Astronomi: Në planetin Mars bien borë Data e botimit: Tuesday, 30 September 2008
Lėnda: Marsi
|
Sonda Phoenix Lander e Nasa-s, me ndihmën e një aparati matës me rreze laser, ka gjetur dëshmi mbi pasjen e borës në retë e Marsit, në një lartësi prej katër kilometrash. Flokët e dëborës ama avullojnë përpara se të bijnë në tokë. Njëkohësisht një instrument tjetër ka gjetur karbonat kalciumi në tokën e Marsit - përbërësi kryesor i gëlqeres dhe një lidhje kimike e cila në Tokë formohet kryesisht pranë ujit të rrjedhshëm.
Që nga mbërritja e saj, kjo sondë kishte gjetur dëshmi mbi praninë e një shtrese të ngurtë uji në formë akulli nën sipërfaqen e tokës së Marsit.
Misioni Phoenix ishte i planifikuar të zgjaste vetëm tre muaj, por ai ka mbijetuar më tepër nga saç ishte planifikuar duke hyrë tashmë në muajin e tij të pestë. Për rreth tre muaj dielli nuk ka perënduar në vendin ku është ulur sonda. Por tani ai zhduket çdo natë për më tepër se katër orë dhe efekti i velës diellore po humbet gjithnjë e më tepër nga java në javë. Nga fundi i tetorit, energjia nuk do të mjaftojë më për të lëvizur krahun e robotit. (NASA JPL, 30.09.2008)
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.42 Votues: 7
| |
|