Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Organet e trupit tė njeriut ]

·Lėngjet krijohen dhe pėrvetėsohen nė zorrėn e hollė
·Barku vendos
·Kanceri i lëkurës
·Mėlēia - laboratori i trupit

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 14 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Ēėshtje shqiptare: Agjencia e Tregjeve Bujqesore(ATB)

Nga Njė burim - Tuesday, 03 June 2008

Para më se dhjetë vitesh, ekspertë të ekonomisë kanë këshilluar ngritjen dhe funksionimin e Agjencisë së Tregut Bujqësor (Prof.Dr.Y.M.). Por askush nuk i ka dëgjuar këto këshilla,pa le të përpiqet t’i vërë në praktikë!  Në kushtet e sotme, kur problemet e tregut bujqësor janë majisur, e shoh të nevojshme ta ringre edhe njëherë këtë problem …



-        AGJENCIA E TREGUT BUJQËSOR, DOMOSDOSHMËRI E KOHËS.

                                           Nga Hysen KOBELLARI,
                                           Universiteti F.S.Noli, Korçë


Për zbatimin praktik të politikave qeveritare për bujqësinë dhe mbarëvajtjen e tregut bujqësor është e domosdoshme krijimi i organizmave përgjegjës dhe efektivë. Një organizëm i tillë është këshilluar nga specialistët krijimi psh i Agjencisë së Tregut Bujqësor (ATB), e cila, siç tregon edhe përvoja e vendeve të lindjes, krijon kushte të mira për realizimin e politikave argrare efikase.

Organizëm i domosdoshëm
Këto vite të kaluara të ekonomisë së tregut në vendin tonë kanë provuar se çmimet e produkteve bujqësore e blegtorale, si dhe të atyre ushqimore të industrializuara me lëndë të parë bujqësore , kontrollohen nga mekanizmat e tregut spontan. Kufizimi dhe mënjanimi për fare i subvencioneve, rritja e konkurrencës nga tregjet e huaja, dobësimi, dhe pse jo, shkatërrimi i lidhjeve të fshatit me industrinë përpunuese, liberalizimi i çmimeve, krijimi i monopoleve në tregëtimin e inputeve dhe autputeve, etj. u shoqëruan me një nivel të ulët të të ardhurave të realizuara nga bujqësia përgjithësisht. Për rrjedhojë, përdorimi i inputeve bujqësore për njësi sipërfaqeje u ul në mënyrë drastike. Vetëm rreth 30 % e sipërfaqes së mbjellë me grurë, misër, patate, perime, etj. merr minimumin e nevojshëm për plehra azotike dhe vetëm rreth 15 % e tyre merr nevojat minimale për plehra fosforike. Humbjet nga mospërdorimi i pesticideve vetëm në bimët kryesore të arave arrijnë çdo vit rreth 40 milionë dollarë amerikanë, sipas përllogaritjeve të një studimi të kryer nga OECD para disa vitesh. Në të tilla kushte, ku tregjet bujqësore janë të pastabilizuara, zhvillohen në mënyrë kaotike dhe pa efektivitet, është e nevojshme të krijohen organizma që  të orjentojnë e të mbrojnë prodhimin bujqësor dhe rregullojnë tregun agrar. Këtij qëllimi i shërben krijimi i Agjencisë së Tregut Bujqësor (ATB).

Objektivat dhe detyrat
Objektivi kryesor i ATB konsiston në stabilizimin e tregjeve të produkteve të fermës dhe të mbrojë të ardhurat nga bujqësia. Madje, sipas përvojës së vendeve të tjera, krijohen mundësitë që agjencia të mund të menaxhojë edhe rezervat ushqimore shtetërore. ATB mund të ketë autonomi të gjerë, si për intervenimet (ndërhyrjet) në tregjet bujqësore, ashtu edhe në zbatimin efikas të politikave shtetërore në këtë drejtim.  Karakteristika bazë për veprimtarinë e ATB është fakti se ajo duhet të intervenojë  në treg nëpërmjet mekanizmave të tregut, me anë të mbështetjes dhe rregullimit të kërkesës dhe ofertës, në vend të përdorimit të kanaleve dhe mekanizmave administrativë. Mbi bazën e politikave qeveritare ajo mund të vendosë për çdo sezon prodhimi e shërbimesh dhe për produkte që shikohet e nevojshme, çmime minimum për të stabilizuar çmimet e tregut.
Funsionet më të rëndësishëm të ATB mund të jenë :

