lėvizje
1. Ndryshim i vazhdueshëm i vendit ose pozicionit të trupit; ecje natyrale ose si duhet; bërje përpara.
Kur ne sjellim ndërmend kafshët, kemi parasysh lëvizjen. Në mënyrë të paparamendueshme, baleti i gjithfarë dhe i hijshëm i kafshës mund të ketë nisur me knidarianët (lat. fam. Cnidaria), një grup që përfshin koralet, fillikatet e detit, pendat e detit dhe kandilët e detit. Të gjithë këto kafshë, me ndonjë përjashtim të vogël, kanë nerva dhe muskuj. Meqënëse knidarianët janë kafshët më të thjeshta që zotërojnë këtë kompleksitet atëherë ka shumë të ngjarë që stërgjyshërit e tyre të drejtpërdrejtë duhet të kenë qenë kafshët e para ndonjëherë që kanë lidhur fuqinë e nervave dhe muskujve së bashku, duke i lejuar ata të lëviznin dhe të shfaqnin një mënyrë të sjelluri që të binte ndër sy.
Që të lëvizësh përpara duhet zakonisht një kokë me organe ndjesie dy e nga dy për të ditur se ku po shkon.
Ushtrimet fizike dhe lëvizja përforcojnë muskujt dhe kyçet, si dhe kundërveprojnë ndaj mbipeshës.
Në teorinë e tij të relativitetit Einstein'i hodhi mendimin se ndërkoha e matur midis dy ngjarjeve varet nga se si po lëviz ai që i vëzhgon ato. Kështu, dy vëzhgues që nuk lëvizin njësoj do të përjetojnë zgjatje të ndryshme kohe midis dy ngjarjeve të njëjta. Shtrembërimet e çuditshme të kohës neve nuk na bien në sy në jetën e përditshme, kjo sepse efektet bëhen dramatike vetëm kur lëvizja ndodh me një shpejtësi pranë asaj të dritës. Por ama, përmes matjes me orëra atomike është provuar se koha me të vërtetë shtrembërohet përmes lëvizjes.
Shih: Formimi i jetës: I pari që lëvizi Formimi i jetës: Gjuetari i parë Dhembja e kyçeve mund të jetë pasojë e shumë shkaqeve Makina e Kohës: Përpara në të ardhmen 2. Një grup njerëzish me një ideologji të përbashkët të cilët përpiqen së bashku të arrijnë disa qëllime të caktuara.
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (388 herė lexuar) |