shurrojë më si zakonisht. Atëherë fëmija ka marrë një sasi të mjaftueshme lëngjesh dhe duhet të nisë së shpejti të pijë si zakonisht. Ndonjëherë është rasti që duhet shkuar me fëmijën në spital për ta vizituar dhe mjekuar. Atje bëhen analizat e gjakut dhe ndonjëherë mund të mirren edhe prova të jashtëqitjes për të parë nëse të vjellat janë shkaktuar nga ndonjë infeksion. Fëmijët që shkojnë në kopsht fëmijësh zakonisht kanë nevojë të rrinë në shtëpi rreth një javë apo derisa të heqët bark apo të vjellat kanë pushuar njëherë e mirë.

Shih:

  • Ndihma e shpejtë. Çasti kur mund t´i shpëtoni jetën dikujt !
  • Të vjellat tek foshnjet
  • Të vjellat nga koliti dhe infeksioni viral tek fëmijët
  • Këshilla mbi sesi t'i jipen lëngje fëmijës
  • Lindur për të mbijetuar
  • Kafsha brenda nesh - instinktet
  • Sëmundja e barkut - diarretë dhe të vjellat





  • [ Kthehu mbrapa ]

    Enciklopedi shqip e Rruzull.net

    Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (336 herė lexuar)

    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.15 sekonda