-         Ndërhyrja në blerjen e produkteve bujqësore ose ushqimore, për t’i magazinuar ose për t’i shitur në tregjet e brendëshme apo të jashtme, me synimin që të arrijë stabilizimin e çmimeve të produkteve bujqësore e blegtorale.
-         Akumulimi i rezervave të tepërta të produkteve bujqësore e blegtorale dhe menaxhimi i rezervave shtetërore të ushqimit, madhësia e të cilave mund të përcaktohet me VKM (Vendim të Këshillit të Ministrave), në bashkëpunim me ATB.
-         Mbështetja e firmave të reja që merren me tregëtimin e produkteve që vijnë nga bujqësia, kryesisht me anë të sigurimit të garancisë së kredimarrjes, si dhe garanci për blerjen, magazinimin dhe eksportimin e produkteve të gatshme për treg.
-         Analiza dhe parashikimi i problemeve që lidhen me tregjet  e produkteve bujqësore. Mbledhja e të dhënave, formulimi i propozimeve dhe ndërmerr iniciativa për zhvillimin e infrastrukturës së tregut, si dhe studion përmirësimin e operacionet e tregut agrar në vazhdimësi.
Sipas rrethanave dhe nevojave ATB mund të kryejë edhe funksione të tjera që kanë të bëjnë me shitblerjen e inputeve dhe autputeve të bujqësisë.

F i n a n c i m i

ATB në vetvete, nga pikëpamja juridike dhe organizative mund të jetë Trup Korporate.
Ajo mund të financohet nga dy burime kryesore :

-         Buxheti i shtetit, nëpërmjet planifikimit që i bën Ministria përkatëse;
-         Të ardhurat e saj, të nxjerra nga veprimet efiçente në treg.

Agjencia do të ketë të ardhurat dhe shpenzimet e saj, si shpenzimet për aktivitetin, për blerje të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore, shpenzime për transport, pagesa në avancë për produkte të kulturave të ndryshme, shpenzime për magazinime, për importe, për efekt të rezervave shtetërore, subvencione të mundshme të eksporteve për produkte të veçanta,etj.

-         Sistemi i ndërhyrjes në çmime

Theksuam se një nga detyrat kryesore të ATB është stabilizimi i çmimeve për produktet bujqësore. Për këtë qëllim ajo mund të përdorë intervenimin në politikën e çmimeve. Intervenimet lidhur me rregullimin e çmimeve nuk kanë asnjëherë karakter administrativ, dmth ato nuk zëvendësojnë rregullimin e çmimeve nëpërmjet kërkesë – ofertës, por shërbejnë si mjete shtesë, duke rregulluar balancat e humbura përkohësisht. Këshillohet që Agjencia, për të arritur objektivat e saj mund të përdorë dy kategori çmimesh :

-         Çmime minimum të garantuara
-         Çmime intervenuese (ndërhyrëse,rregulluese)
-         Përcaktimi i çmimeve minimum, si nivel dhe sipas produkteve               ( sigurisht në nuk mund të përfshihen të gjitha produktet ), mund të bëhet me VKM nga qeveria. Por kjo mund t’i lihet në kompetencë edhe Agjencisë, konkretisht niveli i çmimeve, por jo emërtesën e produkteve, duke patur parasysh resurset  në dispozicion, çmimet e tregut dhe kostot e produkteve.

