Shėndeti: Nikotina mund tė ndihmojė ndaj diabetit Data e botimit: Thursday, 09 November 2000
Lėnda: Sėmundje
|
Nikotina mund të ndihmojë ndaj diabetit. Në këtë përfundim kanë mbërritur studiuesit e shkollës mjekësore në Stanford të Kalifornisë.
Studiuesit kuruan disa minj që kishin sëmundje të enëve të gjakut dhe kancer mushkërie me nikotinë të pastër dhe zbuluan se kjo lëndë nxit prodhimin e enëve të reja të gjakut tek minjtë. Tani ata besojnë se nikotina mund të ndihmojë edhe ndaj sëmundjesh të tjera që sjellin në mbylljen apo pengimin e rrjedhës së gjakut si p.sh. diabeti, ntrashjes së enëve të gjakut si edhe ndaj sëmundjeve të nervave si ç´janë sëmundjet Tourette dhe Parkinson. Por lind pyetja se përse pjesës më të madhe të duhanxhijve u bëhet lëkura e përhimtë si dhe u vështirësohet qarkullimi i gjakut ? Është vështirë të thuash – duhani përmban mbi më tepër se 4 000 kimikale të ndryshme.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu Burimi: Popular Science Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 2.75 Votues: 12

| |
|