ftohtė (tė)
1. Gjendje temperature të ulët sidomos përjashta.
2. Një infeksion i lehtë viral që kap hundën dhe rrugët e frymëmarrjes (por jo mushkëritë); e ftohur, ftohje.
Kur njeriu është i ftohur dhe nuk ndjehet mirë ka shpesh kollë. Duke u kollitur njeriu heq qafe atë që ngacmon rrugët e frymëmarrjes. Këlbaza e nxjerrur mund të jetë e verdhë apo e gjelbër dhe është zakonisht një pasojë e natyshme e viruseve të zakonshme që shkaktojnë ftohjen. Kjo nuk do të thotë se kemi marrë një infeksion bakterial.
Shumë njerëzve që janë ftohur u bllokohen hundët prej qyrreve gjatë natës. Meqënëse në këtë rast njeriu merr frymë përmes gojës dhe i thahen rrugët e frymëmarrjes, atëherë kollitet më tepër.
Pika lëngu që përdoret për hapjen e hundëve, të përdorura për disa netë, mund të lehtësojnë më të keqen.
Janë parasëgjithash infeksionet virale si p.sh. ftohja shkaktarët më të zakonshëm të zjarrmisë.
Shumë vetë kanë pasur ndonjëherë dhimbje kyçi në lidhje me ndonjë ftohje. Kjo kalon zakonisht shpejt, por tek disa vetë dhimbjet e kyçit në rast infeksioni mund të vazhdojnë gjatë, ndonjëherë disa muaj.
Shih: Kolla nga ftohja Zjarrmia tek fëmijët Dhimbja e kyçeve mund të jetë pasojë e shumë shkaqeve
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (310 herė lexuar) |