Gjithsej fëmijëve u dalin 20 dhëmbë qumështi, dhjetë në nofullën e sipërme dhe dhjetë në të poshtmen.
Gjëndra tiroidale, që ndryshe quhet edhe tyreoidea ndodhet në pjesën e përparme të qafës menjëherë nën gurmaz. Detyra kryesore e kësaj gjëndre është ngarja e
metabolizmit në trup. Ngarja ngjet përmes hormonesh që krijohen në gjëndrën tiroidale dhe që quhen tiroksinë, T4 dhe trijodtironinë, T3.
Funksioni i gjëndrës tiroidale ngahet nga ana e tij nga hormoni TSH, hormon tiroidostimulues, që krijohet në
gjëndrën e hipofizës.
Që të ketë balancë në trup duhet që hormonet të prodhohen me masë.
Vetëm kur është errësirë e plotë, trupi i
njeriut mund të prodhojë hormonin e quajtur melatoninë. Melatonina lufton sëmundje, midis të cilave edhe kancerin.
SeksiH
erdhet e njeriut janë më të mëdha se të
gorillave por më të vogla se të
shimpanzeve. Një gorillë ka një harem femrash që i përkushtohen atij dhe vetëm tij. Kështu atij nuk i nevojitet të ketë të gatshme një sasi të madhe spermash. Mirëpo shimpanzetë femra nuk janë aspak besnike, kështu që meshkujt e derdhin farën sa më shpesh të jetë e mundur në sa më tepër femra të jetë e mundur, për t'u dhënë spermave të tyre gjasat më të mira për të krijuar një fëmijë. Prandaj herdhet e shimpanzesë janë të stërmëdha krahasuar me ato të gorillës. Femrat e njeriut nuk janë shumë të shthurura, po ato nuk janë as krejt besnike. Kjo shpjegon përse madhësia e herdheve të mashkullit të njeriut është aty diku midis atyre të gorillave dhe shimpanzeve.
Akti seksual arrin kulmin në orgazmën. Për
njeriun nuk ka ndonjë
përjetim më të fuqishëm dhe të thellë. Kjo e ashtuquajtur "pikë kulmore" shprehet midis të tjerash në tkurrje muskujsh dhe në
dridhma, të cilat mund të kapin tërë trupin. Pas kësaj vjen një
shtendosje e plotë.
Ndjenjat e kënaqësisë, që përjetojmë gjatë orgazmës, prodhohen nga
organet tona seksuale,
muskulatura e të cilave tkurret në mënyrë ritmike. Mashkulli arrin si rregull tek derdhja e
farës. Sperma çan përpara përmes
uretrit me 20 kilometra në orë. Nëse edhe partnerja arrin në të njëjtin çast në orgazmë atëherë gjasa për të mbërritur në
mbarsje është tepër e madhe; Pasi në këtë rast
amëgoja pompon lëngun e farës me lëvizje ritmike thithëse për në
an.
Por meshkujt dhe femrat nuk arrijnë gjithnjë orgazmën njëkohësisht, gjë që mund të çojë në prishje qejfi; meshkujt vijnë në pikën kulmore mbas mesatarisht 7 minutash, femrat jo më përpara se 23 minutash. Femrat e përjetojnë fazën e orgazmës edhe më intensivisht se meshkujt. Kjo fazë mund të zgjasë tek to deri në një minutë - tek mashkulli vetëm disa çaste. Femrat munden në kundërshti me atë që ndodh me pjesën më të madhe të meshkujve, edhe të vijnë disa herë pas njëra-tjetrës në pikën kulmore.
Trupi, më parë i
grahur të punojë me
rendiment të lartë, ka nevojë
të marrë vehten. Gjaku duhet të rishpërndahet sërish, pulsi dhe vlerat e trysnisë së gjakut ulen në nivele normale. Penisi shkrehet, dhe
buzët e vaginës vijnë në madhësinë e tyre normale. Po ashtu ani çënjtet dhe zhvendoset për në vendin e tij të zakonshëm.
Edhe këtu ka pjesë truri: Ai derdh hormonin "kënaqësivrasës"
prolaktinë. Meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj tij se femrat. Organi i tyre seksual nuk është i ndikueshëm për një kohë të gjatë. Ndonjëherë mashkulli thjesht flë pas aktit seksual. Por të rinjve dhe të sapodashuruarve u mjafton një fazë e shkurtër marrje vete - kështu ata mund të fillojnë sërish.
E ardhmja
Kevin Warwick që është profesor i
kibernetikës dhe hulumtues robotësh mendon se rreth viteve 2025-2035 robotët e ndërtuar nga njeriu do të jenë më inteligjentë se ai dhe do t'i bëjnë vetes pyetjen: pse t'i bindemi njeriut, kur e dimë vetë më mirë. Njerëzit do të jenë vetëm një nënlloj në një botë të mbizotëruar nga robotët. E vetmja rrugëdalje për ta është të bëhen kiborgë, gjysmë njerëz, gjysmë makina, në mënyrë që të jenë në gjendje të arrijnë të ngrihen në nivel.
Mirëpo epërsia e robotëve do të ketë në të ardhmen kufizimet e saj të natyrshme, si për shembull rasti kur energjia nga akumulatori do të jetë thjeshtë zbrazur.
Shih:
Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (490 herė lexuar)