ushqim
Ai me të cilin ushqehesh; ajo gjë që mban gjallë duke e futur përbrenda dhe që përvetësohet nga organizmi.
Për marrjen e ushqimit njeriu kontrollohet apo nxitet nga sinjalet e trurit dhe vetëm në disa raste, marrja e ushqimit kontrollohet nga dëshira e personit.
Koenzima Q10 (ubiquinone) bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore. Edhe bakteret ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Normalisht zbret çdo 24 orë përafërsisht dy deri tre litra lëngje në zorrë nga ushqimi dhe pijet.
Mënyra më e mirë për të gjetur ushqim është të dalësh e të gjuash për të. Stërgjyshët tanë që lypnin atë ushqim që kishte shumë kalori dhe që ishte i pasur në yndyrna jetuan dhe ia përcollën gjenet e veta fëmijëve të vet - të tjerët vdiqën dhe nuk lanë pasardhës. Në këtë botë të pasigurt, vënia e dhjamit ishte mënyra më e mirë për t'u siguruar ndaj kohëve kur ushqimi ishte i pamjaftueshëm.
Njeriut nuk i pëlqen ushqimi i hidhët. Sepse edhe lëndët helmuese kanë shpesh shije të hidhët, dhe reagimi ndaj tij nuk është gjë tjetër veç se një mekanizëm instinktiv mbrojtës, i cili është zhvilluar përgjatë miliona vjetësh evolucioni duke i siguruar mbijetesën edhe më të voglit. Ne instiktivisht e dimë se çfarë është e parrezikshme për t'u ngrënë dhe çfarë jo.
Shih: Dukuria e mbipeshës tek njeriu Lindur për të mbijetuar Gjuetari i parë Kafsha brenda nesh Lëngjet krijohen dhe përvetësohen në zorrën e hollëBujtues në trupit tonë
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (610 herė lexuar) |