ATB për të marrë vendime sa më të drejta, mund të marrë kontakt me përfaqësues të fermerëve lidhur me caktimin e çmimeve minimum. Pas kësaj, çmimet minimum paraqiten në Këshillin e Ministrave dhe pas miratimit atje, bëhen të njohura publikisht. Këto çmime janë të vlefshme për një periudhë njëvjeçare, e cila konsiderohet si periudhë tregtare. Kjo periudhë mund të jetë nga 1 marsi deri më 28 shkurt të vitit tjetër.
Çmimi minimum përcakton kufirin e poshtëm (dysheme) të fluktuacionit të çmimit të tregut.  Limiti (kufiri) më i lartë i çmimit minimum është çmimi i inputit (c.i.f. plus tarifat). Rritja në nivelin e çmimit minimum duhet të lidhet me tarifat sasiore mbi inputet, të caktuara nga ATB.
Me qëllim që të mbulojë çmimin minimum, Agjencisë do t’i duhet të përcaktojë nivelin e çmimeve të intervenimit që, si rregull, janë më të larta se çmimet minimum.
Intervenimi në treg (për të blerë ose shitur) bëhet për të parandaluar lëvizjen e papritur të çmimeve të produkteve  të fermës, e cila ka ndikim direkt mbi të ardhurat e saj, çka shoqërohet me vendime jo të drejta, jo racionale të prodhimit, duke ndikuar për keq në nivelin e ekonomisë kombëtare. Aktualisht, duke e lënë fshatarin në mëshirë të lojës së tregut, do të ketë një lëvizje të madhe në strukturën e mbjelljeve, duke paksëuar sipërfaqen dhe prodhimin në kultura të rëndësishme për ekonominë kombëtare dhe për të ardhurat e vetë fermerëve. Kështu, nga njëri vit në tjetrin ka patur pakësime të mëdha të sipërfaqeve të mbjellura dhe të korrura me grurë, panxharsheqeri, duhan, etj. Sipas të dhënave të marra nga vrojtimi statistikor për një vit, të ardhurat mesatare për fermë në të holla dhe jo në të holla, nga aktiviteti bujqësor ka qënë 1219 dollarë, ose rreth 1000 euro.
Agjencia në përgjithësi fillon ndërhyrje në treg për blerje, kur çmimi në treg është më i ulët se çmimi intervenues dhe i shet pastaj produktet e magazinuara, kur çmimi i tregut është pak më shumë se çmimi intervenues. Sikurse shihet, rëndësi të veçantë ka përcaktimi i nivelit të çmimeve të intervenimit. Niveli i lartë i tyre pengon aktivitetin e industrisë përpunuese dhe biznesit tregëtar agrar, pasi operacionet e tyre shpesh varen nga kredia e marrur për të blerë e magazinuar produkte. Nivelet e larta të çmimeve të intervenimit janë të mirëpritura nga fermerët, por bëhen shkak për kosto të larta në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke përfshirë përfundimisht konsumatorët dhe taksapaguesit.
Në rastet kur ekziston mbiprodukt i vazhdueshëm, pra një ofertë e tepërt, Agjencia mund t’i shtrijë operacionet e saj edhe në tregun e jashtëm. Shkëmbimet tregëtare duhet të jenë të tilla që të nxitin ruajtjen e përpjestimeve të përcaktuara midis çmimeve të tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm. Niveli shumë i lartë i çmimeve intervenuese, me referencë joreale të çmimeve botërore pengon përmirësimin e efektivitetit ekonomik të bujqësisë dhe shkëmbimeve të jashtme. Nga sa theksuam dhe argumentuam më lart, kuptohet, se çmimet e tregut do të lëvizin rreth çmimeve intervenuese, prandaj aktiviteti i ATB – së ka ndikim të madh në stabilizimin e çmimeve të tregut dhe sjell të ardhura më të rritura për fermerët. Zbatimi praktik i aktiviteteve nëpër rrethe, mund të kryhet nga sipërmarrje të ndryshme, por të lidhura me Agjencinë me kontrata zyrtare. Kjo shtrirje patjetër që kërkon përmirësime në lidhje me bankat, me infrastrukturën tregëtare, etj.

