Është pandehur prej kohësh se infeksionet virale shkaktojnë aritmi zemre, por tani janë gjetur prova në baza molekulare për këtë. Receptori që virusi shfrytëzon për të komanduar zemrën përmbush në gjendje normale një detyre të domosdoshme për jetesën.
Zemra është e përbërë nga dy dhomëza dhe parakthinat e tyre. Që ajo të rrahë dhe të pompojë gjakun nëpër trup, muskuj të specializuar të zemrës lëshojnë sinjale elektrike, që ngasin zemrën. Çrregullimi i ritmit të zemrës shfaqet atëherë kur këto sinjale nuk formohen si duhet ose shmangen. Një rol të rëndësishëm këtu luan një receptor i quajtur CAR dhe i cili ndodhet në disa nyje të ngushta ndërqelizore të fibrave muskulore të zemrës.
Nëse CAR do të mungonte mungonte, sinjali elektrik nuk do të mund të përcillej më tutje dhe zemra nuk do të mundej të rrihte si duhet. Është zbuluar se jo vetëm infeksionet virale por edhe antitrupat e vetë trupit, të cilat drejtohet kundër receptorit CAR, në rastin e sëmundjeve autoimune, mund të shkaktojnë aritmi.
(Max-Delbrück-Centrum für Molekulare Medizin (MDC) Berlin-Buch, 19.09.2008 - DLO)
|