Rezervat Shtetërore

Rezervat shtetërore të produkteve ushqimore pasqyrojnë politikën e sigurimit dhe sovranitetin. Ato mbulojnë një asortiment të përcaktuar të produkteve të grumbulluara në magazinat e ndryshme shtetërore. Në këtë mënyrë duhet parë edhe ristrukturimi i institucionit ekzistues të Rezervave të Shtetit, që tani është pothuajse në gjendje pasiviteti. Me një fjalë ATB merr përgjegjësi të plotë për rezervat ushqimore.
Rezervat shtetërore janë të nevojshme në një situatë kur pasiguria në prodhimin bujqësor mund të sjellë shqetësime në furnizimin me ushqime. Duke patur parasysh rendin e ri politik në Europë, hapjen e vendit kundrejt tregut botëror, si dhe zhvillimin e tregut të brendshëm të ushqimeve, jo vetëm bëhet i nevojshëm sistemi i rezervave shtetërore , por kërkohet edhe modernizimi i tij, si për nga vëllimi, ashtu edhe nga procedurat e drejtimit. Futja e këtij aktiviteti në veprimtarinë e ATB do të ndikojë pozitivisht në arritjen e këtyre synimeve.

Mbështetja e iniciativave në tregtinë e produkteve bujqësore

Ndër detyrat parësore të ATB-së është mbështetja e iniciativave apo formave të ndryshme, që kanë të bëjnë me tregëtinë e produkteve të fermës, sidomos kur në to përfshihen subjektet private. Disa nga këto detyra lidhen edhe me funksionet kryesore të Agjencisë, dmth të blerjeve intervenuese, ndërsa të tjerat përfshijnë aktivitete që lidhen me intervenimin në mënyrë indirekte. Psh. Aktivitete të lidhura me intervenimin në tregun e grurit mund të ishin :
-         Autorizimi i magazinave të drithit (kur nuk janë pronë e rrjetit të Agjencisë), me qëllim që pronarët e tyre të përfitojnë kredi preferenciale për blerjen dhe magazinimin e drithit.
-         Blerja e drithit me çmime intervenuese përmes ndërmjetësve të rrjetit të autorizuar të magazinave, në bashkëpunim me agjentët e agjencive, duke përdorur kredi preferenciale.
-         Parapagim për një pjesë të vlerës së produktit ose mallrave të magazinuar nga vetë prodhuesit, sipas çmimeve të intervenimit, për t’u transportuar në një kohë të afërt.
-         Garantimi i kredive bankare për huamarrësit, kryesisht për blerjen e drithrave.
Sikurse shihet, autorizimi nga ATB i firmave të ndryshme blerëse apo magazinuese, do të ligjëronte një kusht për të fituar kredi preferenciale. Të gjitha shpenzimet që lidhen me autorizimet, do të përballohen nga kërkuesi i tij. Agjencia do të tërheqë drithin sipas kushteve të vendosura në kontratë edhe kur çmimi në treg është nën çmimin intervenues. Në këtë rast, Agjencia blen produktin duke paguar një përqindje shtesë mbi çmimin intervenues,po ashtu edhe shpenzimet e magazinimit. Pagesa në avancë do të bëhet për prodhuesit që do të magazinojnë për një periudhë të caktuar kohe dhe në masën psh. Jo më shumë se 45 % të vlerës së produktit të magazinuar.
Përveç këtyre aktiviteteve, ATB-së mund t’i lihet edhe detyra e kryerjes së importeve për produkte bujqësore direkt vetë ose duke liçensuar firma të tjera. Në këtë mënyrë mund të sigurohen mjete të konsiderueshme financiare për buxhetin e Agjencisë.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Agjencia e Tregjeve Bujqesore(ATB)
   Krahasimi i sistemit qeverisës së komunave të Bostonit dhe Gjilan
   Fundi i Luftës se Ftohtë
   Shteti Ligjor dhe Proceset Integruese ne Kohen e Globalizimi
   Recensim: Politika si Profesion nga Max Weber
   Palestina në këndvështrimin politik 3.
   Palestina në këndvështrimin politik 2. PLO
   Kosova e pavarur, në favor të stabilitet në Ballkan


 
Kanė tė bėjnė..
· Kėrko tek lėnda: Politikė


Shkrimi mė i lexuar mbi Politikė:
Institucionet e Bashkimit Europian


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4
Votues: 1


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Agjencia e Tregjeve Bujqesore(ATB)" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.36 sekonda